Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Mbrojtja e tė dhėnave personale - obligim madhor ligjor nė shoqėritė e lira
 

Kryeministri Berisha deklaroi sot se mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira. Duke prezantuar në mbledhjen e qeverisë vendimin për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Kryeministri shprehu keqardhjen për abuzimin mediatik me jetën private, kryesisht të njerëzve në fushën e artit. Kryeministri sugjeroi forcimin e ligjit, apo edhe ndërhyrje ligjore në Kodin Penal, në funksion të mbrojtjes të privatësisë dhe dinjitetit njerëzor.    

 

“Për fat të keq, - tha Kryeministri - në këtë vend dalin në pazar edhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo gjykim, të cilat përbëjnë edhe një dëmtim të rëndë të procesit, dalin edhe dokumente të tjera. Konstatoj me keqardhje shumë të thellë se në mënyrë të veçantë abuzohet me jetën e artistëve, shkrimtarëve, e cila është objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik.”

 

Në fjalën e tij për këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot, në rendin e ditës kemi edhe vendimin për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira. Për fat të keq, në këtë vend dalin në pazar edhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo gjykim, të cilat përbëjnë edhe një dëmtim të rëndë të procesit, dalin edhe dokumente të tjera. Konstatoj me keqardhje shumë të thellë se në mënyrë të veçantë abuzohet me jetën e artistëve, shkrimtarëve, e cila është objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik. Pothuaj e tëra, në masën 80 përqind, bazohet absolutisht mbi scoop-in dhe jo ndodhinë reale. Përdoret scoop-i mediatik për të gjetur hapësira më të mëdha tregu e për të lënduar në mënyrën më të papranueshme kryesisht këngëtaret e artistet, më së fundi edhe meshkujt e më pas, edhe të tjerë. Qëmtohet e hulumtohet me një pasion patologjik mbi të dhënat personale private dhe jetën private të tjetrit. Unë gjykoj se në këtë drejtim ligji duhet të rreptësohet. Gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyhet edhe në Kodin Penal, në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë. Po të vini re, weekend-i është i mbushur me shpifje, trillime, imagjinata nga më vulgaret, për këngëtaret, artistet, këngëtarët, artistët, si në asnjë vend tjetër. Ka edhe në botë nga një apo dy tabloide, por në weekand, shtypi shqiptar vihet në garë si të jetë më sensacional se tjetri. Mendoj se duhet një mbrojtje ligjore ndaj dinjitetit dhe personalitetit të artistëve, shkrimtarëve, njerëzve tanë të artit, pasi e vërteta është se këta janë më së shumti objekt i një agresioni të vërtetë mediatik. Le ta konsiderojmë këtë vetëm një hap të parë, në rrugën e përpjekjet për të garantuar një mbrojtje të merituar ndaj jetës private të qytetarëve shqiptarë. Më e bukura është se ndodh - ç’ndodh në botën e gazetarisë nuk gjen një shkrim për ta, pasi për njëri tjetrin nuk bëjnë, për të tjerët bëjnë suplemete. Natyrisht, këtu nuk e kam fjalën për politikën.



07/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave