Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pas prokurimeve, Shqipėria, sėrish vendi i parė me E-koncesione 100 pėrqind
 

“Shqipëria këto ditë ka shënuar një nga rezultatet më të shkëlqyera: vendin e tretë në botë, sipas një fondacioni të universitetit të Kembrixhit që vlerëson hapjen drejt të dhënave.”

 

“Vendosja e E-koncesionit përbën gjithashtu një hap shumë të madh në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend partneritetin për një qeveri të hapur.”

 

Kryeministri Berisha trajtoi si kryefjalën e rendit të ditës së mbledhjes së  Këshillit të Ministrave vendimin për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit. Duke prezantuar vendimin, Kryeministri Berisha tha se me instalimin e praktikës së E-koncesioneve, Shqipëria realizon standardin më maksimal të transparencës në këtë fushë themelore të veprimtarisë ekonomike.

 

Kjo praktikë e bën Shqipërinë vendin e parë me koncesione 100 përqind elektronike. Konkretisht, vendimi parashikon kryerjen në formë elektronike të publikimit të ftesës për ofertë dhe i dokumenteve përkatëse të procedurës konkurruese të dhënies së koncesionit, si dhe ofertimi në mënyrë elektronike, nga ana e operatorëve ekonomikë të interesuar. Këto faza të procedurës koncesionare do të kryhen nëpërmjet platformës elektronike të prokurimit publik, që është vendosur në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

 

Kryeministri i cilësoi akuzat e bëra mbi procesin e dhënies me koncesion si “shprehje e interesave të pandershme të grupeve dhe rretheve të caktuara”, të cilat u faktuan që të gjitha “të pabaza, të pavërteta, trillime dhe shpifje”.

 

E-koncesioni, - tha Kryeministri - përbën një hap shumë të madh në përpjekjen e qeverisë për të konsoliduar partneritetin për një qeveri të hapur, një nismë kjo e dy viteve më parë, nga Presidenti Obama dhe Presidentja e Brazilit Rouseff. Në këtë aspekt, Kryeministri përshëndeti rezultatin për Shqipërinë të raportit të vlerësimit të Open Coorparates për vendet që kanë hyrë në këtë iniciativë, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe dhe Çekisë, sa i përket të dhënave transparente të sipërmarrjeve vendase.

 

“Ky është një hap i madh që na inkurajon. Ne nuk do të lëmë përpjekje pa bërë dhe do ta përdorim këtë nismë si mekanizëm kryesor të përsosjes së qeverisjes sonë, do të ndërmarrin çdo reformë, do të miratojmë çdo ligj, që të jemi e të konsolidohemi si një qeverisje e hapur”, theksoi Kryeministri, duke garantuar përparësimin e 46 objektivave të kësaj iniciative.

 

Pasi vlerësoi punën që po bëhet për ndërtimin nga ministritë dhe agjencitë e ndryshme të portaleve të tyre, Kryeministri dha porosi të posaçme që të mbahet parasysh përputhshmëria midis këtyre portaleve, në mënyrë që rezultantja e tyre të jetë “një tërësi procedurash gjurmimi, nga qytetari dhe biznesmeni, i çdo dokumenti që dorëzon në administratën shtetërore”. Kjo, - tha Kryeministri - përbën një zhdukje të territ shekullor që qarkullon në labirintet e burokracisë shqiptare dhe botërore.

 

Fjala e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë.

 

“Vendimi kryesor dhe i një rëndësie shumë të veçantë sot është vendimi që marrim për e-koncesionet, duke shënuar kështu një hap të paprecedentë në fushën e transparencës së koncesioneve. Me këtë vendim dhe instalimin e kësaj praktike, pas një pune intensive që ka bërë Agjencia e Prokurimeve Publike, Shqipëria realizon standardin më maksimal të transparencës që ekziston në këtë fushë themelore në veprimtarinë e sotme ekonomike të vendit.

 

Ne ishim vendi i parë në planet që kaluam në 100 përqind prokurime elektronike. Ne bëhemi vendi i parë me koncesione 100 përqind elektronike. Ky vendim dhe instalimi i kësaj praktike bën të mundur futjen e rrezes së diellit në çdo qelizë të procesit të koncesioneve dhe përbën suksesin e dytë më madhor në historikun e këtij procesi, pas miratimit të ligjit të ri për koncesionet. Ky ligj i shndërroi koncesionet nga një proces tërësisht i dështuar me ligjin e mëparshëm, në një prej proceseve më të suksesshme në historinë e ndonjë vendi.

 

Dua të informoj shqiptarët se ky sukses është kulmor në fushën e energjisë së rinovueshme. Gjatë këtyre viteve, autoritetet përgjegjëse përkatëse, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka firmosur me sektorin privat, kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve, në qindra burime ujore, të cilat rridhnin në det e lumenj si lëndë pa vlera energjetike. Ky ligj bëri të mundur ndezjen e një gare të paprecedentë, në një kohë të shkurtër.

 

Përpjekjet për ta baltosur këtë proces përfunduan që të gjitha aty, ku e kanë vendin shpifjet e trillimet. Përpjekjet e stilit e të tipit më mafioz, për të bërë presione mbi fituesit e këtyre koncesioneve, duke përbaltur një proces të ndershëm, ishin kryekëput shprehje e interesave të pandershme të grupeve dhe rretheve të caktuara, të akuzave që u faktuan që të gjitha, pa asnjë përjashtim, të pabaza, të pavërteta, trillime dhe shpifje. Natyrisht, pasi doli se ato ishin tërësisht trillime, nga sirtarët u nxor qëndrimi i ri, i cili ishte anulimi i tyre. Me këto praktika, sa të rrjedhë në det uji i lumenjve, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre nuk mund të vijnë ndonjëherë në pushtet. Të deklarosh se do të anuloj ndërtimin e 320 hidrocentraleve, do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd, për të sterruar një proces jetik, në të cilin asetet, pasuritë shndërrohen në vlera.

 

Duke pasur parasysh rëndësinë kapitale të këtij procesi për zhvillimin ekonomik të vendit, unë mund t’u them se mbi këto kontrata janë të firmosura minimumi 3 miliardë euro investime, janë të firmosura minimumi mbi 100 mijë vende pune, që krijohen në procesin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve kudo, nga jugu gjer në Alpe.

 

Tani bëhet hapi i dytë i madh. Kalohet në procedurë tërësisht elektronike. Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike do mund të lexohen nga cilido, të gjitha ofertat, të gjithë fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përbën gjithashtu një hap shumë të madh në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend partneritetin për një qeveri të hapur, një nismë kjo e dy viteve më parë, nga Presidenti Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff. Shqipëria këto ditë ka shënuar një nga rezultatet më të shkëlqyera: vendin e tretë në botë, sipas një fondacioni të universitetit të Kembrixhit që vlerëson hapjen drejt të dhënave dhe në të dhënat e korporatave, ne lëmë mbrapa të gjitha vendet e tjera të kësaj liste, përveç Britanisë së Madhe dhe një vendi tjetër, që janë para nesh.

 

Ky është një hap i madh që na inkurajon. Ne nuk do të lëmë përpjekje pa bërë dhe do ta përdorim këtë nismë si mekanizëm kryesor të përsosjes së qeverisjes sonë, do të ndërmarrin çdo reformë, do të miratojmë çdo ligj, që të jemi e të konsolidohemi si një qeverisje e hapur.

 

Raportin e parë preeliminar ne e përfunduam dhe unë dua të përgëzoj ministrin për punën që kanë bërë, por unë kërkoj nga të gjitha ministritë që çdo detyrim që rrjedh nga kjo nismë, e cila bazohet në 46 objektiva e që kërkon ndryshim praktikash e ligjesh, ta përparësojmë, në mënyrë që, në shtatorin që vjen, ne të kemi përmbushur maksimumin e këtyre objektivave dhe t’i kemi vënë në zbatim ato. Them në shtatorin që vjen, sepse këto ditë në Rio De Zhanero zhvillohet një samit për këtë nismë dhe Shqipëria përfaqësohet nga zoti Pollo, por në sesionin e radhës të OKB-së, një seancë sërish do të jetë edhe shqyrtimi i kësaj nisme për vendet anëtare, që deri tani janë 72 dhe Shqipëria është ndër anëtarët themelues të saj. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka.

 

Zotërinj ministra, kërkoj të mbahet parasysh edhe një porosi shumë e rëndësishme: përputhshmëria e portaleve. Ne po ndërtojmë portalet në të gjitha agjencitë e ministritë. Çdo hap duhet të jetë i atillë që ato të jenë përputhshme, në mënyrë që rezultantja e tyre të jetë një tërësi procedurash gjurmimi, domethënë krijimin e mundësisë së gjurmimit nga qytetari dhe biznesmeni i çdo dokumenti që dorëzon në administratën shtetërore. Kjo përbën një zhdukje të territ shekullor që qarkullon në labirintet e burokracisë shqiptare dhe botërore. Nuk ka rrugë më të mirë për të hedhur dritë në çdo skaj të administratës, sesa vendosja e sistemit elektronik të gjurmimit të dokumentit. Natyrisht, të gjitha këto do të jenë të ruajtura nga ligji që mbron të dhënat private, sepse ato nuk mund të cenohen. Po bëhen përpjekje shumë të mëdha, të dështuara kryekëput, për të krijuar fonde partiake të të dhënave personale, por kjo nuk mund të ndodhë. Partitë janë veças, të dhënat personale janë të individit dhe ato mbrohen me ligjin e një vendi demokratik, në mënyrën më të vendosur.

 

Unë mendoj se kjo ishte kryefjala më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje dhe një arritje reale madhore e kësaj qeverie, e cila vendos koncesionet në sistemin dixhital dhe i bën ato procesin më transparent që mund të ekzistojë.”

 


18/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave