Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave mban njė minutė heshtje nė nderim tė kujtimit tė Kapiten Feti Vogli
 

Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit Berisha, mbajti sot në hapje të mbledhjes së tij, një minutë heshtje në kujtim e nderim të Kapiten Feti Vogli, efektiv i kontingjentit “Eagle 4” në Afganistan, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar. 

 

Duke ftuar anëtarët e qeverisë për të nderuar me një minutë heshtje Kapiten Feti Voglin, Kryeministri Berisha tha:

 

“Dy ditë më parë, në Kandahar, ra në krye të detyrës një komando i njësisë sonë luftarake, Kapiten Feti Vogli dhe mbetën të plagosur dy komando të tjerë, komandos shqiptar Aleksandër Peci dhe tjetri, një ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të dy komandove të plagosur në këtë ngjarje, unë ju ftoj ju të nderojmë me një minutë heshtje Kapiten Feti Voglin, që ra si burrat në krye të detyrës, në një mision sa njerëzor, aq edhe hyjnor, pasi paqja është edhe kushti më themelor i jetës dhe zhvillimit. Ai ra në një vend mik, ku, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shqipëria ka një prezencë për frymë ndër më të lartat. Rënia e Kapiten Feti Voglit shton detyrimin tonë për të bërë gjithçka për paqen në këtë vend, i cili ka një rëndësi shumë të veçantë për sigurinë në Europë e në botë. Le të nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e veprën e ndritur të Kapiten Feti Voglit.”



22/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave