Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria autorizon KESH-in tė marrė kredi 40 milionė euro, pėr blerjen e energjisė
 

Këshilli i Ministrave autorizoi sot, KESH-in të marrë kredi 40 milionë euro, për importin e energjisë dhe për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja në vend. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Qeveria autorizon sipërmarrjen e KESH-it të marrë kredi prej 40 milionë eurosh, për dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë që të bëjë import të energjisë, pasi këtë detyrim ligjor kontraktual kompania CEZ nuk e ka përmbushur. Në këto kushte, për të përballuar situatën e krijuar nga mospërmbushja  e këtij detyrimi shumë të rëndësishëm, autoritetet shqiptare duhet të autorizojnë KESH-in për të importuar energji dhe, natyrisht, të garantojnë edhe shumën e domosdoshme për importin e saj. Ne jemi të përcaktuar që, për sa kohë të ketë energji të treg, shqiptarët nuk do të mbeten pa energji. Ky është përcaktimi ynë. Një pjesë të kësaj kredie, KESH është i autorizuar ta përdorë për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja, të cilat kanë bërë investimin dhe tani janë shndërruar në një burim të rëndësishëm furnizimi me energji të vendi. Një burim gjithnjë në rritje, KESH-i do të shlyejë detyrimet që ka ndaj këtyre kompanive”.



10/10/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave