Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Organizohet forumi i 3-tė shqiptar i Telekomunikacionit: «Shqipėria Digjitale -Nė Rrugėn drejt Brezit tė Gjerė»
 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo ishte sot i pranishëm në forumin e 3-të shqiptar të Telekomunikacionit me temë «Shqipëria Digjitale -Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë», organizuar nga Smart Press S.A.

 

Synimi kryesor i forumit është të kthehet në një pikë takimi për sipërmarrësit e politikës dhe biznesit, si edhe për të gjithë aktorët kryesorë të tregut me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të ndryshme në tregun shqiptar të TIK.

 

Gjatë forumit ministri Pollo paraqiti një panoramë të përgjithshme të drejtimeve kryesore përmes të cilave qeveria shqiptare është përpjekur të zhvillojë sektorin: “Për furnizimin e internetit, nëse kemi monopole, ato nuk duhet të tolerohen sepse janë një pengesë për zhvillimin, për investimin e operatorëve të tjerë dhe janë kosto, në radhë të parë për publikun, që sot në Shqipëri, paguan çmime interneti më të larta se vendet e rajonit. Krahas kuadrit ligjor, kujdesi ynë, bashkë me rregullatorin, AKEP, është të garantojmë një start të barbartë për të gjithë operatorët, pa privilegje dhe pa monopole. Për këtë është nevoja të miratohet legjislacioni i duhur, të ndërmerren hapa të tjerë dhe unë shpresoj të mos kemi më vonesa për miratimin në Kuvend të rregullave të ligjit për Të Drejtën e Kalimit, Rights of Way, i cili duke transpozuar edhe direktivën evropiane në këtë fushë, përvojat e ngjashme dhe e përshtatur me nevojat tona, siguron rregulla të qarta, kushte të barabarta për të gjithë dhe eliminon situatat e pakëndshme të paqartësisë, ku të gjitha palët edhe sektori publik apo edhe ai privat veprojnë në një mënyrë jo korrekte e shpesh herë abuzive."

 

Për sa i përket broadband-it, ministri Pollo tha se “po punojmë për një Policy Paper ose dokument politikash të broadband-it. Kemi një sfidë të madhe përpara, sepse kemi trashëguar një infrastrukturë të pazhvilluar dhe duhet të rrisim investimet për të zhvilluar tregun. Besoj se disa nga iniciativat që përmenda nxisin tregun, nxisin të rinjtë, por edhe moshat e tjera, për të ndryshuar shumëçka nga jeta e përditshme.”

 

Lidhur me mbrojtjen kibernetike, ministri Pollo njoftoi se :”Qeveria ka krijuar ALCIRT-in, një agjenci në Kryeministri, e cila në bashkëpunim me Carnegie Mellon, i kontraktuar nga USAID për të na mbështetur, do të zhvillojë sistemet tona mbrojtëse, kapacitetet njerëzore, shkëmbimin e njohurive të duhura për fushën përkatëse, në mënyrë që sistemet online, që po zhvillojmë, të jenë të mbrojtura nga çdo ndërhyrje jomiqësore. Gjithsesi, - përfundoi ministri, -Shqipëria Digjitale është një projekt vërtetë ambicioz, me arritje por edhe sfida, pjesë e pandashme e vizionit të Shqipërisë si një vend i zhvilluar në Ballkan.”

 

Sipas studimeve të fundit, investimet në implementimin e brezit të gjerë (broadband) janë një mjet mjaft domethënës për zhvillimin e cilësdo ekonomi. Qëllimi i forumit është të nxjerrë në pah këtë perspektivë, si dhe t’u referohet problemeve dhe reformave të nevojshme institucionale. Gjithashtu, do të shtrojë pyetje dhe sugjerime, në mënyrë që vendi të mundë të lëvizë me shpejtësi drejt Shoqërisë së Informacionit dhe Dijes.

 

Në një mjedis vazhdimisht në ndryshim, pavarësisht nga rënia e ekonomisë globale, shtete si Shqipëria mund dhe duhet, nëpërmjet adoptimit të teknologjisë moderne, të gjejnë recetën e tyre të zhvillimit dhe rritjes së qëndrueshme, duke përforcuar avantazhet konkurruese të tregut vendas, si dhe funksionimit efektiv të shtetit, nëpërmjet praktikave të e-government.

 


06/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave