Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton krijimin e Task-Forcės, pėr marrjen e masave ndaj subjekteve qė gjenerojnė zhurmė tej normave tė lejuara
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot Aktin Normativ “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare.”.

Kryeministri Berisha, duke prezantuar Aktin Normativ, tha se hartimi i tij erdhi si domosdoshmëri jetike për ndërhyrjen e organeve të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shqetësues për qytetarët.

“Me situatën e krijuar nga zhurmat e diskotekat, ku vend bëhet një vend surrealist, i cili në zona të tëra shëmbëllen më tepër si një vend i realizmit fantastik.”

Akti parashikon krahas masave për subjektet që shkelin orarin e lejuar, duke shkaktuar zhurma në mjedis, edhe masa ndaj punonjësve publikë, përgjegjës për zbatimin e ligjit, që e neglizhojnë atë.

“Në të gjitha këto raste, ju garantoj se mbrapa qëndron korrupsioni. Cilido që do t’i shurdhohen veshët nga korrupsioni, të shkojë të punësohet atje, se në administratën e shtetit nuk mund të marrë më rrogë”, - u shpreh Kryeministri. 

***

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për akordimin e një ndihme financiare shoqatës “Albania-American Association of Cleveland”, për realizimin e monumentit të Nënë Terezës dhe ndërtimin e Parkut Kombëtar Shqiptar “Nënë Tereza”, në Cleveland, Ohio, SHBA.

Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh: “Kryetari i bashkisë së Cleveland i ka dhuruar komunitetit shqiptar në Clevelend, një parcelë në parkun kryesor të qytetit, siç ia ka dhuruar edhe monumenteve të tjera, për të vendosur një simbol të kombit të tyre. Shqiptarët e Clevelend kanë përzgjedhur të vendosur statujën e Nënë Terezës, si përfaqësuesja më e denjë e këtij kombi.

Qeveria, në kuadrin e 100 vjetorit, do t’u japë një ndihmë financiare, për përballimin e shpenzimeve të vendosjes së statujës. Me këtë rast, i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen kryetarit të bashkisë së Cleveland, ashtu edhe komunitetit shqiptar atje, për këtë nder të madh që i bëjnë kombit.”  

 


25/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave