Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ngrihet Komiteti ndėrministror pėr pėrballimin e emergjencės nė zona tė ndryshme tė vendit, nga reshjet e dendura tė dėborės
 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ngritjen e Komitetit ndërministror për përballimin e emergjencës së krijuar si pasojë e situatës në zona të ndryshme të vendit nga reshje e dendura të dëborës.

 

Komiteti ndërministror i emergjencës kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij janë drejtues të institucioneve të tjera, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit.

 

Kryeministri kërkoi përcaktimin që në mbledhjen e parë të tij, të planit të veprimit e masave të nevojshme, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara nga bora.

 

“Komiteti duhet të ndjekë 24 orë në 24 situatën në zonat e izoluara nga bora. Vërtet në disa zona bora nuk arrin më shumë se një metër, por ka fshatra e lagje, ku ajo arrin dy e më shumë metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në funksion të ndihmës ndaj tyre, në radhë të parë, emergjencës shëndetësore, së dyti, furnizimeve të mundshme, duke qenë në kontakt me kryetarët e komunave. Dy ditët që vijnë, sipas parashikimeve të meteorologëve, pritet të jenë diçka më të qeta dhe këto ditë të shfrytëzohen për ndërhyrje intensive në të gjitha akset kombëtare, sepse pas këtyre ditëve janë parashikuar sërish ditë të tëra me reshje dëbore në zonat e borës dhe shi në zona të tjera. Komiteti emergjencës duhet të bëjë mbledhjen e tij të parë sot dhe duhet të vendosë për masat dhe planin e veprimit, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë banorëve të këtyre zonave, në të katër anët e vendit, sepse e gjithë Shqipëria, përveç Ultësirës Bregdetare, është e mbuluar me borë, natyrisht, ka zona ky sasia e borës është shumë e madhe.”

 

Një vëmendje e veçantë, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë, t’i kushtohet epidemisë së gripi. “Nëse mund të quhet epidemi apo jo, – tha Kryeministri - kjo u përket epidemiologëve, por numri i rasteve është në rritje dhe ka raste me forma mjaft serioze. Ndaj të ndiqet me shumë vëmendje. Njoftimet e këtyre ditëve ishin për 20 mijë të prekur, çka do të thotë që janë vetëm ata që janë kontrolluar. Një përqindje e mirë, duke besuar në kulturën e tyre mjekësore, mjekohen vetë, por edhe kjo përbën një problem që duhet të ndiqet me vëmendje të madhe nga Ministria e Shëndetësisë.”



07/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave