Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendime pėr nxitjen e punėsimit tė femrave nga grupet e veēanta dhe punėkėrkuesve qė hyjnė pėr herė tė parė nė punė
 

-       Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve në zonat periferike të vendit

Programi i ri fokusohet në grupin e punëkërkueseve të papuna femra, femrat nga komunitetit rom, atyre që përjetojnë pasojat e tranzicionit, emigracionit dhe fenomenet negative si trafikimi, dhuna në familja, shkelja e të drejtave të tyre, etj.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”, i propozuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Gjatë viteve 2003 – 2010 është zbatuar një program i nxitjes së punësimit të femrave punëkërkuese të papuna, program i cili punësonte çdo vit rreth 500 femra.

Ministria e ka rishikuar programin duke e fokusuar atë në grupin e punëkërkueseve të papuna femra, femrave të komunitetit rom dhe atyre që përjetojnë pasojat e tranzicionit, emigracionit, fenomeneve negative si trafikimi, dhuna në familja, shkelja e të drejtave të tyre, etj.

Duke qenë se punësimi është fusha më e ndjeshme drejt barazisë gjinore, për fuqizimin e grave, vlerësohet se impakt të konsiderueshëm kanë edhe politikat sociale jodiskriminuese, programet dhe shërbimet mbështetëse, të cilat përbëjnë prioritet të programit të qeverisë.

 ***

 -       Programi ka për qëllim të mbështesë kategorinë e të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve në zonat periferike të vendit

Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe vendimin “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë”, i propozuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Vendimi hartohet në zbatim të programit të qeverisë 2009 – 2013 dhe në zbatim të ligjit “Për nxitjen e punësimit”. Programi ka për qëllim të mbështesë kategorinë e të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës dhe nuk kanë eksperienca për mëparshme pune. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve në zonat periferike të vendit.

Të rinjtë deri në 24 vjeç përbëjnë rreth 20 përqind të punëkërkuesve të papunë dhe duke mos pasur eksperiencë në punë është shumë e vështirë të përfshihen në procese pune. Për këtë qëllim, shteti Mbështet punëdhënësit, të cilët punësojnë këtë kategori punëkërkuesish me masën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore kontributi i punëdhënësit. Mbështetja bëhet për një periudhë deri në një vit më kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 6 muaj.

Punëdhënësit që punësojnë këta të rinj mund të përfitojnë deri në 100 përqind të numrit mesatar të të siguruarve në 3 muajt e fundit përpara aplikimit për mikrondërmarrjet dhe deri në 50 përqind për ndërmarrjet e tjera.

Programi i punësimit është parashikuar të zbatohet për një periudhë 5 vjeçare dhe nuk ka efekte financiare shtesë pasi do të përdoren fondet vjetore të vëna në dispozicion për programin e nxitjes së punësimit.


11/01/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave