Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha flet pėr ekonominė e vendit: Shitjet janė rritur 25.6 pėrqind, eksportet me 22 pėrqind
 

Kryeministri Berisha informoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke analizuar veçanërisht dy elementë, nivelin e  shitjeve dhe të eksporteve. Shitjet e përgjithshme, bazuar në deklaratat e vetë tregtarëve, - tha Kryeministri- janë rritur me 25.6 përqind, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa eksportet shqiptare kanë një rritje prej 22 përqind në vlerë, ndonëse në një vit jo shumë të favorshëm, për shkak të situatës së vështirë ekonomike në vendet fqinj, me të cilat Shqipëria ka kryesisht shkëmbimet tregtare.

Kryeministri Berisha tha se ende ka qytetarë në vështirësi, por qeveria po bën gjithçka për punësimin e tyre, ndërsa siguroi gjithashtu se lehtësimi i biznesit mbetet përparësi.

“Duke evidentuar këto nuk them se ekonomia nuk ka probleme. Kur monedha themelore e Europës është e sëmurë, ajo nuk rrezaton pozitivitet në zona të tjera, por e vërteta është se modeli ekonomik i Shqipërisë po mbahet në mënyrën më të qëndrueshme e të vendosur ndaj ndikimit negativ të shumë faktorëve, siç është Euro, rënia e fuqisë blerëse në vendet fqinj etj.,” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri ftoi gjithashtu, opozitën që për të qenë realë e të vërtetë t’u referohen në deklaratat e tyre të dhënave zyrtare ose të institucioneve ndërkombëtare, që faktojnë rritje të ekonomisë shqiptare 4 herë më të madhe se mesatarja e rajonit dhe ulje progresive të papunësisë.

“Sa bëjnë betejë me statistikat, më mirë t’i studiojnë ato! Ato vërtet janë numra, por mbartin me vetë edhe aktivitete. T’i hedhësh poshtë ato vetëm e vetëm se janë statistika shqiptare, edhe mund ta bësh, por çdo të thuash për të dhënat ndërkombëtare që pohojnë këtë,” – u shpreh Kryeministri.  

Ne, tha Kryeministri, nuk bëjmë premtime boshe. Ato që premtojmë ne i bëjmë.

Kryeministri përgëzoi biznesin, administratën tatimore, doganore dhe administratën në tërësi për performancën pozitive të ekonomisë.


12/09/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave