Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Brenda vitit 2017 realizohet dėmshpėrblimi i ish tė pėrndjekurve politikė
 

Kryeministri komentoi edhe taksën progresive të propozuar nga opozita.

Kryeministri Berisha garantoi sot, se në përputhje me ligjin, brenda vitit 2017 do të realizohet dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për këtë çështje, Kryeministri tha se  qëndrimi ndaj tyre dhe dëmshpërblimi është një detyrim madhor, moral e ligjor, ndërsa e konsideroi grevën e urisë një “parodi të shëmtuar e një grupi të vogël njerëzish të inkriminuar”, qëllimi i të cilëve nuk kishte asnjë lidhje me kërkesat e drejta e të ndershme të ish të përndjekurve politikë, ndaj edhe nuk u mbështetën prej tyre.

Greva, nënvizoi Kryeministri, u shoqërua me akte të djegies së gjalli, si akte të mirëfillta terroriste, pikërisht në ditën, kur Komisioni Europian do të rekomandonte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Duke siguruar se ndjek me shqetësimin më të madh çdo problem të qytetarëve dhe se mbetet i hapur për dialog konstant me qytetarët, në interesin më të mirë të zgjidhjes së problemeve, Kryeministri theksoi se “qeveria, në mënyrë kategorike, nuk mund të pranojë shantazhin e askujt”, por do të respektohet çdo formë paqësore e protestës. “Në një shoqëri, natyrisht, ka kundërshti, absolutisht ka padrejtësi, arbitraritet, por rruga e vetme e papranueshme për t’i kërkuar ato, është greva e urisë, sepse ajo merr një karakter tjetër, e vë qytetarin përballë ligjit.”

Kryeministri siguroi se procesi i dëmshpërblimit i ish të përndjekurve politikë do të vazhdojë sipas ligjit dhe informoi se do të zgjerohet baza e përfituesve, duke përfshirë edhe kategori të tjera, si tregtarët e dënuar nga regjimi komunist me akuzën e montuar të kontrabandës së floririt, etj..

“Qëndrimi ynë, - tha Kryeministri - është ndër më seriozët, bazuar në moralin dhe rivendosjen e të drejtës në këtë vend. Ai ka synim paqen sociale të shqiptareve.”

Kryeministri komentoi gjithashtu. taksën progresive të propozuar nga opozita. “Zoti Rama, - tha Kryeministri - u nxjerr shqiptarëve propozimet e dajës së tij [Spiro Koleka] të 40 viteve më parë, për taksën progresive, duke e paraqitur tani si taksë të rilindjes kombëtare.”


24/10/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave