Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton projektligjin qė mundėson e mbėshtet hetimin e plotė, nė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė pretendimeve nė raportin e Dick Marty
 

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet  penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”. Qeveria i propozon Kuvendit që ky ligj të kalohet me procedurë të përshpejtuar.

 

Kryeministri Berisha vlerësoi se ky ligj do t’i krijojë ekipit të ekspertëve të Task Forcës hetimore të EULEX-it të gjitha mundësitë për një hetim të plotë, në të gjithë territorin e Shqipërisë, të pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Marty. “Ne kemi besim të plotë tek ekipi dhe me këtë ligj krijojmë bazën ligjore të një mbështetjeje të fuqishme”, tha Kryeministri.

 

Duke e konsideruar të domosdoshme zbardhjen e të vërtetës mbi këto pretendime, Kryeministri theksoi se raporti nuk bazohet në asnjë fakt evident. “Përpjekjet për demonizimin e shqiptarëve, - tha Kryeministri - janë qëndrime primitive dhe për fat të keq, përsërisin klishe historike që nuk i bëjnë nder askujt.”

 

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha tha:

 

“Sot miratojmë një ligj të veçantë të bashkëpunimit me zyrën e Prokurorit, të ngarkuar nga Bashkimi Europian për hetimin e raportit të Dick Marty. Ne i kemi shprehur të gjitha konsideratat tona për këtë raport, i cili kishte si qëllim më kryesor dhe që faktikisht del se në masën dërrmuese të tij është shkruar nga ish prokurori i Milloshevic dhe sot, Vukcevic, siç edhe e pohon vetë në një dokument të tij. Por sensitiviteti i akuzave të pa faktuara tërësisht në atë raport kërkon një hetim të plotë e të hollësishëm, si për transplantin e organeve, që përbën formën më të egër e të shëmtuar të krimeve kundër njerëzimit. A pretendon se në Fushë Krujë, - i ushqyer nga urrejtja që ka pasur apo se në Fushë Krujë i kanë vrarë sytë pamjet me George Bush e ka zgjedhur Fushë Krujën dhe jo ndonjë qytet tjetër dhe jemi shumë krenarë - ka ekzistuar një spital që ka bërë transplante, në dukje, shkulje organesh dhe i ka përcjellë nëpër botë. Kjo do të hetohet dhe ne jemi shumë të interesuar të hetohet me seriozitetin më absolut. Ndaj ne i propozojmë parlamentit një ligj të veçantë, për t’i njohur çdo autoritet që ky grup ka nevojë për të bërë hetimin më të plotë në Republikën e Shqipërisë, në çdo skaj të saj. Ky zotëri që bën fjalë për spital në Fushë Krujë, që është ngjitur me aeroportin, duhet të faktojë dhe ne jemi më të interesuar se kushdo tjetër që këto akuza shumë të rënda që bëhen për udhëheqjen politike të Kosovës, por edhe për Shqipërinë të zbardhen me vërtetësinë më të madhe.

 

Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me ekspertët e EULEX, në këtë grup dhe ligji do t’u krijojë atyre të gjitha mundësitë për një hetim të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ekipi dhe me këtë ligj krijojmë bazën ligjore të një mbështetjeje të fuqishme. Nuk mund të mos theksoj edhe një herë se ky dokument nuk bazohet në asnjë fakt evident. Ai ka zgjedhur Fushë Krujën dhe jo Krujën, Kavajën apo qytet tjetër, për qëllimet e tij. Por hetimi do të nxjerrë të vërtetën, sepse të akuzosh për një krim të tillë, gjë që nuk e ka bërë as Slobodan Milloshevic. Shqiptarët duhet ta dinë se ky kasap, i cili kishte për pasion kryesor vrasjen e shqiptarëve, nuk ka deklaruar në mijëra faqe, në Hagë, se është bërë tregti, trafik me organe të marra nga robërit serbë të luftës.

 

Do të ketë një hetim të plotë edhe për varrezë masive, pasi ky është pretendimi i dytë i senatorit Dick Marty. Një pretendim, i cili duhet të hetohet në tërë mundësitë ekzistuese dhe të faktojë se ku gjendet kjo gropë, ky varr i përbashkët. Të dhënat janë se aty ku është pretenduar, fill pas lufte kanë ardhur ekipet dhe kanë gjetur fshatarë lumjanë në shtëpitë e tyre, kanë hapur stallën e kanë gjetur lopët e familjes dhe nuk kanë gjetur as edhe një gjurmë të vetme të një varreze masive, ku pretendohet të jenë varrosur qindra serbe. Paçka se nuk japin as edhe një emër të vetëm. Në një kohë, kur janë mbi 2000 shqiptarë, me emër, trupat e të cilëve nuk i dorëzojnë por i mbajnë. Megjithatë ne jemi e do të jemi që ligji ndërkombëtar të bëjë punën e tij, të hetohet në çdo skaj dhe ne nuk japim asnjë lloj kufizimi në territor.

 

Ne jemi shumë të kënaqur që Bashkimi Europian ndërmerr këtë hetim. Ky ligj bazohet në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila përcakton bashkëpunimin e Shqipërisë me BE-në, në fushën penale. Kushtetuta e Shqipërisë i jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare, para ligjit të vendit. Ndaj miratojmë këtë ligj të veçantë. Ne jemi të interesuar që ky hetim të jetë sa më i plotë. Fakti që dokumenti është shkruar nga Vukcevic dëshmon qartë qëllimet politike. Ish senatori Dick Marty është i njohur për qëndrimet e tij të mirëfillta antishqiptare. Ai ka qenë një kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, sepse për të, më mirë Milloshevic të përsëriste skenat hitleriane të spastrimit etnik dhe gjenocidit, sesa NATO të ndërhynte për të mbrojtur liritë e të drejtat e njeriut të një populli, i cili po shpërngulej i tëri, barbarisht, nga trojet e tij shekullore. Por thënë këtë, sërish Marty pretendon se ka dëshmitarë, ndaj, natyrisht hetimi duhet të jetë në seriozitetin më të madh. Unë kam këtë qëndrim të ndryshëm ndaj ligjit e ndaj Marty, sepse e vërteta është se që në titull, ai implikon udhëheqjen politike të Kosovës, të cilën e mohon vetë në përmbajtje. Por titullin e vë sikur t’ia kishte shkruar Slobodani në kohë të tij dhe pastaj vazhdoi me të tjera, duke nxjerrë Fushë Krujën si epiqendër të një veprimtarie më kriminale që mund të imagjinohet, që në konventat ndërkombëtare përbën aktin më të rëndë. Ndaj ky ligj, përsa i përket palës shqiptare, jep përgjigjen më të shkëlqyer të qëndrimit tonë. Ne kemi qenë, jemi e do të mbetemi për hetim të plotë të kësaj çështjeje dhe shprehim falënderimin tonë ndaj BE-së dhe EULEX-it që financon këtë hetim shumë të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët, por për mbarë rajonin. Përpjekjet për demonizimin e shqiptarëve janë qëndrime primitive dhe për fat të keq, përsërisin klishe historike që nuk i bëjnë nder askujt.”



02/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave