Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Gazsjellėsi TRANSADRIATIK dhe gazifikimi i vendit, projektet e ardhme mė madhore energjetike
 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e qeverisë, se qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë gjithçka për suksesin e projektit të gazsjellësit TRANSADRIATIK, që kalon në Shqipëri. Kryeministri pohoi se vendimi i fundit i konsorciumit Shah Deniz rrit shanset e projektit TAP, për të qenë projekti fitues për të sjellë gazin nga fusha e gazit  Shah Deniz 2, në Europën Perëndimore.

 

“Këto ditë, konsorciumi Shah Deniz ka marrë një vendim, i cili rrit shanset e gazsjellësit TRANSADRIATIK si fitues i njërës prej fushave më të mëdha të gazit në Europë, që është Shah Deniz 2. Përzgjedhja nuk është bërë ende. Unë i kam parë titujt e gazetave, por përzgjedhja është një proces që finalizohet më muajt që vijnë. Ne jemi të vendosur e të përgatitur të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij projekti, në rast se konsorciumi Shah Deniz 2 e zgjedh këtë si projektin më të mirë, për të sjellë gazin e Kaspikut dhe më vonë, edhe më tutje, atë azer e më vonë më tutje, në Europën Perëndimore,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri tha se projekt madhor i qeverisë shqiptare në vitet e ardhshme do të jetë gazifikimi i vendit, për realizimin e të cilit pritet së shpejti të ngrihet një komitet i posaçëm.

 

“Ne – tha Kryeministri - jemi i vetmi vend në Europë pa gaz. Shumë shpejt, ne do të ngremë një komitet për gazifikimin e vendit. Gazifikimi i Shqipërisë është një kusht themelor për zhvillimin e vendit, është kusht themelor për të përballuar nevojat në rritje të papërmbajtshme energjetike të vendit. Ndaj cilido që të jetë burimi i gazit që ne do të sigurojmë, projekt ndër më madhorët për vitet që vijnë, në mandatin tjetër, do të kemi gazifikimin e Shqipërisë. Do të fillohet nga puna dhe urojmë e shpresojmë që të vendoset për këtë projekt. Sikundër, pavarësisht nga ky vendim, gazifikimi është jetik për zhvillimin e vendit.”  



22/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave