Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Mazhoranca do t’i kėrkojė Kėshillit Legjislativ tė parlamentit tė zhvillojė platformėn pėr thirrjen e qytetarėve nė referendum pėr kufizimin e imunitetit
 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e qeverisë, se mazhoranca do t’i kërkojë Këshillit Legjislativ të parlamentit të zhvillojë platformën për thirrjen në referendum, të qytetarëve shqiptarë, për t’u shprehur lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të vendit.

“Midis një akti votimi të dështuar që kërkonte 96 vota dhe shumica ishte larg këtyre votave, midis një akti për të larë duart dhe shtytjes përpara të procesit për një nivel të ri transparence, mbetet rrugë e vetme t’u drejtohemi shqiptarëve në një referendum popullor,” - tha Kryeministri. Ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe verdikti i tyre duhet të respektohet. “Qytetarët do të kenë të drejtën e plotë të flasin për ne. Kush ka frikë të dalë mënjanë, të ikë nga politika.”

Duke vlerësuar se 6 gushti do të kujtohet si një datë e errët në memorien historike të parlamentit shqiptar, kur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, “i sunduar me dorë të hekurt nga një grup miliarderësh” nuk votoi për të shembur murin e korrupsionit të zyrtarëve, nuk votoi në favor të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë për t’iu drejtuar qytetarëve me një referendum, në respekt të plotë të Kushtetutës, në germë e frymë të saj.  

“I garantoj se sot jam më i vendosur se dhjetë vite më parë, - u shpreh Kryeministri, - për të vazhduar me ta këtë betejë të ndershme, në interesin më të mirë të çdo qytetari.”


07/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave