Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Zotimi ynė i ri: Internet me ēmimin mė tė ulėt!
 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se së shpejti qytetarëve shqiptarë do të mund t’u ofrohet shërbimi i internetit me çmimin më të lirë. Për arritjen e kësaj, Kryeministri tha se qeveria, duke respektuar interesat e qytetarëve shqiptarë, do të bëjë gjithçka, që t’u mundësojë atyre ofrimin e internetit me çmimin më të ulët dhe falas edhe në 1200 pika të reja, krahas 510 zyrave postare në vend.

 

Pasi shprehu kënaqësinë që, sipas të dhënave të fundit të AKEP, se për shkak të uljes së ndjeshme të çmimeve, telefonia mobile dhe komunikimi përmes saj është rritur me 184 përqind, Kryeministri deklaroi se qeveria shpreh keqardhjen për çmimin, me të cilin ju shitet sot, qytetarëve shqiptarë, interneti, por ajo po merr masa dhe me shpejtësi do të bëjë që ata ta blejnë atë, me çmimin më të ulët në Europë. Kryeministri njoftoi se Posta Shqiptare do të  kontraktoi sasinë e nevojshme të internetit, të cilën do t’ia ofrojë kompanive të tjera, me çmimet më të ulëta.  “Ky - theksoi Kryeministri - është një tjetër zotim i yni, për Shqipërinë në moshën dixhitale!”

 

Duke e trajtuar si çështjen kryesore të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri u shpreh:

 

“Në vëmendjen tuaj, zotërinj ministra dhe të qytetarëve shqiptarë dua të sjell faktin se dy vite më parë, po këtu, në këtë mbledhje, ne shprehëm shqetësimin serioz për çmimet e larta, me të cilat përballej qytetari shqiptar në komunikimin e tij. Këto çmime, për të mos i quajtur stratosferike, ishin më të lartat në rajon, me gjithë uljen progresive që kishin pësuar që nga viti 2005 deri në vitin 2010. Por edhe pse këto ulje kanë qenë reale, ato sërish nuk ishin përgjigja e merituar apo afër kostos e vlerës.

 

Dje, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare informoi shqiptarët se sot, ata flasin e komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon, pra, u arkivua ajo që u njoh si e famshmja dhe famëkeqja kërkesë “më bëj një zile” apo më shkurt “më bëj një cërr-cërr”, që tani u zëvendësua me “ciu-ciu”, por për fat kjo nuk ua prek xhepat qytetarëve. Është faktuar se ka një rënie të ndjeshme të çmimit, çka do të thotë një kursim të ndjeshëm nga qytetarët shqiptarë, të cilët flasin sot, me një çmim krejtësisht tjetër dhe se telefonia mobile në Shqipëri është rritur në nivelet më të larta që mund të ekzistojë, 184 përqind nga 140 përqind vitin e kaluar. Në mesatare po shkon pothuaj dy telefona për person.

 

Ajo që është bërë me telefoninë mobile është arritje e madhe, por tani ne duhet të synojmë çmime të ulëta në ofrimin e internetit. Shumë shpejt, gjatë muajve që vijnë, ne do ta bëjmë realitet që t’i ofrojmë shqiptarëve, internet me çmimet më të ulëta në Europë. Nuk do të ketë një vend të dytë, pavarësisht nga madhësia dhe niveli i zhvillimit teknologjik të tij, që ta ofrojë më lirë internetin, se në Shqipëri. Qeveria nuk ndërhyn në treg. Ajo respekton tregun, por respekton edhe interesat jetike të qytetarëve të saj. Fakti është fakt dhe çmimet e internetit janë të pamerituara. Ne nuk përcaktojmë çmimet, por do të bëjmë gjithçka që qytetarët e këtij vendi ta marrin internetin me çmimin më të ulët dhe se ata do të kenë internet falas edhe në 1200 pika të tjera. Ky është një tjetër zotim i yni, për Shqipërinë në moshën dixhitale! Sot, shqiptarët kanë kompjuter në xhep. Ata duhet të kenë edhe internet me çmimin më të leverdishëm. Qeveria shpreh keqardhjen për çmimin, me të cilin ju shitet sot, qytetarëve shqiptarë, interneti, por ajo po merr masa dhe me shpejtësi të madhe do të bëjë që ata ta blejnë atë, me çmimin më të ulët në Europë, ose ta kenë falas përveçse në 510 zyrat postare në vend, edhe në 1200 pika të tjera. Kjo është e domosdoshme, në mënyrë që të shfrytëzohet sa më shumë e më gjerësisht universi virtual, një botë që ecën me shpejtësinë më të madhe. Ndaj dua të theksoj se Posta Shqiptare do të konkretizojë së shpejti kontraktimin e sasive të internetit që u nevojitet shqiptarëve dhe do t’ua ofrojë atë, kompanive të tjera, me çmimet më të ulëta që ekzistojnë.

 

Në sajë të konkurrencës të lirë e të ndershme mund të bien edhe më tej çmimet e telefonisë, që, për hir të realitetit, kanë rënë, si dhe  ridimensionohet në një shkallë të jashtëzakonshme përdorimi i internetit për të gjitha shërbimet që ai ofron, përfshi komunikimin intensiv në rrjetet sociale, si Facebook, Twitter etj.. Ato janë quajtur rrjete sociale, por e kuptoni, të bësh ‘ciu-ciu’ me zë korbi, vetëm sa i lëndonin ata. Të thuash politikë çdo ditë në ‘ciu-ciu’ nuk shkon, megjithatë, çdo njeri në këtë vend është i lirë të zgjedhë mënyrën e tij të komunikimit. Unë do të vazhdoj të komunikoj direkt me qytetarët, kudo. Në momentin që do imagjinoj se duhet të futem në një strehë të padukshme, kjo do të thotë se kam probleme serioze me veten.”


06/03/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave