Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ēelet BizTech Tirana 2012 - Panairi i parė i teknologjive pėr biznesin
 

Sot për të parën herë u çel në Tiranë, hotel Sheraton, panairi i parë ndërkombëtar i teknologjive për biznesin, BizTech Tirana 2012. Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo preu shiritin e inagurimit.

 

Ndër të tjera Ministri Pollo tha në fjalën e tij përshëndetëse: “Jam shumë i kënaqur që edhe në Tiranë, pas evenimenteve në vendet fqinjë Kosovë dhe Maqedoni, Leoron events, organizoi panairin e parë teknologjik. Ne vizituam stendat e kompanive pjesëmarrëse në këtë event dhe disa ishin firma globale, disa rajonale, disa shqiptare, por të gjitha këto kategori të marra së bashku janë dëshmia e një rritje dinamike, si dhe e një ndërthurjeje rajonale dhe globale që është tipike në botë sot, por më shumë se për çdo sektor tjetër është në sektorin e teknologjisë së informacionit e të komunikimit. Dhe te ne kjo ka ndodhur në kohën e duhur, kur ky sektor po përjeton një dinamizëm të veçantë, të kondicionuar nga zhvillime botërore, por edhe të inkurajuar nga politika të qeverisë shqiptare, të iniciuara vite më parë, zhvillimi i Shqipërisë vend i zhvilluar dhe i Shqipërisë Digjitale. Jemi një vend me popullsi në moshë të re, të prirur nga inovacioni dhe jemi një vend që politikat qeveritare, si përmes legjislacionit, ashtu edhe përmes digjitalizimit të shërbimeve qeveritare online përmes website-eve interaktive, ka dhënë një nxitje të jashtëzakonshme këtij tregu. Kjo është bërë nëpërmjet specialistëve tanë të IT të kualifikuar, numri i të cilëve po shtohet dhe vetëm vitin e kaluar u pranuan mbi 4000 studentë në degë universitare të TIK. Përvoja më e përparuar dhe praktika më e mirë është ajo që çon çdo vend përpara, një gjë e tillë është e mundur kur shkëmbehen përvojat, kur njerëzit bëhen bashkë, në raste të tilla si panairi i teknologjisë dhe unë falenderoj organizatorët për realizimin e këtij eventi. Jam i bindur që edhe kompanitë pjesëmarrëse do të mbeten të kënaqur nga ky event.”

 

Panairi BizTech u orientua nga informimi i sektorit të biznesit për tendencat më të reja të cloud computing”, që sjell përparësi të shumta për çdo biznes, por parasëgjithash zvogëlim të shpenzimeve financiare, si dhe krijimi i mundësisë së njohjes së komunitetit të biznesit shqiptar me bizneset më të avancuara në botë për TIK dhe aplikacionet softuerike.

 

BizTech Tirana 2012 u organizua nga Leoron Group, kompani nga Dubai, e specializuar për organizime të evenimenteve të biznesit, me zyra rajonale në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.

 

Në BizTech Tirana 2012 ishin të pranishëm kompanitë më të mëdha ndërkombëtare dhe vendase të sektorit të teknologjive informative si: Microsoft, HP, Mellon Solutions, Verso, Seavus, Ekonet, SDC, të cilët prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre më të reja kushtuar shfrytëzuesve të biznesit. Gjithashtu, prezantime të drejtpërdrejta realizuan kompani të sektorëve të ndryshëm, si banka por edhe agjenci shtetërore si AIDA, të cilët paraqitën përvojat e tyre praktike nga aplikimi i “cloud computing-ut”.

 

Panairi u organizua në Maqedoni, Shkup më 6-9 shkurt, në Kosovë, Prishtinë nga datat 9-10 shkurt, si dhe në Tiranë, event që do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, 14 shkurt 2012.

 


13/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave