Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Zgjerimi i lirisė ekonomike ēon nė krijimin e pasurisė
 

Kryeministri Berisha garantoi sot, se konsolidimi dhe zgjerimi i lirisë ekonomike në Shqipëri mbetet objektiv madhor për qeverinë. Duke iu referuar një studimi të fundit për lirinë ekonomike në botë, me titull: Socializmi shkatërron pasurinë, kurse liria ekonomike çon në krijimin e saj, Kryeministri Berisha përshëndeti konkluzionet e tij për Shqipërinë, duke cituar se zgjerimi i lirisë ekonomike ka bërë që “Shqipëria ish komuniste, që vetën pak vite më parë ishte e 93-të në botë, të zbresë në vendin e 12-të në botë”.  

Studimi i referohet një periudhe dhjetëvjeçare dhe jep një pasqyrë në shifra të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Përfundimi në të cilin del studimi, tha Kryeministri, janë dëshmi e suksesit të reformave të ndërmarra nga administrata shqiptare dhe Liria ekonomike është çelësi i këtij suksesi.

“Loja me lirinë ekonomike është loja me kafshatën e gojës. Loja me lirinë  ekonomike është loja me rrënimin e madh të vendeve të punës. Punësimi është e do të mbetet qëllimi më madhor i kësaj qeverie. Natyrisht, punësimi mbi bazën e iniciativës së lirë dhe të lirisë ekonomike dhe jo të shndërrimit të administratës si sipërmarrje publike punësimi.”

Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë bindjen se taksa progresiste nuk është e dobishme dhe se ajo “shkatërron ëndrrën për prosperitet”, duke e vlerësuar studimin, në këtë aspekt, si krahasimin programor më të qartë e të rëndësishëm.


01/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave