Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: Shqipėria drejt zhvillimit mė tė shpejtė falė teknologjive tė informacionit e komunikimit
 

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, zoti Genc Pollo mori pjesë sot në konferencën e tretë “Microsoft Day”, organizuar nga Microsoft Albania në hotel Sheraton. Evenimenti mblodhi mbi 300 profesionistë të TIK-ut vendas e të huaj, nga Administrata Publike, sektori i bankave dhe i sigurimeve, telekomunikacioni, universitetet, industria e prodhimit dhe shërbimeve të TIK, etj, të cilët mbajtën prezantime mbi zgjidhjet dhe teknologjitë më të fundit të Microsoft-it. Në këtë aktivitet mori pjesë znj.Veronika Prikrylova, Drejtore e Përgjithshme e Microsoft CEE New Market. Në qershor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare ka rinovuar kontratën për partneritet strategjik me kompaninë Microsoft.

 

Në fjalën e tij në konferencë Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Vërtet me Microsoft-in kemi ecur shumë shpejt përpara dhe në një ditë si kjo e sotmja me këtë sallë të mbushur plot me drejtorë IT-je, specialistë të fushës, sipërmarrës, është një dëshmi e avancimit të shpejtë e të nevojshëm që ka patur Shqipëria në këtë fushë.

 

Në kuadër të marrëveshjes me Microsoft Ministri Pollo përmendi edhe projektin Tracking apo Gjurmueshmëria dhe tha se: “nëse një qytetar paraqet një kërkesë, apo një biznes aplikon për një leje të caktuar, pasi të përpunohet sipas procedurave të brendshme të organit përkatës, gjithkush mund ta ndjekë këtë kërkesë/leje se në ç’pikë të procedurës është, në cilin stacion të ndërveprimit të brendshëm qeveritar është. Por edhe nëpunësit, burokratët nuk do të mund të vonojnë përgjigjen në mënyrë të paarsyeshme apo të pajustifikuar.”

 

“Doja të përmendja gjithashtu, -vijoi ministri, - krijimin e qendrës ProTIK, në bashkëpunim me Microsoft, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), USAID, Hewlett-Packard, Cisco dhe Albtelecom, e cila do të shërbejë për të promovuar avantazhet e Shoqërisë së Informacionit për të trajnuar dhe kualifikuar më tej të tërë specialistët e IT që e ndjejnë të nevojshme këtë gjë; për të krijuar një networking me kolegët në Shqipëri dhe jashtë saj, në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat, njohuritë më të avancuara, për një sinergji të madhe, që do të jetë, besoj, shumë e dobishme në zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit, në vendin tonë dhe në përmbushjen e ambicieve që përmenda.”

 

  • Në kuadër të marrëveshjes me Microsoft, qeveria, në bashkëpunim me Microsoft e partnerë të tjerë ngriti qendrën e inovacionit dhe biznesit ProTIK.
  • Gjithashtu u zhvillua më tej projekti e-cabinet përmes të cilit qarkullimi i gjithë shkresave në Qeveri dhe administratë publike kryhet elektronikisht, por edhe projekte të tjera për avancimin e qeverisjes elektronike si e-Parlament dhe e-Presidencë.
  • Me implementimin e marrëveshjes ekzistuese, është  mundësuar përdorimi nga ana e administratës publike të 6,000 licencave “Desktop Profesional”, ose e thënë  ndryshe përdorimi në 6,000 kompjuter të programeve të licencuara Microsoft i cili përfshin, të gjitha përditësimet e sistemit operativ, përdorimin e Paketës MS Office si dhe një numër CAL-esh për përdorimin e licencave të Serverave nga punonjësit e administratës publike. Paralelisht me licencat e përdoruesve janë në përdorim edhe rreth 500 Licenca Serverash.
  • Me qëllim licencimin e plotë të sistemit të administrimit të çështjeve gjyqësore si dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e sistemit gjyqësor, në marrëveshje është përfshirë licencimi i rreth 1000 kompjuterave dhe të 32 Serverave të Sistemit Gjyqësor.
  • Në Marrëveshjen e Partneriteti Strategjik një vend të rëndësishëm zë edhe licencat për Sistemin Arsimor Universitar “Campus Agreement”. Kjo pjesë e marrëveshjes veçanërisht është shumë e rëndësishme veçanërisht në kushtet e sotme ku kërkohet një fuqizim i cilësisë dhe një përgatitje më e mirë e studentëve në këtë sektor.
  • Siguria e fëmijëve në internet, ka qenë një tjetër projekt që po zhvillohet nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve për sigurinë e navigimit në internet.

 

 

Marrëveshja e parë e Qeverisë me shtetin shqiptar është nënshkruar më 2007 dhe ka konsistuar në krijimin në Shqipëri të zyrës së Microsoft Corporation por edhe në mbështetjen teknike të Qeverisë Shqiptare për projektet: e-Kabinet, pyetësori elektronik, (për menaxhimin e procesit të përgatitjes së pyetësorit në kohë sa më të shpejtë dhe të saktë), projektet për denoncimet e rasteve të korrupsionit, trajnimin e mësuesve të shkollave të mesme, etj.

 

Këtë vit në fokus ishin teknologjitë e fundit, si të rejat e Windows Phone Mango, Shërbimet Microsoft, HP: Green IT, Konsumerizmi i IT, Lync2010, Forefront Identity Management, SQL Bussines Intelligence etj.

 


01/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave