Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton reduktimin e listės sė materialeve tė importit pėr riciklim; miratohen disa vendime pėr shpronėsimin pėr ndėrtimin e Unazės sė Madhe tė Tiranės
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për reduktimin e listës së materialeve të importit për qëllime riciklimi.

Nga lista, sipas vendimit, hiqen ato materiale, të cilat nuk janë importuar deri më sot për riciklim.

Kryeministri Berisha e përshëndeti vendimin, duke konsideruar të rëndësishëm faktin se ai është rezultat edhe i konsultave të gjera me shoqërinë civile, pas mbikëqyrjes që kjo e fundit i ka bërë importimit të mbetjeve për riciklim.  

Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Një vendim i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është përgjysmimi i listës së materialeve të importit për riciklim. Unë e përshëndes këtë vendim, i cili është rezultat i një konsulte të gjerë me shoqërinë civile, e cila pas një viti vëzhgimi, ka kërkuar që ato materiale që nuk janë kërkuar deri më sot për riciklim, që gjatë këtij viti nuk janë kërkuar të importohen, përveç hekurit, letrës, plastikës apo ndonjë tjetri, të hiqen nga lista.

Unë mendoj se ka qenë një veprim pragmatik. Ndonëse lista jeshile është 460 zëra dhe që, padiskutim, pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe ecjes drejt anëtarësimit, ajo nuk do të mund të bllokohet më, tani për tani, në këtë situatë, ne ndërmarrim këtë veprim, shumë të ndjeshëm ndaj zërit të shoqërisë civile në fushën e mjedisit. E theksoj, ajo ka merita të padiskutueshme dhe qëndrimet e saj duhet të frymëzojë të gjitha institucionet, të gjitha qeveritë vendore e të gjithë qytetarët, për ndjeshmërinë e tyre ndaj mjedisit. Pavarësisht se edhe kur gabojnë ndonjëherë, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ata bëjnë avokatinë e mjedisit, që është edhe jeta e fëmijëve tanë, jeta jonë, jeta e qytetarëve shqiptarë. Ndaj unë përgëzoj Ministrinë e Mjedisit, që, në bashkëpunim me ta, ka sjellë këtë vendim.”

***

Këshilli i Ministrave miratoi sot, edhe disa vendime në fushën e arsimit privat.

Kryeministri Berisha tha se qeveria do të vazhdojë të nxisë zhvillimin e konsolidimin e iniciativës private në fushën e arsimit, duke forcuar njëherësh mekanizmat e kontrollit rigoroz.  

Kryeministri ftoi institucionet publike dhe private të arsimit të lartë të aplikojnë gjithashtu programe në gjuhën angleze, çka do t’u japë mundësi shumë më të mëdha për shfrytëzimin e literaturës më të mirë të kohës dhe rritjen e cilësisë. Gjithashtu, Kryeministri sugjeroi që universitetet të shndërrohen në institucione arsimore non profit.

Kryeministri Berisha bëri të njohur gjithashtu se nisma e radhës në këtë fushë do të jetë aplikimi edhe në Shqipëri i ligjit për dhënien e trojeve publike për ndërtim shkolle.  

Në komentet e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Në rendin e ditës ka edhe disa vendime për arsimin privat. Ne duhet të bëjmë të qartë qëndrimin tonë se e nxisim dhe do ta nxisim atë. Ky është rregulli i lirisë. Ne do të shtrëngojmë e forcojmë kontrollin rigoroz mbi arsimin publik dhe atë privat, por do të nxisim iniciativën e lirë në këtë fushë, e cila e ka nxjerrë vendin më të madh të lirisë, në krye të botës, me distancën më të madhe nga të gjitha vendeve të tjera dhe kjo për mençurinë që ka treguar, se ka arritur të mobilizojë gjatë dekadave e shekujve, fonde të mëdha edhe nga sektori privat, për shkollimin e fëmijëve të vet. Duke bërë kontrolle rigoroze, duke konsoliduar mekanizmat e kontrollit, ne nuk mund të ndalemi.

Është e domosdoshme të aplikojmë ligjin “tokë për shkollën”. Ky ligj ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera. Ndaj zoti ministër i Arsimit, në bashkëpunim me ministritë respektive, ky ligj do të vendoset edhe në Shqipëri. Ne do t’u japim troje, atyre që duan të ndërtojnë shkolla, por dhe spitale.

Ne jemi sot, gjithnjë në dinamikë, por nesër do të instalojmë mekanizmin e përshtatshëm që financimet tona të ndjekin cilësinë. Ndonëse dua t’u bëj thirrje këtyre institucioneve të konsiderojnë në mënyrën më serioze, shndërrimin e tyre në institucione arsimore non profit. Jam i bindur se si institucione non profit, ato do të mund të ecnin më të sigurt drejt cilësisë dhe konsolidimit të tyre. Nuk kam asnjë lloj problematike me statusin e tyre aktual, por më duhet të rikujtoj se në vendin model të arsimit privat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica dërrmuese e këtyre institucioneve janë non profit. Në këtë mënyrë, ata zgjidhin në mënyrë të përjetshme, kundërshtinë me Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera, të cilat me të drejtë kërkojnë zbatimin e rregullave nga të gjitha bizneset. Gjithsesi, kjo është në vullnetin e tyre, ndërsa thirrje ime mendoj se është në interesin e tyre. Por kjo nuk e pengon qeverinë që të marrë masa për ta stimuluar, nxitur e mbështetur iniciativën e lirë në këto dy sektorë të rëndësishëm, në arsim dhe shëndetësi. Ne i mbështesim të gjithë sektorët, por në këto dy sektorë, impakti në shoqëri është i veçantë. Ndaj është e domosdoshme të përfillet. Mund të theksoj se deri para 4-5 vitesh, vetëm në një spital të Stambollit, fatura e shpenzimit të shqiptarëve ishte 35 milion dollarë në vit dhe shumica shkonin për analiza. Tani të gjitha ato analiza bëhen në vend, nga sektori publik dhe ai privat.

Sot miratojmë ndryshimin e statusin e shkollës së lartë “Epoka”, i cili merr statusin e universitetit. Ky është universiteti i dytë, pas atij të Neë York-ut, që i zhvillon studimet në gjuhën angleze. Kjo është një zgjedhje jashtëzakonisht pozitive dhe unë i ftoj edhe universitetet e tjera private dhe ato publike të ndjekin këtë shembull. Të mos kenë frikë se po harrojnë shqipen. Jo, nuk harrohet! Kjo përbën një avantazh të jashtëzakonshëm, në mënyrë që studentët të mos lexojnë konspektet dhe fletoret e pedagogëve, por të studiojnë me tekstet më të mira të kohës, të cilat pa diskutim janë në gjuhën angleze. Ndonëse ka edhe literaturë në gjuhë të tjera, por kryesisht janë në këtë gjuhë. Ndaj është e rëndësishme që edhe universitetet e tjera private dhe ato publike të konsiderojnë shembullin e këtyre dy universiteteve, pasi do të shtojnë mundësitë të ndikojnë në rritjen e cilësisë. Ata që do të përdorin anglishten si gjuhë të përditshme në klasat e tyre, në leksione e seminare, do t’i referohen një literature cilësisht shumë herë më të lartë.”

***

Këshilli i Ministrave miratoi edhe disa vendime për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Unaza e Madhe e Tiranës.

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do ta financojë ndërtimin e këtij segmenti shumë të rëndësishëm, që t’i japë frymëmarrje trafikut në Tiranë.

Për këtë, Kryeministri Berisha u shpreh: “Qeveria do ta financojë ndërtimin e kësaj vepre, në mënyrë që t’i japë frymëmarrje trafikut, ndonëse ai ka një lehtësim të madh. Se si e dënoi dy vjet, qytetarin, ish kryetari i bashkisë, me sheshin, nuk flet kush gjë. Të dalin nga mëngjesi në darkë për të fantazuar çdo gjë, e bëjnë, por t’u kërkojnë falje qytetarëve të Tiranës, të cilëve u bllokoi dy vjet sheshin kryesor dhe i la në kulmin e vështirësive për të kaluar nga një rrugë në tjetrën, apo për të arritur në punë, këtë nuk e bëjnë. Sikur ka inatin me ta! Por kjo nuk është çështje inati. Ke bërë gabim, kërkon të falur! Nuk ka njeri që nuk gabon, por njeriu e njeh gabimin e vet. U bllokoi dy vjet sheshin kryesor qytetarëve të Tiranës dhe i bëri të heqin të zitë e ullirit të trafik. Nuk them se tani, ai është i përsosur, por është krejt tjetër. Shtoi edhe faktin se sheshi ka marrë dimensione njerëzore. Ashtu siç ishte, një masiv betoni, ishte lemeri. Njeriu dilte mikroskopik. Ndërsa tani sheh njerëz nga të katër anët dhe sheshi merr dimensionin e qytetarit. Nuk e di si do të jetë projekti për qendrën, por tani, ai jo vetëm u zhbllokua, por mori përmasa njerëzore.”       

***

Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Kulturës organizimin e një konkursi ndërkombëtar për projektin e obeliskut kushtuar viktimave të komunizmit dhe  përcaktimin e vendvendosjes së tij në Tiranë.

“Obelisku, - tha Kryeministri, - duhet të jetë produkt i studiove më të mira botërore. Të bëhet një konkurs ndërkombëtar për këtë, sepse, në qoftë se ka një komb që duhet të shprehë shkallën më maksimale të përkushtimit për këtë nderim, jemi ne, që patëm faturën më të madhe, terrorin më të thellë. Unë e di që ju po punoni, por ky proces duhet të shpejtohet, të përcaktohet një vend dhe një përmendore në nderim të atyre që u ekzekutuan pa gjyqe, që u burgosën, u internuan për bindje politike dhe që janë një numër shumë i madh i popullatës. Ne duhet ta ngremë atë, në respekt të tyre dhe të kujtesës kombëtare.”



22/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave