Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė ndėrmarrė pėrpjekje madhore, pėr transformimin rrėnjėsor tė sektorit bujqėsor
 

Ministria e Bujqësisë do të ndërmarrë shtrirjen dhe dixhitalizimin total të bujqësisë shqiptare. Ministria e Financave, së bashku me Bankën e Shtetit dhe me faktorë të tjerë, duhet të bëjë çdo gjë, për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare.

 

Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit, universitetet bujqësore dhe Qendrën e Kërkimeve Shkencore, të kenë një plan veprimi të qartë, për mbështetje me përparësi të agrobiznesit.

 

Pas finalizimit të projektit të rrugëve, projekti i madh, i ardhshëm do të jetë ai i vaditjes.

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave disa probleme të zhvillimit në sektorin e bujqësisë, duke përcaktuar edhe disa nga drejtimet, në të cilat do të përqendrohet vëmendja e qeverisë për transformimin e fuqizimin e këtij sektori.

 

Ky sektor, si një sektor prodhimi shumë i rëndësishëm, - tha Kryeministri - është, mbetet e do të jetë gjithnjë një ndër sektorët më të rëndësishëm të krijimit të pasurisë, rritjes së të ardhurave, përmirësimit të bilancit tregtar, por, mbi të gjitha, të mëkëmbjes së atyre që zotërojnë tokën në këtë vend.

 

Kryeministri Berisha vlerësoi se janë bërë investime të mëdha në ndërtimin e rrugëve dytësore e tretësore në zonat rurale, si dhe përpjekje në mbështetjen e fermerëve, në sistemin e kanalizimeve, të vaditjes e të kullimit dhe në këtë aspekt, vlerësoi edhe vendimin e qeverisë për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, por i konsideroi këto vetëm si një bazë solide për transformime rrënjësore në sektorin e bujqësisë në vend.

 

Duke u fokusuar tek e ardhmja e këtij sektori, Kryeministri njoftoi se qeveria do të ndërmarrë përpjekje madhore për transformimin rrënjësor të këtij sektori, e përqendruar në dy aspekte: ndërtimin e infrastrukturës dixhitale, çka do t’i mundësojë fermerit shqiptar të disponojë on line çdo informacion që i nevojitet dhe ndërtimin e infrastrukturës financiare,  që përmes eksesit në mikrokredisë do të shndërrohet në një mbështetje e fuqishme për çdo fermer shqiptar.

 

Infrastruktura financiare dhe infrastruktura dixhitale, të cilët duhet të mbulojnë të gjithë territorin, - tha Kryeministri - janë dy leva shumë të fuqishme, me të cilat ne i japim një nxitje shumë më të madhe prodhimit bujqësor, por edhe punësimit në këtë sektor.

 

Disa nga drejtimet e tjera që do të përparësojë qeveria për fuqizimin e këtij sektori, Kryeministri përcaktoi ndërtimin e sistemit më modern të vaditjes, si një ndër projektet madhore në të ardhmen për këtë sektor dhe mbështetja e nxitja industrisë së përpunimit. Në Shqipëri, sipas Kryeministrit, prodhimi ecën më shpejt se përpunimi, ndaj përqendrimi duhet të jetë maksimal në mbështetjen e industrisë së përpunimit. Në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi që Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit, universitetet bujqësore dhe Qendrën e Kërkimeve Shkencore, të hartojë një plan veprimi të qartë, për mbështetjen me përparësi të agrobiznesit.

 

Shqipëria, tha Kryeministri, me karakteristikat e tokës dhe të klimës mund të pretendojë për shumëfishim të prodhimit bujqësor, në përshtatje me projektet ambicioze për bujqësinë, sot, në botë, që është shumëfishimi i prodhimit  bujqësor.

 

Në vijim, fjala e Kryeministrit, në mbledhjen e qeverisë, lidhur me këtë çështje:

 

“Çështja kryesore që dua të sjell në vëmendje të qeverisë është bujqësia. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha dhe në këto vite, në zonat rurale janë investuar me përparësi të madhe, më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku. Janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë dytësore e tretësore, që kanë lejuar që energjia e tregut që krijohet në katër anët e vendit të mund të kapë më shpejt tregjet e mëdha të vendit dhe tregjet e huaja. Përpjekjet tona kanë qenë e mbeten të mëdha, në mënyrë që të ndryshojmë infrastrukturën në çdo fshat, në çdo komunë të vendit e ta bëjmë atë të ngjashme, në rrafshin infrastrukturor, me lagjet e qyteteve, përsa i përket furnizimit me ujë, energji, shkollave e shërbimeve të tjera bazë. Dy projektet e mëdha kombëtare, realizimi i të cilave do të ndryshojë Shqipërinë në rrafshin bujqësor, por edhe mjedisor, projekti i ullirit dhe ia i arrorëve po ecin me shpejtësi, çdo vit e më shumë. Po kështu, sipërfaqe të mëdha janë shtuar në serat diellore, janë krijuar edhe ferma të prodhimit intensiv bujqësor apo blegtoral.

 

Sot, ne miratojmë një vendim për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, që do t’u lejojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për rritjen maksimale të rendimenteve, për gjetjen e caktimin e tregjeve më të leverdishme dhe marketingun më të mirë dhe ky përbën një hap të rëndësishëm.

 

Gjithashtu, janë bërë përpjekje në kanalizime, sistemin e vaditjes e kullimit, por të gjitha këto, duhet ta pranojmë, përbëjnë vetëm një bazë solide për një nivel krejt tjetër të bujqësisë shqiptare. Ky sektor, si një sektor prodhimi shumë i rëndësishëm, është, mbetet e do të jetë gjithnjë një ndër sektorët më të rëndësishëm të krijimit të pasurisë, rritjes së të ardhurave, përmirësimit të  bilancit tregtar, por, mbi të gjitha, të mëkëmbjes së atyre që zotërojnë tokën në këtë vend.

 

E vërteta është se projektet në botë për këtë sektor, sot, në kohën e globalizimit, janë shumë ambiciozë, janë për një shumëfishim të prodhimit  bujqësor. Sot është e faktuar se ky prodhim mund të dhjetëfishohet, duke përdorur të gjitha teknologjitë, të gjithë biogjenetikën, të gjitha kondicionet. Në rast se ka ndonjë vend që mund të pretendojë për një shumëfishim të paimagjinueshëm të prodhimit bujqësor, ky vend është Shqipëria, e cila ka një tokë të fertilitetit më të lartë dhe sintezon kushtet më të shkëlqyera natyrore, plot ujë, plot dritë, plot diell. Zor të gjesh një vend tjetër që t’i bashkojnë këto tre kushte, siç i bashkon Shqipëria.

 

Qeveria duhet të ndërmarrë një përpjekje të dytë madhore, krahas dy programeve kombëtare, për transformimin rrënjësor të këtij sektori në vend. Shqipëria është ndër vendet më të përshtatshme, me një Ultësirë Bregdetare që mbillet gjatë gjithë vitit, nuk ka sezon, prodhime sipas stinës, me biodiversitet të jashtëzakonshëm, çka lejon të rriten të gjithë drurët frutorë, veçanërisht ullinjtë, arrorët, por edhe të tjerë.

 

Zoti ministër i Bujqësisë, është në detyrën e ministrisë suaj të ndërmarrë shtrirjen dhe dixhitalizimin total të bujqësisë shqiptare. Fermeri shqiptar duhet të disponojë on line, gjithçka i duhet për fermën e tij. Ministria do të shqyrtojë e identifikojë praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot, në moshën dixhitale, të këtij sektori dhe kjo do të ketë një përparësi absolute.

 

Ministria e Financave, së bashku me Bankën e Shtetit dhe me faktorë të tjerë, duhet të bëjë çdo gjë, për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare, në të katër anët e vendit, për mbështetjen e fuqishme të këtij sektori. Ky sektor nuk them se është tërësisht i përjashtuar se do të ishte ekzagjerim, por është jashtëzakonisht modest, apo mund të themi me shumë pak akses në shërbimet financiare. Ndaj zoti ministër i Financave, duke i dhënë përparësi absolute mbështetjes së këtij sektori, duhet të ngremë me shpejtësi infrastrukturën financiare të tij, si një qëllim kryesor. E vërteta është se në historinë e tyre, infrastrukturat financiare rurale kanë shënuar në tërësi suksese dhe shumë të rralla janë mossukseset. Terreni apo arsye të tjera, për  fat të keq, nuk u zhvillua ky rrjet gjatë këtyre viteve, madje mund të them se në disa aspekte ka njohur edhe regres. Me disa përpjekje shumë të suksesshme të viteve ‘92-’96, të bëra me Bankën Botërore, u arrit një përqindje e lartë e fermerëve të kenë akses në mikrofinancë. Tani ekzistojnë disa shoqëritë që e ofrojnë, por kryesisht në zonat afër qyteteve, në zonat e Ultësirës dhe nuk kanë një rrjet të organizuar. Ne duhet ta shohim këtë rrjet të infrastrukturës financiare dhe infrastrukturës dixhitale, të cilët duhet të mbulojnë të gjithë territorin, si dy leva shumë të fuqishme, me të cilat ne i japim një nxitje shumë më të madhe prodhimit bujqësor, por edhe punësimit në këtë sektor.

 

Natyrisht, e kam theksuar dhe e theksoj se pas finalizimit të projektit të rrugëve, projekti i madh, i ardhshëm do të jetë ai i vaditjes. Ne do të bëjmë gjithçka që të vadisim çdo pëllëmbë të tokës së punuar në këtë vend. Shqipëria, për shkak të relievit të saj, një platformë që në total zbret nga 708 metra në bregun e detit, i ka të gjitha mundësitë të krijojë vaditje me rrjedhje pothuajse në çdo skaj të territorit dhe të vendosë sistemin më modern të vaditjes. Por ky është një projekt që kërkon mobilizim fondesh të mëdha dhe ne po ecim. Përpjekjet tona të vaditjes janë të karakterit pothuaj të emergjencës.

 

E theksoj se e rëndësishme është që, duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky sektor për të mëkëmbur çdo vit e më shumë, ata që jetojnë në fshat, ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të kenë në dispozicion njohuritë më të mirë, farat më të mira, plehrat kimike të standardeve më të mira, si dhe infrastrukturën mbështesë financiare, mbi bazën e mikrokredisë kryesisht.

 

Zoti ministër, tek ne ndodh që prodhimi po ecën më shpejt se përpunimi. Ndaj duhet të përqendrohemi maksimalisht, me këto skema qe kemi, të nxisim e të mbështesim industrinë e përpunimit. Kjo industri është jetike për të përballuar prodhimin e madh. Kështu që në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit, me universitetet bujqësore, me Qendrën e Kërkimeve Shkencore, ne duhet të kemi një plan veprimi të qartë, për mbështetje të fuqishme e me përparësi të agroprocesionit, të agrobiznesit.”



11/01/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave