Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Nė treguesit mė thelbėsorė, shėndetėsia shqiptare renditet nė vendet e zhvilluara
 

Shqipëria ka vdekshmëri foshnjore një shifrore.

 

Shqipëria renditet në vendet nga 1 tek 21 për vdekshmërinë amtare.

 

Shqiptarët kanë vdekshmërinë totale, për burrat e gratë, më të ulëtën, se të gjitha vendet e tjera ish komuniste.

 

Shqipëria renditet në grupin e vendeve të zhvilluara të OECD-së, ose vendeve anëtare të BE, duke qëndruar në nivelet më të larta përsa i përket imunizimit të fëmijëve.

 

Shqipëria renditet e treta përsa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera.

 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në konkluzionet e studimit të disa organizatave ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë, që e rendisin Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara, veçanërisht për tre nga treguesit më thelbësorë: Vdekshmëria foshnjore, vdekshmëria amtare dhe vdekshmëria në tërësi.

 

Duke bërë publike rezultatet e këtij studimi, të botuar edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, Kryeministri theksoi se këto arritje janë “rezultante e një universi të tërë zhvillimesh pozitive në vend, e shndërrimeve të mëdha që bënë që shqiptarët të vijnë në 100 vjetorin e tyre si një komb kryesisht urban, të shkëputjes me shpejtësi nga varfëria masive, të konsolidimit të sistemit shëndetësor.”

 

Duke përgëzuar punonjësit e shëndetësisë në mbarë vendin, mjekët e infermierët, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë meritë thelbësore në këto arritje, Kryeministri tha se mbajtja e këtij pozicioni shumë të rëndësishëm kërkon "konsolidimin e mëtejshëm të të gjitha shërbimeve shëndetësore". Në këtë drejtim, Kryeministri kërkoi përpjekje edhe më të mëdha në drejtim të fuqizimit të institucioneve rajonale shëndetësore, aty ku është edhe kontakti i parë i qytetarëve me sistemin shëndetësor.

 

Në analizën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Më këtë mbledhje desha të ndalesha në disa tregues të certifikuar tashmë nga institucione ndërkombëtare dhe që janë të një rëndësie kapitale për çdo shoqëri, por në mënyrë të veçantë për një shoqëri të lirë. Tregues më thelbësor, aq sa është edhe vetë jeta, që kanë të bëjnë me vdekshmërinë foshnjore, vdekshmërinë amtare dhe vdekshmërinë në tërësi. Për herë të parë në historinë e vet, Shqipëria, në këta tregues themelor të jetës së një shoqërie, renditet në grupin e vendeve të zhvilluara.

 

Ndër të gjithë treguesit, asnjë tjetër nuk shpreh shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social, gërshetimin e këtij zhvillimi, më shumë se vdekshmëria foshnjore. Shqipëria, për fatin e keq të saj, ka pasur nivele afrikane, por të dikurshme jo të sotmet, se Afrika nuk është më ajo që mendojmë ne. Ndërkohë Shqipëria e sotme ka një mortalitet infantile një shifror. Një arritje historike kjo, për këtë komb e këtë shoqëri. Mortaliteti infantal që e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara është një rezultante e zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social e kulturor të këtij vendi, por është gjithashtu dëshmi e një sistemi të kujdesit shëndetësor efikas. Nuk mund të pretendohet se çdo gjë në këtë arritje është atribut i bluzave të bardha, por, absolutisht, pa rolin e tyre kryesor, kjo arritje është tërësisht e pamundur. Pa përkushtimin dhe eficencën e tyre, pa ndërhyrjen e tyre efikase e të shpejtë, pa punën e tyre edukative me nënat, pa specializimet e tyre në nënfushat, vdekshmëria foshnjore një shifrore nuk mund të arrihet. Ndaj zoti ministër, ata meritojnë përgëzimet më të mëdha, me besimin se ky është vetëm një stacion dhe se ata do ta vazhdojnë betejën për të mbrojtur çdo fëmijë dhe ulur gjithnjë e më shumë këtë indeks, tashmë një shifror.

 

Theksoj sërish se kjo është rezultante e një universi të tërë zhvillimesh pozitive në vend, e shndërrimeve të mëdha që bënë që shqiptarët të vijnë në 100 vjetorin e tyre si një komb kryesisht urban, të shkëputjes me shpejtësi nga varfëria masive, të konsolidimit të sistemit shëndetësor. Por në këtë pozicion, beteja bëhet më e sofistikuar dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme të gjejmë se cilat janë shkaqet reale të vdekjeve të 8 a 9 foshnjave për 1000 mijë lindje, sa prej tyre janë nga anomali kongjenitale të papajtueshme me jetën, cilat prej tyre mund të ndihmohen e të bëjmë të gjitha investimet, gjithçka për të shpëtuar çdo jetë të atyre që vijnë në dritë e meritojnë të jetojnë një shekull.

 

Treguesi i dytë, që i bën nder të madh vendit, shoqërisë, familjes, sistemit shëndetësor shqiptar, është vdekshmëria amtare. Të gjitha vdekjet, secila është më e dhimbshme dhe e zezë se tjera, por ajo e nënë lehonë është pa diskutim më tronditësja. Të duket se jep një jetë, për të dhënë dhe jetën e saj. Shqipëria në këtë tregues shumë të ndjeshëm renditet në vendet nga 1 tek 21. Them 1 në 21, se në vitin 2009, vdekshmëria amtare ka qenë me zero, më vonë ka pasur 5 apo 8 për 100 000, pasi janë dy të dhëna, por e certifikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe e botuar në mediat më prestigjioze të mjekësisë në botë, është se në këtë tregues, Shqipëria lë mbrapa një numër të konsiderueshëm të vendeve më të zhvilluara të planetit. Edhe këtu kemi potencial të madh, pasi përse në një vit ta kemi zero dhe në një vit tjetër 5 apo 8, sipas dy të dhënave. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka, të studiojmë e të parandalojmë çdo shkak. Nuk mund të arrihet kurrë në një tregues të tillë, sepse nuk kanë arritur dot në këtë nivel disa nga vendet më të zhvilluara, pa një përkushtim total ndaj nënës shtatzënë. Fakt është se ne i përkasim atij grupi vendesh me lejen më të gjatë të lindjes e paralindjes, me një seri shërbimesh tërësisht falas, me një rrjet të gjerë konsultimesh, me përkujdesje serioze familjare, shoqërore, mjekësore ndaj nënës shtatzënë dhe veçanërisht në periudhën e përreth lindjes. Në tërësi, lindjet ndodhin në shtëpitë e lindjes. Lindje të pa asistuara nuk ekzistojnë në Shqipëri. Imagjinoni se si dy vjet më parë, në një fshat të zonës së përmbytur të nën Shkodrës, një ekip mjekësor i spitalit të Lezhës asistoi një lindje, duke udhëtuar orë të tëra me varkë e në errësirë të plotë.

 

Edhe ky tregues dëshmon për një tërësi zhvillimesh pozitive në shoqërinë shqiptare, por edhe për një qëndrim krejtësisht të ri dhe një vetëdije shumë më të larta për kujdesin për gruan shtatzënë. Pa mëdyshje, bluzat e bardha kanë meritat e tyre të jashtëzakonshme, sepse pa kontributin, përkushtimin, kujdesin, këshillën e përgjegjësinë e tyre, nuk mundej që Shqipëria të pozicionohej në nivelin që është nga 1 tek 21, duke lënë gjithnjë mbrapa një grup të tërë vendesh ndër më të zhvilluarat. Këto nivele ftojnë për një përpjekje të re të madhe, për të konsoliduar rezultate të tilla, të cilat i bëjnë nder të veçantë këtij vendi. Por nderi është i rëndë. Çdo jetë e shpëtuar është më e madhja që mund të bëjë një familje, një ekip mjekësor, një shoqëri e tërë.

 

Në treguesit e tjerë themelorë është vdekshmëria në tërësi. Në një studim, më i ploti që është bërë ndonjëherë në tërë historinë e mjekësisë dhe që përfshin katër dekada, shqiptarët, në sajë të uljes progresive të vdekshmërisë në dy dekadat e fundit dhe sidomos dekadën e fundit, kanë fatin dhe meritën e madhe të kenë vdekshmërinë totale, për burrat e gratë, më të ulëtën, se të gjitha vendet e tjera ish komuniste. Më të ulëtën se Republika Çeke, Hungaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Ukraina, Rusia. Shqipëria kryeson për mortalitet më të ulët në tërësi global dhe në rast se për burrat, Shqipëria ka një vdekshmëri prej 126 burra për 100 000 banorë, qëndron me një diferencë vetëm me dy vdekje me Finlandën, e cila e ka vdekshmërinë 124 burra për 100 000 banorë, me Portugalinë, e cila e ka vdekshmërinë 121 burra për 100 000 banorë. Edhe ky tregues e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Edhe ky tregues është dëshmia më e sigurt e rritjes së jetëgjatësisë së shqiptarëve, e cila më shumë se çdo gjë tjetër shkurtohet nga incidenca e vdekjeve në 100 000 banorë.

 

Shqipëria renditet në grupin e vendeve të zhvilluara të OECD-së, ose vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke qëndruar në nivelet më të larta përsa i përket imunizimit të fëmijëve. Ne ruajmë sot, një nivel imunizimi pothuaj total, përveç rasteve që kanë kundër indikacione për vaksina të caktuara. Ne kemi ndër nivelet më të larta në botë, prej 98 përqind, të vaksinimit të fëmijëve. Dhe në këtë proces qëndron edhe një nga shkaqet e uljes së ndjeshme të mortalitetit foshnjor.

 

Shqipëria renditet e treta përsa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera, përveçse dy vendeve që ka përpara. Këtu qëndron edhe një nga arritjet më të mëdha të sistemit tonë shëndetësor, i cili, ndonëse përballet me tregun, kërkesat e pasojat e veta, ia ka dalë të mbetet dyer hapur, më shumë se të gjitha sistemet e tjera të planetit, përveç dy vendeve, për qytetarët e vet, t’i dëgjojë, t’i prese e vizitojë. Kjo është absolutisht një vlerë kapitale në këtë sistem, me një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këtë listë janë të paktën 30 a 40 vende me të ardhura për frymë më të larta se ne, por politika e zemrës së dhimbsur, fytyra e njerëzisë e kësaj qeverie ka bërë që të garantohet e të hapen mirë dyert për shërbimin shëndetësor. Unë nuk them se është i përsosur, por është i hapur për çdo qytetar, si për atë që ka, edhe për atë që nuk ka, për këdo. Ka edhe vende të tjera që e kanë falas sistemin shëndetësor, por kjo nuk mjafton. Në sistemin e organizimit, kjo tregon se në Shqipëri radhët janë më të pakta, se në të gjitha vendet e tjera të botës, përveçse dy, tregon se ka një organizim e shpërndarje të shkëlqyer të shërbimit shëndetësor dhe se ka investime serioze në mënyrë që të mos ketë radhë, të cilat jo për operacione, por për analiza, për imazheri masivisht shkojnë edhe muaj të tërë.

 

Natyrisht, mbajtja e këtij pozicioni shumë të rëndësishëm kërkon konsolidimin e mëtejshëm të të gjitha shërbimeve, me të cilat shqiptarët kanë e do të kenë kontaktet e para me sistemin. Sipas këtyre studime, qytetarët shqiptarë janë ata që frekuentojnë më lirshëm sistemin e tyre shëndetësor. Për të ruajtur këtë tregues, për të ruajtur këtë zhvillim me pasoja thellësisht pozitive, është shumë e rëndësishme që të investohet gjithnjë e më shumë në rajonizimin, në institucionet rajonale, në laboratorë, në imazheri dhe në çdo gjë tjetër, në mënyrë që të mos ketë përqendrime të mëdha e si pasojë radhë.

 

Zoti ministër, këto ditë një informaticien na demonstroi një program për bashkëpunimin për regjistrimin e pronave midis noterisë dhe zyrës së regjistrimit të pasurisë. Ky zotëri, një djalë i talentuar, kishte dëshmuar vëmendje të veçantë që programi i tij të luftonte korrupsionin dhe ku bëhet tjetër mikro korrupsioni se në radhë. Në këtë program, i pari që vinte nuk mund të spostohej kurrë, por institucioni ishte i detyruar t’i kthente përgjigje të parit, në mënyrë që të shqyrtonte të dytin e kështu me radhë. Ndaj ne duhet të shohim në këtë drejtim, ndonëse është e pamundur që të ketë zero radhë. Askurrkund nuk ekziston kjo. Por duhet ta dixhitalizojmë radhën në mënyrë të atillë që askurrkush, për asnjë meritë, të mos mund ta thyejë atë. Unë jam i bindur se kjo do të ketë impakt shumë pozitiv në shërbimin ndaj qytetarëve. Zotëria që na demonstroi programin e kishte bërë për pronën, që është shumë e dhimbshme, por jeta është edhe më e dhimbshme dhe e dashur. Kështu që ne duhet të studiojmë të gjitha prenotimet që bëhen dhe qytetarët ta kenë të garantuar. Natyrisht, ai që e do pa radhë, mund të shkojë në spitalet private, të cilat, kudo në botë, funksionojnë me mekanizma të tjerë. Ndërsa sektori publik garanton qëndrim të njëjtë, pa diskriminim ndaj qytetarëve dhe pa nevojë për ryshfete apo ndërhyrje të tjera.

 

Ka edhe një seri treguesish të tjerë dhe ju siguroj se këto tregues veçse frymëzojnë për të lartësuar më tej punën e një grupi të gjerë mjekësh e infermierësh që kanë kualifikime ndër më të lartat, që realizojnë ndërhyrje ndër më të vështirat, që disponojnë mjete ndër më modernet, por që kanë edhe shumë për të bërë, në mënyrë që të ngrenë çdo sektor në lartësinë e kohës. Këto kohë funksionon telemjeksia që do të thotë se e sëmuri kudo që të ndodhet, në Tropojë apo Kolonjë, në Delvinë apo Malësi të Madhe, të mund të marrë mendimin më të avancuar të kohës, të profesorëve më të shuar, në Shqipëri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo qendra të tjera. Natyrisht, kjo është një arritje e jashtëzakonshme, por kërkon që mjekët tanë të kenë ambicie për të kërkuar mendimin dhe debatuar me kolegët e tyre në Europë e në botë. Ky është vetëm njëri aspekt, por shumë i rëndësishëm që  mund të ndikojë në mënyrën më të fuqishme në diagnozë dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se të marrësh diagnozën e duhur aty, ku të ndodh sëmundja. Aspekte të tjera janë procedurat standarde që ekzistojnë dhe ne duhet të ndjekim procedurat më të avancuara në trajtimin e sëmundjeve më të shpeshta.

 

Unë besoj se këto arritje do të jenë një frymëzim i madh për të gjithë bluzat e bardhë të këtij vendi, mjekët e infermierët, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore, që kanë meritën palcore në këto arritje të një rëndësie jetike për shoqërinë dhe vendin.”


04/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave