Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton rritjen e kuotave tė pranimit nė universitete dhe kundėrshton rritjen e tarifave tė shkollimit
 

Qeveria kundërshtoi sot, propozimet e universiteteve publike për rritjen e tarifave të shkollimit, ndërsa pranoi indeksimin e tyre në nivelin e inflacionit.

 

Duke prezantuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendimin “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2012-2013”, Kryeministri Berisha e konsideroi këtë kërkesë të papranueshme dhe në kundërshtim me “zotimin solemn” të qeverisë për mosrritjen e tarifave.

 

Në komentin e tij, lidhur me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha tha: Universitetet, kryesisht ato në rrethe, kanë kërkuar në mënyrë insistuese rritjen krahas kuotave, edhe të tarifave për studentët. Madje është kërkuar dyfishimi i tarifës. I kërkova Ministrit të Arsimit ta diskutojë edhe një herë me universitetet se rritja e tarifave është absolutisht e papranueshme. Natyrisht pranojmë rritjen e tyre sa është inflacioni, por rritje tjetër nuk mund të ketë. Zoti Ministër duhet të informosh rektoratet e universiteteve që të mos presin që qeveria të miratojë rritje të tarifave. Kjo qeveri nuk do të miratojë rritje tjetër të tarifave, përsa kohë do ta votojnë qytetarët shqiptarë. Të rrisësh tarifat nga 160 mijë në 330 mijë është një rritje e papranueshme, por ato do të rriten aq sa është inflacioni. Tarifat e propozuara nuk i përshtaten Shqipërisë, por edhe zotimit solemn të kësaj qeverie që nuk rrit tarifat.

 

Ndërkohë u vlerësua pozitive rritja e kuotave të pranimit në shkollat e larta që propozon ky vendim. Kuotat totale të propozuara në institucionet e arsimit të lartë publik për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012-2013 janë 27 647 studentë.

 

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë vetëm rritjen e kuotave të pranimit dhe indeksimin në nivelin e inflacionit të tarifave të shkollimit.



27/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave