Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton tre vendime tė rėndėsishme
 

Autorizohet KESH të marrë kredi; miratohet autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Morinë; miratohen disa shtesa në vendimin për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.

 

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot aktinnormativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend, për shkak të mungesës së reshjeve.

 

Ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji.

 

Gjithashtu, në mbledhjen e tij sot, Këshilli i Ministrave miratoi disa shtesa e ndryshime në vendimin e datës 3.2.2010, “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.”

 

Ky vendim mundëson realizimin e deklarimit të detyrueshëm në organet tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, edhe i të dhënave të dokumentit listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe i të dhënave për ndryshimin e numrit të punonjësve, nga ana e të gjithë tatimpaguesve.

 

Realizimi i deklarimit elektronik e tyre është një masë e rëndësishme që do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të administratës për minimizimin e evazionit në tregun e punës, saktësisë dhe lehtësimit të shkëmbimit midis institucioneve të të dhënave për kontributet e paguara nga subjektet dhe për punonjësit e tyre, me qëllim evidentimin e saktë dhe krijimin e historikut të kontributeve për çdo kontributpagues mbi bazën e të cilit ata do të marrin përfitimet përkatëse nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

 

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë."

 

Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.

 

Ky vendim do të bëjë të mundur fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të këtij projekti.


14/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave