Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Sistemi i gjurmimi tė dokumenteve, hapi i radhės pėr administratėn dixhitale
 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e qeverisë, zbatimin në Këshillin e Ministrave dhe disa ministri të projektit pilot për vendosjen e sistemit të gjurmimit të dokumenteve të dorëzuar nga qytetarët. Projekt që do të shtrihet në të gjithë administratën publike.

“Nuk ka projekt më të rëndësishëm në veprimtarinë tonë burokratike, - tha Kryeministri - se ky projekt. Asgjë nuk mund të myket e flejë në skutat e burokracisë! Gjithçka duhet t’i nënshtrohet dritës dhe që të ndodhë kjo, duhet të kalojë në rrugën dixhitale.”

Për arritjen e këtij synimi, i përcaktuar nga qeveria shqiptare si një objektiv madhor që rrit transparencën në veprimtarinë e administratës publike, Kryeministri theksoi se është e nevojshme rekrutimi i ekspertëve më të mirë të IT-së, çka kërkon edhe një riorganizim të administratës së ministrive dhe agjencive publike, për fuqizimin e Teknologjisë së Informacionit, në funksion të këtij objektivi.

“Zotërinj ministra, kjo kërkon të përshtatni stafet tuaja me këtë kërkesë. Nuk mund ta realizoni këtë, në rast se nuk krijoni grupe të fuqishme të IT-së brenda ministrive. Duhet të kuptoni se sot, ata janë krahu teknik më kryesor në institucionet tona,” – tha Kryeministri, duke theksuar se Teknologjia e Informacionit është sot njësia themelore e çdo ministrie dhe agjencie.


25/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave