Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: “Me ndėrtimin e GIS po hedhim bazėn pėr njė gjeodezi e hartografi moderne e tė kohės”
 

U zhvillua sot në ambientet e Hotel Tirana International Konferenca Kombëtare për GIS (Geographic Information System) e organizuar nga MITIK dhe studio MACS. Gjatë konferencës u prezantua Dokumenti i Politikave  për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore (NSDI), si dhe projektligji  “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë”.

 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo i pranishëm në aktivitet tha: “Mirë se keni ardhur në një takim prezantues të një nisme, që mendoj se është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Është një përpjekje për të zyrtarizuar një koncept, një dokument politikash, mbi bazën e të cilave do të zhvillohen të gjitha sistemet që paraqesin territorin. Sistemet gjeodezike, sistemet hartografike, GIS ose Sistemet e Informatizuara Gjeografike, që paraqesin, sidomos duke përdorur teknologjinë e informacionit e të komunikimit, realitetin tonë, natyror, topografik por edhe atë çka ka ndërtuar dora e njeriut. Ky sistem është jashtëzakonisht i nevojshëm për të patur një bazë ligjore, standarde, zyrtare, si dhe sisteme matëse, në mënyrë që gjithçka që është në terren, të ketë pasqyrimin e duhur në hartë, apo në paraqitjet e tjera tredimensionale. GIS është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur dokumetacion pronësor të saktë e të sigurt. Gjithashtu sisteme të tilla dhe pasqyrimi i tyre janë të rëndësishëm për të gjithë sektorët, për të ndërtuar politika bujqësore, politika mjedisore, për planifikimin e territorit, në mënyrë të veçantë veprat e infrastrukturës, turizmit, për pushtetin vendor e kështu me radhë.

Materiali që u është paraqitur, është pregatitur me mbështetjen e PNUD-it, duke angazhuar një kompani të specializuar. I falenderoj të dy këto institucione, ashtu siç do të falenderoja dhe ata që kanë punuar deri tani, personelin e MITIK, por edhe grupin ndërministror të punës, ky i fundit përfshin dikastere dhe institucione, që janë të interesuar dhe që lidhen me sistemet gjeografike, me punën e hartografisë, me gjeodezinë, e kështu me radhë. Po kështu, në vijim të dokumentit të politikave, që presim të miratohet për disa javë, është paraqitur edhe ligji, mbi bazën e të cilit, do të ngrihet ajo që i ka munguar vendit tonë në këta 20 vjet, një agjenci (ASIG), që do të vendosë standardet dhe rregullat e duhura për sistemet e informacionit gjeografik, GIS. Një guidë në këtë punë të kryer ka qenë edhe direktiva INSPIRE, e miratuar në mes të dekadës së shkuar nga Bashkimi Evropian, që përcakton, rregulla, norma, parime dhe kritere të ndërtimit të sistemit kombëtar të të dhënave gjeohapësinore, si dhe bashkëveprimit midis tyre. (Kuptohet, në një bashkim shtetesh, siç është BE-ja, këto sisteme duhet të jenë operabël, në mënyrë që të dhënat të shkëmbehen ashtu siç bihen dakord palët midis tyre). Pra këta janë dokumente (dokumenti i politikave dhe ligji për GIS) që mendoj se kanë një nivel të kënaqshëm profesional, janë diskutuar gjerësisht me gjithë komunitetin e palëve të interesuara, por ky takim shërben për një divulgim më të gjerë dhe një debat më të hapur për këta dy projektakte, që presin të miratohen në fillim të vitit të ardhshëm.”

 

Sistemet GIS po përdoren sot në fusha nga më të ndryshmet, si hartografimi i një territori të caktuar, menaxhimi i resurseve të ndryshme në planifikimin rajonal e territorial, etj., dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një mjet shumë eficient në vendimmarje, për shkak të të dhënave të sakta të modelimit hapësinor të një fenomeni fizik apo shoqëror, që ky sistem ofron. Baza unike hartografike që pritet të ndërtohet në vend, nisur dhe nga standardet evropiane, do të shërbejë për krijimin e GIS-eve në fushat e bujqësisë, kadastrës, planifikimit të territorit,  gjeologjisë, mjedisit, turizmit etj, por edhe për përdorime të tjera të karakterit projektues dhe zbatues në vepra të ndryshme inxhinierike.

 

Në vitin 2007 Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Europës aprovuan direktivën  INSPIRE (Infrastructure for Spatial Information in the European Community)  e cila ndihmon në përcaktimin e standardeve teknike, organizimin, koordinimin dhe publikimin e të dhënave, bën politikën e publikimit të të dhënave duke përfshirë edhe aksesin me këto të dhëna,  transferimin dhe përditësimin e tyre. Pra  INSPIRE   krijon një burim informacioni gjeohapësinor të përdorshëm dhe të koordinuar në nivel  lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.


19/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave