Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha shpreh falenderimin pėr ekipin e mjekėve dhe qytetarėt shqiptarė pėr kujdesin dhe interesimin e tyre
 

Kryeministri Berisha shprehu sot falënderimin e mirënjohjen për anëtarët e qeverisë, ekipin e mjekëve që ndoqi ecurinë e shëndetit të tij, pas një episodi lipotimie që përjetoi dy ditë më parë dhe qytetarët shqiptarë për interesimin e urimet e tyre. Falenderimet e tij, Kryeministri Berisha i shprehu në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku shfrytëzoi rastin për t’i njohur anëtarët e qeverisë dhe nëpërmjet mediave të pranishme edhe publikun, me situatën e lipotimisë që kaloi.

 

“Sot është një rend dite shumë i ngjeshur, por, natyrisht, mediat që janë dyfish të pranishme sot, presin këtu deklaratën time për gjendjen shëndetësore. Ndjehem shumë mirë. Ajo që pësova në datën 12 dhjetor, ishte një episod, sipas mjekëve, por edhe sipas anamnezës sime, pasi edhe ajo ka vlerën e vet, ishte një episod lipotimie i lidhur me një virozë. Ky ishte i treti që unë kam pësuar gjatë jetës sime. I pari ka ndodhur në vitin ’88 dhe në realitet ishte më i forti, gjë që më imponoi të bëj një ekzaminim të të gjitha sistemeve dhe që  gjithçka dolën intact. Pra, ishte në kuadrin e një virozë. Viruse që mesa duket kanë potenciale të ndikojnë ose të krijojnë episod të tillë, por, e vërteta është, si virozë ajo nuk ishte e fuqishme. Rasti tjetër ka ndodhur në Vlorë, dhjetë vjet më vonë, në vitin ’98. Ajo ishte në kuadrin e një virozë më të fuqishme. Dhe rasti i tretë, që ishte i çuditshëm se ishte më i lehti, ishte edhe ky në sfondin e një viroze. Shpjegimi për këtë është hiperenergjia. Në tërësi, këto japin temperaturë të lartë, kurse një organizëm që reagon fuqishëm ndaj tyre, reagon me energji të mëdha krijohen mesa duket episode të tilla, të cilat kanë ardhur në zvogëlim në fuqitë e tyre. Pra, ndjehem shumë mirë. Nga  një check up që u bë rezultoi se në sistemin e të gjitha enëve të qarkullimit të gjakut të Sali Berishës nuk gjendet as edhe një pllakë e vetme ateromatoze, ateroskleroketike. Kjo do të thotë sistem që nuk ka moshë. Kisha bërë një kontroll me të gjitha para dy vitesh, madje desha edhe ta botoj, por e lashë. E bëra përsëri tani dhe u kërkua nëse kishte ndonjë pllakë të vogël kund, por ato ishin të lëmuara, pothuajse siç kanë lindur, natyrisht, jo si të asaj moshe.

 

Me këtë rast, dua të falenderoj me shumë mirënjohje ata mijëra qytetarë, të cilët më kanë shprehur urimet e tyre dhe t’i siguroj se ato urime kanë pasur tek unë një forcë të vërtetë shëruese, sepse episodet nuk janë vetëm fizike, për shembull, por edhe psikologjike. Kështu që ato ishin për mua ilaçi më i shkëlqyer. Të falenderoj mjekët, të cilët trajtuan dhe shqyrtuan me shumë përkushtim dhe  kompetencë të madhe, këtë episod. Ishte edhe një rast për t’u bashkuar me miqtë  e mi të vjetër dhe për t’u kthyer në memorien e disa kohërave të punës së përbashkët.”



14/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave