Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Turizmi sektori kryesor i punėsimit. Nė sezon punėsohen 170 mijė vetė
 

Kryeministri Berisha kërkoi sot, nga ministritë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në traditën më të mirë të krijuar në këtë fushë, Kryeministri tha se sezoni turistik duhet t’i shërbejë imazhit të Shqipërisë, njohjes me potencialet, vlerat dhe trashëgiminë kulturore të saj, sikundër përbën edhe sektorin më të fuqishëm të punësimit sezonal, kryesisht të të rinjve.

 

“Sipas një statistike të huaj, turizmi shqiptar punëson në sezon, rreth 170 mijë vetë, në të gjithë vendin. Ky punësim përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në tërësi, këta janë të punësuar të përkohshëm, studentë, të rinj, të cilët me fitimet që nxjerrin nga puna e tyre lehtësojnë barrën e familjeve të tyre, për vitin e ardhshëm shkollor,” – tha Kryeministri, duke drejtuar një thirrje publike për t’i dhënë përparësi punësimit të të rinjve. 

 

Një zhvillim shumë pozitiv, tha Kryeministri, është se dyfishimi i popullatës gjatë verës sjell dyfishim e tregut dhe rritjen e numrit të të punësuarve, krahas atyre në restorante e hotele, edhe në sektorin e prodhimit në funksion të zonave turistike.  

 

Ndërsa theksoi sezoni turistik ka një fillim të mbarë, Kryeministri kërkoi masa energjike nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, Ministria e Shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rritjen e sigurisë dhe lehtësimit të transportit, kujdesit shëndetësor, në çdo zonë turistike bregdetare dhe malore. Kryeministri kërkoi gjithashtu tolerancë zero ndaj “krimit” kundër mjedisit. Në këtë aspekt, Kryeministri i sugjeroi pushtetit vendor të punësojë punonjës të përkohshëm, për pastrimin e territorit.    

  

Fjala e Kryeministrit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

“Kryetema e kësaj mbledhjeje është dhe mbetet turizmi, përgatitjet dhe gatishmëria e gjithanshme për të pasur një sezon dinjitoz turistik. Për Shqipërinë, turizmi është një degë kryesore e ekonomisë dhe natyrisht, ekonomia është dhe mbetet më e rëndësishmja për një vend e një komb të lirë. Për ne, shqiptarët, që ishim të shkëputur nga rajoni, kontinenti, por edhe planeti për gjysmë shekulli, turizmi ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për imazhin e njohjen e qytetarëve nga mbarë bota me potencialet, vlerat, virtytet morale, mikpritjen e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Të mos harrojmë se ne, jo për shkak të të tjerëve, por për shkakun tonë, ishim një vend i zhytur në terr të thellë e izolim. Sa më shumë të njihemi, aq më shumë e më shpejt do të mund të rritet vlerësimi ndaj nesh dhe për ne. 

 

Ky sezon ka një fillim të fuqishëm. Ata që kanë pasur rastin të vizitojnë bregdetin e kanë gjetur më të mbushur se asnjëherë. Të tilla kanë qenë dhe kalimet në pikat kufitare. Si kurrë më parë ka një vërshim të vërtetë edhe drejt zonave malore. Ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që:

 

-       Policia Rrugore, Drejtoria e Rrugëve dhe Ministria e Punëve Publike të përmbushin në kohë çdo detyrim për transportin më të sigurt të turistëve. Zoti ministër, ne zgjeruam e përmirësuam tunelin tek Uji i Ftohtë. E domosdoshme është të bllokohet qarkullimi i kamionëve në orët e lëvizjes masive. Kjo zonë nuk ka trafik të rëndë të mjeteve të rënda, por gjithsesi ka, ndaj duhet të vihet në funksion të turistëve, autobusëve dhe makinave të tjera, ndërsa kamionët të lëvizim pas orës dhjetë të mbrëmjes apo pas një orë të caktuar dhe të dihet që ajo trajektore nuk kalohet nga makinat e rënda transportuese, deri në këtë orë.

 

-       Doganat të ofrojnë shërbimet më të mira në pikat e kalimit kufitar. Së bashku me Policinë Kufitare, Ministria e Brendshme të marrë masa për të garantuar në të gjitha skajet e vendit, rregullin dhe rendin më të sigurt.

 

-       E domosdoshme të shqyrtohet një ripozicionim i postave të policisë. Po marr shembull zonën e Alpeve, ku dikur mbaheshin posta për të mbrojtur kufirin, tani duhet të kemi posta për të ndihmuar turistët, të kemi gjithashtu një ekip të vogël shëndetësor, si dhe njësi policie të pozicionohen në zonat që janë më shumë të populluara, të cilat do t’i përcaktoni vetë.

 

-       Ministria e Shëndetësisë duhet që, krahas gatishmërisë së njësisë së helikopterëve, detyrimisht duhet të ketë ekipe të ndihmës së shpejtë edhe në skajet më të largëta, ku shkojnë turistë. Sigurisht që ka në Theth, në Valbonë, por duhen parë dhe zonat e tjera që janë larg Thethit e Valbonës. Duhet të bëjmë gjithçka për sigurinë e tyre, për ndihmën më të shpejtë të mundshme, në rast se qytetarët e vizitorët do të kenë nevojë. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme bashkë me pushtetin vendor duhet të garantojnë funksionimin e ekipeve të ndihmës së shpejtë, në çdo plazh.

 

Në sezon, turizmi përbën sektorin më kryesor të punësimit. Sipas një statistike të huaj, turizmi shqiptar punëson në sezon, rreth 170 mijë vetë, në të gjithë vendin. Ky punësim përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në tërësi, këta janë të punësuar të përkohshëm, studentë, të rinj, të cilët me fitimet që nxjerrin nga puna e tyre lehtësojnë barrën e familjeve të tyre, për vitin e ardhshëm shkollor. Ndaj thirrja ime është t’i japim preferencë të rinjve në këto rekrutime për punësim, sepse edhe shërbimet sigurisht që i kryejnë më mirë, përshtaten më shpejt, por edhe plotësohet një nevojë reale e tyre për vitin që vjen, me fitimin e disa të ardhura, me të cilat do të përballojnë më lehtë vitin e shkollor.

 

Natyrisht, nuk janë vetëm të rinjtë ata që punësohen. Mos harroni se dyfishimi i popullatës gjatë verës është dyfishim i tregut dhe numrit të atyre që punësohen në restorante, klube e hotele u shtohen dhjetëra mijëra të tjerë, të cilët prodhojnë në funksion të zonave turistike të vendit. Kjo përbën një zhvillim shumë pozitiv, sepse faktikisht krijon një hapësirë të madhe për shitjen e produkteve të tyre dhe është më e leverdishme në këto raste, sesa përpjekja për ta eksportuar apo rieksportuar në vende të tjera, ndonëse edhe kjo është e këshillueshme. Shtimi i konsumit përbën një avantazh për prodhuesit.

 

Është një rast që bashkitë komunat, me të ardhurat që krijojnë, të punësojnë dhjetëra e qindra punonjës të përkohshëm, para së gjithash e mbi të gjitha, për pastrimin e territorit. Të bëjmë gjithçka që në këtë sezon turistik, Shqipëria të paraqitet më e pastër se asnjëherë. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Inspektorati i Shëndetit Publik, të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, për të cilat krimet ndaj mjedisit janë krime të rënda, të marrin masa për denoncimin apo për dërgimin për ndjekje penale për të gjithë ata që kryejnë krim ndaj mjedisit. Toleranca duhet të jetë zero! Askush nuk mund të pasurohet duke dëmtuar e kërcënuar shëndetin e të tjerëve. Le ta ngremë këtë angazhim e përkushtim në nivelin e mikpritjes shqiptare, e cila është e mrekullueshme, por, natyrisht, është e pamjaftueshme që miliona vizitorë e turistë që vijnë nga mbarë bota të kenë këtu pushimet që meritojnë, por kërkohen edhe një seri kushtesh të tjera që ne kemi plotësisht mundësi t’i sigurojmë. Zyrat e turizmit në rrethe duhet të jenë të hapura, të promovojnë potencialet turistike e të jenë në ndihmë të turistëve, të bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë turistike.  

 

Ky sezon veror duhet të jetë sezoni më i bukur turistik e më masiv në historinë e vendit. Unë kam shumë besim se të gjitha mundësitë ekzistojnë. Janë bërë investime kolosale në infrastrukturën rrugore e ujore për turizmin, janë bërë investime të mëdha në energjetikë në zonat turistike të vendit, por nga ne kërkohet që gjithçka ta vëmë në funksion të një mikpritje të shkëlqyer, shërbimi shembullor të miliona vizitorëve që po vijnë e do të vijnë gjatë kësaj vere.

 

Edhe një herë e theksoj se Ministria e Turizmit, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë duhet të përkujdesen për një qëndrim të ri ndaj turizmit malor. E vërteta është se fluksi drejt Alpeve është më i madh se asnjëherë tjetër.”


27/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave