Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton lejen pėr ndėrtimin e linjės sė interkonjeksionit Vlorė-Brindisi
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot lejen për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, ndërmjet Vlorës (Shqipëri) dhe Brindisit (Itali). Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin një zhvillim të rëndësishëm, që kontribuon në projektin e shndërrimit të Shqipërisë “në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon”. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri u shpreh:  

 

“Vendimi përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm në projektin tonë ambicioz, të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon. Lidhjet me bregun tjetër të Adriatikut janë të një rëndësie strategjike. Tregu italian është një nga tregjet më gllabëruese të energjisë në Europë e në botë. Ndaj qeveria është e vendosur të inkurajojë lidhjet nënujore për energjinë me këtë vend mik, në mënyrë që, në një të ardhme jo të largët, energjia e rinovueshme të mund të eksportohet në sasi të konsiderueshme drejt Italisë. Kërkesat janë të shumta dhe kjo shkon plotësisht me filozofinë tonë të liberalizimit të plotë të tregut energjetik në Shqipëri.

 

Këtë vit fillojnë tenderimet për punë publike dhe aparatura të kaskadës së Devollit, është në treg kaskada më e madhe nga ato ekzistueset, ajo e Vjosës, priten zhvillime shumë të rëndësishme për Skavicën, për të cilën ka një interes universal, por ne po bëjmë çdo gjë, në rast se është e mundur, që ajo të mbetet e vetmja që të ndërtohet nga sektori publik dhe më pas, natyrisht, procesi i privatizimit do të jetë një proces i pandalshëm. Por le të privatizojmë një herë pesë hidrocentralet e vogla, të vëmë në lëvizje mekanizmin e ndërtimit të Skavicës, të fillojë ndërtimi i tre hidrocentraleve në kaskadën e Devollit, projekt me vlerë 1 miliardë euro dhe ndërtimi i tetë apo nëntë hidrocentraleve në kaskadën e Vjosës, interesi për të cilin është shumë i madh. Vjosa, në dallim me lumenjtë e tjerë të Shqipërisë, ujërat e të cilëve variojnë shumë, ka ujërat më konstante. Ndaj vendimi për linjën e interkonjeksionit midis Vlorës e Brindisit është i një rëndësie të veçantë.”



07/02/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave