Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen e qeverisė pėr zhvillimin e sektorit tė telekomunikacionit. Hapi i radhės: ofrimi i internetit me ēmimin mė tė lirė
 

E lidhur me zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit, qeveria miratoi sot edhe “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”.

 

Kryeministri Berisha, duke folur sot, në mbledhjen e qeverisë, për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Shqipëri, tha se fokusi i përpjekjeve të qeverisë do të jetë mundësimi i internetit me çmimin më të ulët të mundshëm, për qytetarët shqiptarë.

 

Duke sjellë në vëmendje të publikut të dhënat mbi përdorimin dhe çmimet e telefonisë mobile në Shqipëri, krahasuar me vitin 2005, të cilat dëshmojnë, rritjen 180 përqind të përdorimit të celularëve dhe uljen me 2 deri në 4 herë të çmimeve të telefonisë mobile, Kryeministri theksoi se çmimi me të cilin u ofrohet interneti qytetarëve shqiptarë është problemi i radhës që pret të zgjidhet. Për realizimin e këtij synimi, Kryeministri bëri të ditur se Posta Shqiptare do të importojë fluksin e internetit në sasitë më të mëdha të nevojshme dhe do të furnizojë me një çmim shumë herë më të ulët, sesa çmimi i sotëm, për operatorët privatë. Sikundër do të hapë 1200 pika të tjera në mbarë vendin, krahas 510 ekzistueset, në total 1710 pika, ku  interneti do të ofrohet falas.

 

“Nuk kemi bërë ndonjëherë përpjekje – tha Kryeministri - që nëpërmjet importit të një apo tjetër artikulli të dominojmë tregun, por për internetin do t’ia lejojmë vetes këtë, sepse duam të krijojmë shanse për të gjithë. Interneti nuk duhet të jetë mollë e ndaluar për asnjë fëmijë, të ri apo qytetar shqiptar, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike.”

 

Fjala e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, për zhvillimin e sektorit të komunikimit në Shqipëri.

 

“Në politikën tonë të tregut të lirë, një nga qëllimet më madhore është nxitja e konkurrencës së ndershme, e cila është jo vetëm interesi më madhor dhe më thelbësor i biznesit, por, mbi të gjitha është interesi i qytetarit, pasi kjo konkurrencë ka për produkt çmimet më të leverdishme të mundshme, në kushtet e një tregu të lirë, për qytetarin. Nuk mund të ketë asgjë më madhore dhe qëllim më i rëndësishëm, sesa mirëqenia e tij.

 

Në përpjekjet tona kemi bërë e do të bëjmë gjithçka që në Shqipëri të funksionojë konkurrenca e ndershme. Unë do t’ju jap sot një shembull të funksionimit të saj, fusha e komunikimit. Kjo fushë është një nga fushat më jetike në veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë e të mbarë botës. Komunikimi e informimi janë një e të pandarë. Komunikimi dhe revolucioni i madh që ka njohur kjo fushë, në 20 vitet e fundit përbën ndofta edhe tiparin më thelbësor të zhvillimeve në rrafshin jo vetëm ekonomik, por edhe në rrafshin social e më gjerë. Kur mendon se shqiptarët disponojnë sot, një shkallë të telefonisë mobile 180 përqind, një nga më të lartat në Europë, do të thotë se ata përfitojnë gjerësisht nga mjetet dhe mundësitë e reja të komunikimit.

 

Dy-tre vjet më parë pati një debat midis qeverisë dhe kompanive të mëdha të telekomunikacionit. Unë dua t’i përgëzoj sot dhe dua t’ju jap edhe disa të dhëna, pasi nuk është vetëm përdorimi i celularit që është rritur 180 përqind, por ka një përmbysje të madhe të çmimeve, në këtë sektor jetik për informimin, për të vërtetën. Asgjë nuk është e lidhur më shumë me të vërtetën, sesa e drejta e informimit. Po jap një shumatore të të dhënave të çmimeve të vitit 2005 dhe të dhjetorit të vitit 2011.

 

Çmimet e telefonisë mobile, programi me parapagese:

 

-       Për thirrjet brenda rrjetit, në vitin 2005, çmimi ka qenë 42 lekë dhe ka zbritur në 11.3 lekë, duke u ulur me 3.7 herë;

-       Për thirrjet nga telefonia mobile drejt rrjetit fiks ka qenë 53 lekë, sot është 11.1 lekë, duke u ulur me 4.8 herë;

-       Për thirrjet drejt rrjeteve të tjera celulare ka qenë 58 lekë, sot është 13 lekë, duke u ulur me 4.4 herë;

-       Për thirrjet ndërkombëtare ka qenë 141 lekë, sot janë 63 lekë, duke u ulur me 2.2 herë.

 

Çmimet e telefonisë mobile, programi me kontratë:

 

-       Për thirrjet brenda rrjetit është ulur me 2,6 herë;

-       Për thirrjet drejt rrjetit fis është ulur me 2.3 herë;

-       Për thirrjet drejt rrjeteve të tjera celulare është ulur me 2.6 herë;

-       Për thirrjet ndërkombëtare është ulur me 1.9 herë.

 

Këto janë uljet më drastike, më të ndjeshme. Të mos harrojmë se të gjitha këto janë shuma që mbeten në xhepat e kontot e qytetarëve shqiptarë dhe që mungojnë në kontot e arkës publike të Ministrisë së Financave, por që me këtë rast, është e lumtur.

 

Po ashtu, ndryshimi shihet në krahasimin e programeve ofertuese dhe standardet celular në Shqipëri 2005-2011. Programe ofertuese me parapagesë, në vitin 2005 kishte gjithsej 5 programe, sot janë 12 programe, ose 2.4 herë më shumë. Programe ofertuese për telefoninë mobile me kontratë ishin gjithsej 5, sot janë 62 programe, ose 12.4 herë më shumë, një rritje prej 1140 përqind. Të gjitha këto janë ulje çmimesh.

 

Programe standarde me parapagesë ishin 4, sot janë 8 programe. Programe standarde me kontratë ishin 8, sot janë 60 programe, një rritje prej 7.5 herë, ose 650 përqind.   

 

Në total, në vitin 2005 ka pasur gjithsej, në të gjitha rrjetet, 22 programe ofertuese, me kontratë e parapagesë. Sot janë 142 programe të tilla, me një rritje prej 556 përqind.

 

Siç e shihni, në një nga fushat më sensitive të shpenzimeve ka një ulje ndër më spektakolaret, një lehtësim për çdo qytetar shqiptar. Sigurisht, unë kam fjalë të mira e falenderime si për Entin Rregullator dhe funksionimin e tij, ministrin mbikëqyrës të këtij sektori dhe për kompanitë, operatorët. Shqipëria ishte vend me çmime të papranueshme, por tani qytetarët shqiptarë e marrin këtë shërbim me çmime 2-4 herë më të lirë.

 

Por mbetet edhe një problem për të marrë përgjigje përfundimtare: çmimi i internetit. Tani, kjo është politikë. Shqipëria dixhitale është zotimi solemn i kësaj qeverie dhe ajo do të bëjë gjithçka që qytetarët të marrin internet me çmimet më të lira në Europë. Në qoftë se qeveria nuk vendosi të krijojë një rrjet celular të vetin, por përcaktoi si rrugë dialogun dhe bashkëpunimin me operatorët dhe vendimet e drejta ligjore të Entit Rregullator përkatës, për internetin problemi qëndron ndryshe. Dhe kjo, sepse ne duam të furnizojmë internet falas për qytetarët shqiptarë dhe këtë, nuk mund t’ua kërkojmë kompanive private, pasi është jashtë çdo logjike që ne të pretendojmë që operatorët privatë të furnizojnë internet falas. Atëherë, Posta Shqiptare është e autorizuar dhe po ngre me shpejtësi të gjithë infrastrukturën. Ajo do të importojë fluksin në sasitë më të mëdha të nevojshme dhe do të furnizojë me një çmim, absolutisht, nuk po a caktoj unë, por shumë e shumë herë më të ulët, sesa çmimi i sotëm, për operatorët privatë, pasi nuk kemi ndër mend të monopolizojmë tregun. Sikundër në 1710 pikat, 510 zyrat e Postës dhe 1200 pikat e tjera që Posta Shqiptare do t’i hapë me qeveritë vendore në mbarë vendin, qytetarët do të mund të marrin internet falas, të lundrojnë e të shfrytëzojnë të gjitha shërbimet që lidhen me të.

 

Në këtë mënyrë, ne shënojmë një hap përfundimtar drejt Shqipërisë dixhitale. Pra, një janë autostradat reale, ku udhëtojnë qytetarët, dy janë autostradat virtuale, në të cilat lundrojnë me imagjinatën e tyre, të rinjtë e në tërësi qytetarët shqiptarë. Natyrisht, dua të jem i sinqertë që fokus kryesor në këtë nismë është rinia shqiptare. Ndonëse kjo doktrinë, e bazuar në ikona, përvetësohet në çdo moshë dhe është duke u përvetësuar, natyrisht, gjenitë e kësaj fushe janë të gjithë të një moshe që e kanë imagjinatën të pakufishme, të rinjtë. Shihni çfarë bëri Marc Zuckerberg apo të tjerë. Zuckerberg, i cili nuk ka as universitet, ndonëse mund ta ketë marrë tani, pasi i meriton të gjitha diplomat e gradat shkencore, me Facebook  e transformoi komunikimin me botën. Sikundër edhe Twitter, por jo për qëllime politike, pasi Twitter është për intimitete, ndërsa zoti Rama e përdor për editoriale.

 

Ne do të kemi një politikë të vetme. Asnjëherë dhe në asnjë rast, ne nuk kemi bërë përpjekje me ndërhyrje publike. Në të gjithë botën çmime të caktuara rregullohen nga ente rregullatore dhe kjo është një ligjësi botërore e tregut, por nuk kemi bërë ndonjëherë përpjekje që nëpërmjet importit të një apo tjetër artikulli të dominojmë tregun, por për internetin do t’ia lejojmë vetes këtë, sepse duam të krijojmë shanse për të gjithë. Interneti nuk duhet të jetë mollë e ndaluar për asnjë fëmijë, të ri apo qytetar shqiptar, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike.”

 

###

 

Qeveria miratoi sot, edhe “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”.

 

Dokumenti i Strategjisë parashikon objektivat kryesore dhe parimet e kalimit në transmetimet dixhitale, përcakton rolin e strukturave përkatëse të administratës shtetërore në krijimin e kushteve të kalimit në sistemin numerik, si dhe përcakton hapat, procedurat e afatet e kalimit brenda qershorit të vitit 2015.

 

Duke e konsideruar një zhvillim shumë pozitiv edhe aplikimin nga media të transmetive dixhitale, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“E lidhur me komunikimin dhe informimin, është edhe kalimi në transmetim dixhital të rrjeteve. Sot miratojmë strategjinë e zhvillimit të transmetimit dixhital, si transmetimi më cilësor që ekziston. Në këtë aspekt është bërë një punë shumë serioze dhe unë dua t’i përgëzoj mediat që kanë filluar transmetimin dixhital falas, çka përbën inkurajim për to. Jam informuar se tani edhe media të tjera do të ndjekin këtë rrugë dhe kjo është shumë pozitive. Ndërkohë brenda vitit 2015, ne duhet të garantojmë transmetim dixhital në shkallë vendi. Strategjia ka bërë edhe kostifikimet përkatëse për të gjithë projektin e realizimit të këtij transmetimi për Televizionin Publik, pasi detyrimi i qeverisë është për Televizionin Publik. Por ne jemi jashtëzakonisht vlerësues e mirënjohës edhe ndaj rrjeteve private, të cilat në interesin më të mirë të teleshikuesve kanë avancuar dhe faktikisht  kanë tejkaluar sektorin publik, me fillimin e transmetimeve në HD dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.”


 
02/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave