Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Organizohet konferenca e dytė kombėtare pėr shoqėrinė e informacionit me temė: “Pėrmirėsimi i shėrbimeve publike pėr qytetarėt dhe bizneset nėpėrmjet qeverisjes elektronike”
 

Ministri për Inovacionin dhe TIK me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri organizuan sot në hotel Sheraton, konferencën e dytë kombëtare për shoqërinë e informacionit të fokusuar në përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet qeverisjes elektronike. Në konferencë i pranishëm ishte edhe Kryeministri i vendit z. Sali Berisha dhe Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Ambasadori Ettore Sequi. Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës elektronike dhe shërbimeve elektronike në Shqipëri”.

 

Kryeministri Berisha tha sot se digjitalizimi është një proces jetik në  transformimin e Shqipërisë në vend të zhvilluar, të integrimit të tij në Bashkimin Evropian dhe më efikasi në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo gjatë fjalimit të tij falenderoi Delegacionin e Bashkimit Evropian, për ndihmën e dhënë me anë të këtij projekti, dhe gjithë donatorët e tjerë që kanë kontribuar këto vite në zhvillime të rëndësishme në vend, për qeverisjen elektronike dhe më gjerë për zhvillimin e një shoqërie të informacionit.

 

Duke përmendur disa nga rezultatet e qeverisjes elektronike në Shqipëri Ministri Pollo informoi se “Në godinën e AKSHI-t, po ndërtohet dhe është në përfundim Datacenter Qendror, me standarde të larta të hapësirës, të kushteve për serverat. Kjo qendër do të shërbejë që të gjithë shërbimet online të jenë të qendërzuara, në mënyrë që jo çdo ministri/agjenci mund të ketë serverin e vet, pasi kjo do të ishte një shpenzim i panevojshëm dhe i vështirë, duke e kthyer AKSHI-in në një nga operatorët kryesorë të shërbimeve elektronike. AKSHI, -vijoi Ministri Pollo, - gjithashtu po punon, duke shqyrtuar opsionet, për instalimin e një private cloud të qeverisë, paralelisht me zhvillimin e dokumentit politik përkatës, që do të mundësojë kuadrin ligjor të këtij aplikimi, dhe duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para në rajon me një aplikacion të tillë.

 

Ministri Pollo gjatë fjalës së tij përmendi edhe projektin e gjurmueshmërisë  i cili do t’i mundësojë çdo qytetari apo biznesi që aplikon në një zyrë shtetërore  të ndjekë on line ecurinë e aplikimit deri në përgjigjen zyrtare.

 

Qeverisja elektronike dhe ofrimi i shërbimeve qeveritare, nëpërmjet internetit, megjithëse kanë filluar pak vite më parë, përbëjnë një motorr të fuqishëm të progresit në mbarë botën. Ato tashmë janë bërë tashmë një realitet i prekshëm në Shqipëri, duke përmirësuar jetën e qytetarëve, duke kursyer kohën dhe energjitë, duke rritur eficiencën dhe kursyer burime financiare, si dhe duke rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në qeverisje.

 

Disa nga rezultatet e qeverisjes elektronike në Shqipëri përmendim:

 

·      Implementimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Licencimit të bizneseve QKR dhe QKL,

·      Sistemi i prokurimit elektronik,

·      Digjitalizimi i regjistrit civil të shtetasve,

·      Sistemi online i tatim-taksave,

·      Sistemin online doganor,

·      Implementimi me sukses i programit të e-Kabinetit, i cili po shtrihet në e-Aktet, e-Parlament, e-Presidencë dhe në  Fletoren Zyrtare, për të mbyllur kështu gjithë qarkun legjislativ.

·      Një rast tjetër suksesi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit (AKSHI) me drejtorinë e Transporteve, ka qenë aplikimi për të regjistruar automjetet online, shërbim ky që lidhet dhe me një nga produktet e këtij projekti. 

·      Pjesë e këtij projekti ishin dhe draftimi i kuadrit të nevojshëm ligjor për implementimin e interoperabilitetit, menaxhimit të dokumentave elektronikë, për shpërndarjen e shërbimeve të qeverisjes elektronike, si dhe disa drafte për mënyrën e funksionimit të tyre, disa analiza për ligjin për arkivën, ligjin për nënshkrimin elektronik dhe dokumentin elektronik, etj..

 

 


21/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave