Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do shfrytėzohet ēdo burim qė fuqizon kapacitetet e prodhimit tė energjisė ujore, si energjia me koston mė tė ulėt
 

Kryeministri Berisha tha sot, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të  shfrytëzuar çdo burim që fuqizon kapacitetet e prodhimit të energjisë ujore, si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm. Kryeministri Berisha, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbi ecurinë e procesit të ndërtimit të hidrocentraleve, prezantoi edhe vendimet e reja për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të pesë hidrocentraleve.

Kryeministri theksoi se rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë së rinovueshme do të ulë koston e energjisë elektrike dhe mundëson çmimin më të leverdishëm të saj, për qytetarët shqiptarë, sikundër e konsideroi ndërtimin e HEC-eve edhe një faktor të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave lokale dhe punësimit.

“Hidrocentralet, me efektin e tyre pozitiv, trashëgohen nga gjeneratat dhe nuk lënë asnjë faturë negative për to. Përkundrazi, ato përbëjnë një nga asetet më të mira, më pozitive e më me vlerë, që ata, që vijnë pas nesh, do t’i kenë,” – u shpreh Kryeministri.

Nga ndërtimi i këtyre veprave energjike, në total 443 hidrocentrale të parashikuar, me një investim mbi 2 miliardë euro, tha Kryeministri, Shqipëria do të fitojë një kapacitet prodhimi të energjisë prej mbi 1400 megavat, apo 20 përqind më të madh se kapaciteti ekzistues.

Duke komentuar deklaratat e njëpasnjëshme të opozitës lidhur me mosnjohjen e marrëveshjeve të ndryshme koncesionare, Kryeministri Berisha i konsideroi ato, deklarata “ziliqare dhe keqdashëse”, absurditeti i të cilave nuk është përfillur nga investitorët vendas e të huaj. Kryeministri theksoi se në themel të këtij procesi qëndron gara transparente dhe klima më e favorshme për investime.


22/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave