Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Shqipėria dhe Hungaria, vullnet pėr njė stad tė ri nė marrėdhėniet midis dy vendeve
 

Kryeministri Berisha njohu sot, anëtarët e qeverisë me vizitën që zhvilloi në Hungari, në datat 19-20 mars.   

 

Duke i shprehu mirënjohjen mikpritësve të tij, për pritjen tepër të ngrohtë dhe vullnetin e fortë për intensifikimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, Kryeministri në fjalën e tij u shpreh:

 

“Dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Kryeministrit Viktor Orban, Presidentin Pal Schmitt, Kryetarit të Parlamentit László Kövér dhe ministrit të Jashtëm János Martonyi, për mikpritjen jashtëzakonisht miqësore e të ngrohtë gjatë vizitës dy ditore në Hungari, në këtë vend mik, për ndjenjat e tyre thellësisht miqësore që dëshmuan ndaj meje e shqiptarëve.

 

Në të gjitha këto takime spikati vullneti i hekurt për të zhvilluar e konsoliduar më tej një miqësi që daton në kohërat më të hershme, në luftërat e përpjekjet e përbashkëta të dy kombeve tona, për liri, dinjitet e qytetërimin perëndimor. Miqësi e lidhur me një eveniment madhor në jetën e këtij kombi. 100 vjet më parë, në nëntor të vitit 1912, zyrtarë ndër më të lartët e Perandorisë Austro-Hungareze, Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri i Jashtëm Berchtold do të mbështetnin fuqishëm Ismail Qemalin, për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe faktikisht do t’i krijonin të gjitha mundësitë e kushtet që të arrinte sa më parë me këtë lajm e të ngrinte flamurin në Vlorë në më pak se dy javë, siç edhe ndodhi.

 

Mbretëresha Geraldinë, e cila mbetet edhe diamanti në kurorën e marrëdhënieve midis dy kombeve e vendeve tona, bijë e një familjeje fisnike ndër më të njohurat në Hungari, por edhe me lidhje të mëdha në botë - ish presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës Richard Nixon ka qenë kushëri i saj - zgjodhi Shqipërinë dhe asnjë vend tjetër, për t’u rikthyer atëherë kur pati mundësi.

 

Në 20 vjet, Hungaria i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe Shqipërisë në të gjitha proceset: në anëtarësimin në NATO, në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ka qenë një nga vendet kryesore në NATO që me territoret e saj ka lehtësuar edhe veprimet e Aleancës për çlirimin e Kosovës dhe një nga vendet e para që ka njohur Kosovën.

 

Në të gjitha bisedimet, ne ramë dakord të bëjmë gjithçka që marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve politike. Ramë dakord që të bëjmë gjithçka për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e arsimit, të bujqësisë, turizmit, kulturës etj.. U firmos gjithashtu edhe marrëveshja për hapjen e katedrës së albanologjisë.

 

Dua t’ju informoj se udhëheqja politike, Kryeministri Orban, Presidenti Schmitt, Kryetari i Parlamentit Kövér, ministri i Jashtëm Martonyi, me vendosmëri të madhe mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë presidencës së BE-së, kryeministri Orban i dërgoi kolegëve të tij, një memorandum për Ballkanin, në të cilin mbështeste fuqishëm perspektivën europiane të secilit prej vendeve ballkanike.

 

Edhe një herë dua t’u shpreh mirënjohjen më të thellë për mikpritjen dhe vullnetin që treguan për një stad të ri në marrëdhëniet midis dy kombeve e vendeve tona. U ra dakord të punohet në të gjitha nivelet. Edhe dy kryeqytetet do të kenë një bashkëpunim intensiv.”

 



21/03/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave