Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha garanton furnizimin me energji elektrike, pavarėsisht ēmimit
 

Kryeministri Berisha siguroi sot, se qeveria do të bëjë gjithçka për furnizimin me energji elektrike, pavarësisht çmimit, duke iu përmbajtur parimit të përhershëm të saj se çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj.

 

“Këto muaj, - u shpreh Kryeministri - kanë qenë muajt më të vështirë në historinë e vendit për sistemin energjetik. Por, pavarësisht nga kjo, energjia nuk është ndërprerë qoftë edhe një minutë për mungesë të saj, është ndërprerë për defekte teknike.”

 

Kryeministri, duke bërë në mbledhjen e qeverisë një përmbledhje të situatës hidroenergjetike në vend, tha se situata mbetet e pandryshuar në kaskadën e Drinit, e cila ndodhet në nivelet më të ulëta dhe se “do të vazhdojmë të blejmë energji”.

 

“Në çdo rast, - theksoi Kryeministri - ne jemi të gatshëm të çojmë edhe buxhetin në parlament, për të gjitha shkurtimet e nevojshme, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që energjia, që e konsiderojmë njëlloj të rëndësishme si bukën, ujin dhe medikamentet, të mos mungojë.”

 

Kryeministri, duke iu përgjigjur pretendimeve të atyre që i quajti “kasandrat që parashikojnë krizë të trefishtë: katastrofë nga bora, katastrofë nga energjia, katastrofë nga përmbytja”, theksoi se “në asnjë rrethanë nuk është mirë të ndjellësh të keqen, të rrahësh gjoksin me fatkeqësinë”. Kryeministri garantoi se qeveria ka plane dhe është gjithnjë e përgatitur për emergjenca. “Qeveria e ka dëshmuar qartë shkallën e lartë të përgatitjes për emergjenca dhe ka përballuar emergjenca nga më seriozet. Urojmë që asnjë prej tyre të mos vijë, por, natyrisht, ne mbetemi të përgatitur për një reagim maksimalisht të shpejtë, të mundshëm, ndaj tyre.”

 

Më poshtë fjala e Kryeministri lidhur me situatën energjetike në vend:

 

“Këto muaj kanë qenë muajt më të vështirë në historinë e vendit për sistemin energjetik. Por, pavarësisht nga kjo, energjia nuk është ndërprerë qoftë edhe një minutë për mungesë të saj, është ndërprerë për defekte teknike. Unë jam i vetëdijshëm se ka fshatra si në Valbonë, Shalë, Shoshë, Vermosh, Lekas, Qarrishtë e zona të tjera që kanë vuajtur ditë të tëra për energji, por kjo në mënyrë absolute nuk ka ardhur për mungesë të energjisë. Në tërësi, funksionimi i furnizimit me energji ka qenë një rrethanë lehtësuese nga më kryesoret për kapërcimin e kësaj situate. Por qytetarët duhet ta dinë se thatësira e tej zgjatur i ka imponuar qeverisë të marrë fonde nga kontigjenca e të ndihmojë entin e energjisë, për të siguruar energjinë e nevojshme. Parimi ynë është një dhe i pandryshueshëm: Çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj. Çka do të thotë se ne nuk pranojmë të lëmë vendin as edhe një minutë pa energji për shkak të çmimit.

 

Në fakt, javën që kaloi pati një moment pothuaj kritik në rajon, jo në Shqipëri, kur vende shumë të rëndësishme për tregun energjetik, si në prodhim, ashtu edhe në transmetim, vendosën të bllokojnë linjat e transmetimit, të bllokojnë eksportin, në interesin e tyre kombëtar, për të garantuar furnizimin me energji të vendeve të tyre dhe jo me qëllim të dëmtojnë të tjerët. Kjo mund të krijonte një problem të madh, por e vërteta është se KESH dhe CEZ, të dyja këto sipërmarrje, kishin të garantuar, të prenotuar, energjinë e muajit shkurt, ndaj ajo nuk mungoi. Tani duket se do të ketë një lehtësim në këto vendime që morën vendet fqinje, për të bllokuar transmetimin dhe eksportin e prodhimit të tyre. Nuk është se kemi një situatë të ndryshuar në kaskadën e Drinit, por ne do të vazhdojmë të blejmë energji. Në çdo rast, ne jemi të gatshëm të çojmë edhe buxhetin në parlament, për të gjitha shkurtimet e nevojshme, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që energjia, që e konsiderojmë njëlloj të rëndësishme si bukën, ujin dhe medikamentet, të mos mungojë.

 

Ka një përmirësim të situatës. Nuk mund të thuhet se këto sasi reshjesh do mund të mbushin liqenet, pasi ato janë pothuajse ‘buzë vdekjes’, në realitet në nivelet më të ulëta, por, natyrisht, janë të konsiderueshme dhe me shkrirjen e borës ndryshojnë në mënyrë të padiskutueshme situatën hidroenergjetike në vend. Kasandrat që parashikojnë krizë të trefishtë: katastrofë nga bora, katastrofë nga energjia, katastrofë nga përmbytja, u them se nuk është mirë, në asnjë rrethanë, të ndjellësh të keqen, nuk është mirë, kurrë, të rrahësh gjoksin me fatkeqësinë. Qeveria ka pasur plane dhe është gjithnjë e përgatitur për emergjenca. Kjo qeveria e ka dëshmuar qartë shkallën e lartë të përgatitjes për emergjenca dhe ka përballuar emergjenca nga më seriozet. Urojmë që asnjë prej tyre të mos vijë, por, natyrisht, ne mbetemi të përgatitur për një reagim maksimalisht të shpejtë, të mundshëm, ndaj tyre. Emergjencë do të thotë në radhë të parë, të shpëtosh njerëzit. Ky është reagimi i parë. Ndaj quhen edhe operacione kërkime e shpëtimi. Ushtria ka arritur sot në një shkallë të shkëlqyer përgatitjeje, për të përmbushur detyrimet e saj civile, në kohë paqeje, në vendin e vet. Reagimi i saj ndaj të gjitha fatkeqësive natyrore e të tjera ka qenë nga më eficentet. Po kështu, policia, emergjenca civile.”


22/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave