Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton disa marrėveshje pėr financimin e projekteve tė rėndėsishme infrastrukturore
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare, për financimin e disa projekteve të rëndësishme në vend.

·         U miratua Marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve për financimin e bypass-it të Fierit.

Kryeministri Berisha, duke paraqitur vendimin, qartësoi se shkaku i shtyrjes së përfundimit të kësaj vepre ishte rishikimi i projektit. “Projekti i bërë më parë kalonte në një territor, ku studimet ultrazanore faktuan se kishte ndërtime të lashta dhe kjo nuk mund të lejohej. Projekti kalonte në zonën e portit të Apollonisë, çka do të përbënte një vepër shumë të rëndë, nëse ai do të cenohej. Ndaj u bë projekti i ri dhe u detyruam t’i drejtohemi edhe një herë institucioneve financiare, të cilat e pranuan dhe i falenderojmë përzemërsisht, sepse edhe mund të hiqnin dorë. Bypass-i është në procedurë tenderimi dhe interesi ka qenë mjaft i madh, nga kompani serioze rajonale dhe botërore,” – tha Kryeministri.  

Me përfundimin e bypass-i të Fierit, me gjatësi 22 kilometra, kompletohet aksi rrugor Milot-Vlorë. Në vendosmërinë tonë më të madhe, tha Kryeministri, në vitet që vijnë aksi do të çohet deri në Shkodër, duke u kompletuar tërësisht ajo që quhet autostrada Adriatiko-Joniane.

Kryeministri njoftoi se më pas do të shqyrtohet gjithashtu, nëse do të bëhet zgjerimi i rrugës së Bregut, e cila "do të krijonte probleme ekologjike të padiskutueshme”, apo do të mbahet aksi i ri që po ndërtohet, Levan-Tepelenë, një ndër akset rrugore më të mirë. Kryeministri kërkoi nga ministri i Punëve Publike të bëhet sa më shpejt i kalueshëm ky aks, edhe në 3 kilometrat e mbetura në Poçem, pasi kjo do të lehtësojë shumë lëvizjen.

  • U miratua, në parim, marrëveshja ndryshuese nr.3 në kontratën financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për financimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë.

Kryeministri Berisha ftoi opozitën, në ushtrim të rolit të saj, të kontrollojë koston e urës mbi Vjosë dhe preventivin e rrugës.

“Ftoj opozitën, meqenëse votoi kundër, të vijë ta kontrollojë. Opozita ka detyrë të vijë të shohë nëse u rrit apo jo kostoja e urës mbi Vjosë, të kontrollojë nëse ka apo jo një gabim material në preventivin e rrugës. Nuk është problemi se kush e bëri gabimin, por problemi është a ekziston dhe nuk mund të thuash se nuk është, aty ku është kalkuluar gabim 4 milionë më pak dhe e gjithë kostoja në tërësi. Sigurisht që është e kushtueshme, por dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë se kjo bankë nuk do të pranonte kurrë të lëshonte edhe një euro më shumë, nëse nuk do të kishte transparencën më të plotë të domosdoshmërisë së financimit shtesë. Nuk dua të them se kjo ishte një kritikë ndaj vetes, se gabimet ishin bërë para vitit 2004, por e rëndësishme është të vijnë të kontrollojnë, të konstatojnë e të nxjerrin konkluzione,” – u shpreh Kryeministri.

·         U miratua marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, për financimin e asistencë teknike për projektin e ujësjellësit të Durrësit.

Lidhur me këtë financim, Kryeministri tha se ujësjellësi i ri do t’i japë përgjigje përfundimtare furnizimit me ujë qytetit të Durrësit. “Pas shumë variantesh, studimet kanë faktuar se duhet dubluar ujësjellësi në trajektoren aktuale. E mira është që ky ujësjellës të ndërtonte një hidrocentral të përshtatshëm për prodhimin energjisë që i duhet, pasi çmimi i energjisë vjen gjithnjë në rritje. Një praktikë kjo që u ndoq në Tiranë dhe që ishte jashtëzakonisht pozitive.”

  • U miratua edhe Marrëveshja financiare me Bankën Europiane të Investimeve, për zbatimin e projekteve në sektorin e rrugëve në Shqipëri.

·         Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për autorizimin e një kompanie për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime riciklimi.

Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit, Kryeministri i bëri thirrje asaj të ngrejë një sistem monitorimi për të gjitha importet e mbetjeve për qëllime riciklimi. “Mesazhi im, – tha Kryeministri, - është: Shoqëria civile të përcaktojë cilindo mekanizëm që do, për transparencën e plotë të çdo lënde që hyn në Shqipëri si mbetje. Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë akses të plotë në vendimet tona, në dogana e kudo.”

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu informoi se për këtë vendim është ftuar shoqëria civile që në certifikimin e dokumentacionit, verifikimin në doganë dhe  verifikimin e teknologjisë.

Kryeministri Berisha, ndërsa garantoi për dialog të vazhdueshëm me shoqërinë civile për çdo vendim të qeverisë, dalloi ambientalizmin që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit nga antoglobalizmi.

“Zhurma, shkarja e saj në antiglobalizëm është humbje e madhe për shtetin dhe shoqërinë. Tjetër është antiglobalizmi dhe tjetër ambientalizmi dhe mbrojtja e mjedisit. Ne sërish e mbajmë dialogun me ta.

Nuk mund të mos them se nuk kishte të drejtë Fatos Lubonja, kur thoshte për rrugën e Elbasanit që tenderin e fitoi deputeti i PS-së. Ai nuk është deputet, por ishte firma e tij. Dhe ata shkuan dhe luftuan me fadromat e tij. Kjo duhet të shmanget dhe të mos krijohet asnjë përshtypjeje e tillë, pasi edhe unë po të isha veprimtar i shoqërisë civile do të kisha dyshime. Nuk mund t’ua mohojmë, kur kanë të drejtë. Batërdinë ia dhanë për ta bërë kompanisë së një socialisti. Unë nuk kam dyshim se transparenca e tenderit është, por e vërteta është se ngjashmëria u jep shumë të drejtë të shprehin dyshim. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm të mos krijojmë ngjashmëri që rrisin shkallën e dyshimit.

Ne ruajmë me shoqërinë civile një dialog të pandërprerë, pavarësisht se ka prej tyre që kalojnë në pozita ekstreme. Por ne nuk humbasim durim e respektin për ta. Shoqëria civile e kësaj fushe ka dhënë kontribute shumë të mëdha, ka folur për mjedisin në një kohë, kur nuk fliste askush dhe ka bërë avokatinë e mjedisit në një kohë, kur të tjerët bënin batërdinë e mjedisit. Ndaj ne ruajmë respekt shumë të madh për ta,” - u shpreh Kryeministri.

  • Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar sot është vendimi  për rritjen e pagës minimale në 21 mijë lekë.

Duke paraqitur në mbledhjen e qeverisë vendimin, Kryeministri Berisha tha:

“Ky është një vendim që në një mënyrë për disa sipërmarrje mund të mos jetë shumë i përshtatshëm, por këtyre sipërmarrjeve, duke i shprehur respektin tim, i garantoj se ne jemi të gatshëm të ulemi me ta, për të krijuar lehtësirat më të mëdha të mundshme që mund t’u krijojmë. Në këtë kuadër, para një viti, ne hoqëm tarifën doganore 10 përqind për materialet që ata importojnë.

Paga për orë dhe paga për ditë është një tregues që ka njohur përmirësime në historikun e saj, në të gjitha shoqëritë e lira. Vërtet një sipërmarrës shpenzon diçka më shumë për pagat, por rrit në mënyrë të padiskutueshme eficencën e burimeve njerëzore, rrit shkalla e përgjegjësisë dhe të potencialeve të tyre. Ndaj ne e kemi rritur çdo vit atë dhe këtë vit e rrisim me 5 përqind.”

  • Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për riorganizimin ALUIZNI-t (Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale).

Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin të rëndësishëm për ta afruar më shumë këtë Agjenci, pranë qytetarëve. Në këtë  aspekt, Kryeministri kërkoi që Agjencia të kalojë tërësisht në funksionim dixhital, sipas modelit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“Kjo zyrë, - tha Kryeministri, - ka vendosur sistemin më të përsosur të shërbimit ndaj qytetarëve, sistemin e gjurmimit. Ky sistem jo vetëm i ofron qytetarit shërbimin më të mirë, më transparent dhe nuk po nisem nga parimi ‘frika ruan vreshtin”, por teknologjia ndihmon që të jesh sa më i disiplinuar, i përgjegjshëm e të kthesh përgjigje. Ndaj që nesër, kjo Agjenci duhet të punojë me intensitet për të vendosur sistemin dixhital të gjurmimit të dokumentacionit, të krijojë sportelin unik dhe dalë nga epoka në të cilën ndodhet, në epokën dixhitale. Për çfarëdo që ajo të ketë nevojë, ta mbështesim. Ajo është një Agjenci me veprimtari shumë të madhe, por që ka mundësi të plotë të ketë sistemin e gjurmimit, të cilin duhet ta zhvillojë.”


11/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave