Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon hartimin e njė plani veprimi pėr adresimin e problematikės nė sistemin e kanalizimeve
 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në problematikën serioze që haset në sistemin e kanalizimeve, duke kërkuar nga ministritë e linjës dhe pushteti vendor të përshtatin një qëndrim të ri për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

 

“Çështja e kanalizimeve – tha Kryeministri - përbën një problem serioz. Vetëkuptohet që rrethanat e zhvillimit të vendit kanë imponuar përqendrimin më të madh të fondeve në rrugë, në ujësjellës dhe ndonëse janë ndërtuar mijëra kilometra kanalizime, duhet të jemi të qartë se kanalizimet janë ndofta edhe dhjetëra mijëra kilometra. Është i domosdoshëm një vështrim shumë i vëmendshëm drejt këtij problemi madhor.”

 

Kryeministri Berisha tha se qeveria është e vendosur t’i japë përparësi këtij sektori, problematika e të cilit kërkon një zgjidhje të bazuar në ekspertizë shumë të mirë dhe shtimin e investimeve në këtë fushë. Për të shqyrtuar zgjidhjet më të mira, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Punëve Publike ngritjen e një grupi ndërinstitucional të punës, i cili të shqyrtojë e të hartojë një plan veprimi, për të adresuar në mënyrën më të vendosur këtë problem serioz.

 

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Çështja e kanalizimeve përbën një problem serioz. Vetëkuptohet që rrethanat e zhvillimit të vendit kanë imponuar përqendrimin më të madh të fondeve në rrugë, në ujësjellës dhe ndonëse janë ndërtuar mijëra kilometra kanalizime, duhet të jemi të qartë se kanalizimet janë ndofta edhe dhjetëra mijëra kilometra. Është i domosdoshëm një vështrim shumë i vëmendshëm drejt këtij problemi madhor. Ne po ndërtojmë dhe kemi ecur mirë, mendoj, në ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Por problemi ynë është madhor se, për fat të keq, në sistemin e vjetër dhe atë ekzistues edhe ujërat e shiut, të cilat nuk kanë nevojë për përpunim, zbresin në këto kanale dhe dyfishojnë koston e impianteve. Ky ishte vetëm një shembull. Ultësira Bregdetare funksionon gjerësisht mbi bazën e gropave septike, të cilat janë në ekzistencën e tyre gropat më problematike.

 

Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, Ministria e Brendshme, pushteti vendor, por edhe qeveria, në tërësi, do të duhet ta përparësojnë problemin e kanalizimeve në tërësi, kanalizimit të ujërave të zeza në veçanti, sepse ka një prapambetje të padiskutueshme në këtë sektor dhe këtë qëndrim. Një qëndrim ky që ka qenë tërësisht i diktuar, sepse ka qenë e domosdoshme që fondet të përdoren së pari, për ujin e rrjedhshëm dhe dora-dorës të përdoren edhe për qëllime të tjera. Ndaj zoti ministër, duhet të ngrihet një grup ndërinstitucional, i cili duhet të shqyrtojë e hartojë një plan veprimi, për të adresuar në mënyrën më të vendosur këtë problem shumë serioz.

 

Investimet janë të mëdha në impiantet e përpunimit të ujërave të zeza. Jam i informuar se në Ultësirë, nga Velipoja në Sarandë, po punohet në kolektorë e kanalizime, por ne duhet të përcaktojmë një agresivitetet më të madh dhe një disiplinë më të fortë në qëndrimin ndaj këtij problemi. Ministria e Mjedisit duhet të ketë një qëndrim shumë të vendosur, sepse edhe aty ku kemi impiantet, siç është rasti i Golemit, Pogradecit apo  gjetkë, materialet e gropave septike nuk dërgojnë në impiante, por përpiqen të gjejnë përroin e parë që t’i hedhin, duke krijuar një ndotje më të madhe se ajo që hoqën, në kohën kur impiantet kanë të përcaktuar vendin për t’i pritur dhe krahas kolektorit, kanë një mekanizëm që i marrin këto për përpunim. Ndaj duhet të lëvizim, ta shtyjmë përpara këtë proces, i cili së bashku me kolektorët do të bëjë të mundur që Ultësira, ujërat e saj të derdhen tërësisht të pastra në det. Sidomos pas fillimit të punimeve të impiantit për Tiranën që është edhe më kryesori, është plotësisht e mundur t’i jepet një përgjigje e përshtatshme këtij problemi serioz, por kjo kërkon një zgjidhje të bazuar në ekspertizë shumë të mirë, kërkon që investimet në këtë fushë të shtohen dhe qeveria është e vendosur t’i japë përparësi këtij sektori.”


11/01/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave