Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 96 pėrqind e zonave janė jashtė emergjencės. Kujdes nė zonat me tendencė pėr ortekė!
 

Kryeministri tha sot, në mbledhjen e qeverisë se 96 përqind e zonave nga Leskoviku në Vermosh janë jashtë emergjencës, në rrafshin e komunikimit, e krijuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, por qeveria do të vazhdojë të mbajë në vëzhgim të plotë situatën, veçanërisht në zonat me rrezikshmëri për krijimin e ortekëve, me fillimin e shkrirjes së dëborës. Kryeministri përsëriti thirrjen për evakuimin e banorëve në zonat me tendencë për pasjen e ortekëve. “Ne do të bëjmë gjithçka për jetën”, u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri siguroi gjithashtu, se Komiteti i Emergjencës Civile ka të gjithë potencialin për të ndihmuar çdo familje, kudo që të ndodhet, me kushtin e vetëm që kjo të jetë kërkesë zyrtare nga kryeplaku që e njeh situatën, kryetari i komunës dhe autoritete lokale.

 

Kryeministri dha një paraqitje të situatës në zonat e përfshira në hartën e emergjencës civile, duke u ndalur veçanërisht në urgjencat mjekësore, hapjen e rrugëve dhe vendosjen e komunikimit tokësor me qendrat e komunave dhe furnizimin me ushqime. Në këtë prezantim, Kryeministri tha:

 

“Dy javët e fundit, vendi u përfshi nga një mot i madh. Reshjet e mëdha të borës në disa rrethe e qendra, si në qytetin e Pukës, arritën në 2.7 metra trashësi, në Bajram Curri mbi 2.5 metra dhe në zona të tjera me radhë. Këto reshje, të papara të paktën që prej 27 viteve të fundit, por në ndonjë vend edhe më gjatë, u shoqëruan me temperature vende-vende polare, shumë të ftohta.

 

Qeveria vendosi në datën 7 shkurt, para rënies së reshjeve të mëdha, të krijoi Komitetin e Emergjencës Civile dhe në harkun kohor të një jave, në situatën e krijuar, qeveria vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës civilefatkeqësi natyrore, në qarqet e verilindjes dhe juglindjes së vendit.

 

Me shpejtësi pothuaj të rrufeshme u gjetën të bllokuara 106 komuna e bashki, me rreth 800 mijë banorë. Në këto kushte, Komiteti përpunoi një plan veprimi të saktë e të përpiktë. Plan, i cili synonte, para së gjithash, të shpëtonte jetët njerëzore, duke garantuar ndihmën e përshtatshme mjekësore për çdo rast urgjence, por edhe duke marrë masa për të parandaluar humbje jetësh nga ortekët, në zona të njohura për të tilla. Autoritetet vendore, kryetarët e komunave e të bashkive, komunitetet lokale, të gjitha agjencitë e pushtetit qendror në rrethe, së bashku me Komitetin e Emergjencës u angazhuan e ndërmorën operacionin më të gjerë në historinë e vendit, si në shtrirje, ashtu edhe në intensitet. Ky operacion bëri të mundur që të ndihmohet çdo qytetar në gjendje emergjence, në cilëndo pikë të vendit që ndodhej. U organizua ndihma mjekësore dhe u bë transporti me dhjetëra e dhjetëra fluturime me helikopterë, në rrethana moti ndër më të vështirat, rrethana vërtet pothuaj të papërballueshme dhe aty ku ishte e pamundur që urgjenca të merrej me helikopter, u bë transporti me mjete të tjera. Kështu që as edhe një njeri i vetëm nuk mbeti pa u transportuar drejt qendrave shëndetësore. Ky është rasti për të shprehur mirënjohje të thellë në emër të qeverisë, në radhë të parë, ndaj të gjithë atyre që u angazhuan me kaq përkushtim e eficencë në urgjencat mjekësore: pilotët, qytetarët, ekipet mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, të Emergjencës Civile, të cilët bënë që kjo situatë e rëndë emergjence të kalojë me një viktimë, e lidhur direkt me hipoterminë, ndërkohë që në Europë pati mbi 560 viktima. Sikundër bënë të mundur që në të gjitha qendrat shëndetësore të dërgohen paketa me të gjithë gamën  ilaçeve për të sëmurët kronikë, por edhe për emergjencat akute.

 

Ajo që është më e jashtëzakonshme është lëvizja në një kohë rekord i milionave metër kub dëborë, nga një rrjet rrugor që në tërësinë e tij, duke përfshirë rrugë kombëtare, rrugë rurale dhe rrugë komunale, kalonte mbi 5 mijë kilometra.

 

Sot ka vetëm një numër shumë të kufizuar komunash të bllokuara në Alpe dhe e vërteta është se dy-tre prej tyre për shkak të sasisë së reshjeve, jo vetëm të këtij dimri, por edhe të dimrave të zakonshme, e kanë të përvitshme disa metra trashësinë e dëborës në segmente të caktuara, praktikisht e pamundur që të hapen, por që furnizohen në mënyra të tjera. Pra, de facto mbi 96 përqind e këtij territori që shtrihej nga Leskoviku në Vermosh është jashtë emergjencës, në rrafshin e komunikimit. Por gjendja do të vazhdojë. Qeveria do ta mbajë duke vëzhguar çdo orë e çdo ditë hapjen e mëtejshme të rrugëve, kryesisht, të fshatrave për në qendër të komunës, si dhe përkujdesjen, sepse edhe shkrirja e borës është një moment që favorizon ortekët. Thirrja ime është përsëri për këto zona, ku dihet tendenca, të bëhet  evakuimi i popullatës, pasi kjo është një situatë mesa duket jo shumë e zgjatur, edhe pse do të ketë reshje, por jo në të njëjtën shkallë. Do të bëjmë gjithçka për jetën.

 

Po ashtu, janë shpërndarë në kohë, qindra e qindra ton ndihma. Të gjitha në përputhje me kërkesat e kryetarëve të komunave, kryepleqve të fshatrave dhe ky Komitet ka të gjithë potencialin për të ndihmuar çdo familje, kudo që të ndodhet, me kushtin e vetëm që kjo të jetë kërkesë zyrtare nga kryeplaku që e njeh situatën, kryetari i komunës dhe autoritete lokale.”


22/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave