Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton projektligjin qė zgjeron decentralizimin dhe rrit kompetencat e njėsive vendore
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, projektligjin që zgjeron decentralizimin dhe rrit kompetencat e njësive vendore. Kryeministri Berisha tha se ndryshimet që i bëhen ligjit të vitit 2001 “Për krijimin dhe funksionin e strukturave për administrimin e mbrojtjen e tokës” synojnë kalimin e përgjegjësive drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, thjeshtimin në maksimum të burokracive dhe shpejtimin e procedurave për projektin e madh kombëtar të krijimit të pyjeve me dru frutorë.

 

Duke e konsideruar projektligjin të rëndësishëm për shfrytëzimin dhe zhvillimin e resurseve në të gjitha territorin, Kryeministri në prezantimin e tij u shpreh:

 

 “Në kuadrin e reformave, në rendin e ditë është projektligji për disa ndryshime në ligjin në ligjin 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionin e strukturave për administrimin e mbrojtjen e tokës”, i ndryshuar, të propozuar nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ai i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Edhe me këtë ligj, ne ndërmarrim një hap vendimtar në procesin e decentralizimit dhe rritjes së kompetencave të administratorëve të vërtetë të territorit të vendit, hiqet dorë nga praktikat e mëparshme për kategorizimet e ndryshme të tokës, pyjeve, kullotave dhe të gjitha këto, bazuar në kritere të caktuara, kalojnë në kompetencë të kryetarit të komunave dhe komunave.

 

Qëllimi i këtij vendimi është së pari, dhënia e përgjegjësive atyre që ju takojnë, sepse administratorët e territorit në vend janë njësitë e qeverisjes vendore. Së dyti, ka një rëndësi jetike se me këtë ligj, ne synojmë të thjeshtojmë në maksimum të gjitha burokracitë dhe të nxisim e të shpejtojmë procedurat për dy projektet e mëdha kombëtare, apo, nëse e mbledhin në një, të projektit të madh të krijimit të pyjeve me dru frutorë, ullishte, arrorë, vreshta, mollë dhe çdo dru frutor tjetër.

 

Shqipëria ka përcaktuar si objektiv të saj, më ambicioz, mbjelljen në tetë vjet të 250 milionë rrënjëve dru frutorë, çka do të përbëjë një transformim të madh të këtij vendi dhe shndërrimin e tij de facto në kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore. Them shkëmbor, pasi Shqipëria është vend malor në 80 për qind të territorit. Dua t’u them atyre që kanë një fobi nga malet, të çlirohen prej saj. Nëse i shohin me gjakftohtësi malet, ato kanë qenë e janë engjëjt mbrojtës të këtij vendi. Se për çfarë mund të ketë frikë dikush nga malet, nuk e di, aq më tepër që me këto projekte, ne synojmë t’i veshim ato me dru frutorë. Në këtë rast, do të jenë komunat ato që do të mund ta administrojnë tokën, në funksion të këtyre projekteve të mëdha. Ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe jo vetëm në dru frutorë, por edhe në bimë aromatike. Shqipëria është absolutisht një nga vendet më të pasura në botë në biodiversitetin e saj. Bimët aromatike të këtij vendi, kilogram për kilogram, kanë vlerën e floririt, janë të një vlere shumë të rrallë. Por duhet një bashkëpunim i gjerë me botanistët, ekspertët e bimëve. Duhet të bëjmë gjithçka që të nxjerrim nga çdo metër katror, vlera. Ne kemi nevojë të krijojmë të ardhura.

 

Përveç kësaj, pyllëzimi me dru frutorë është përpjekja më e madhe që kemi bërë ndonjëherë për gjelbërimin dhe zhvillimin e gjelbër. Është gjithashtu edhe përpjekja më e fuqishme kundër erozionit, këtij kanceri që na e gërryen çdo minutë, çdo orë e çdo ditë këtë tokë, që nuk e kemi kaq të shumtë. E vërteta është se kemi problem shumë serioz me erozionin.

 

Ndaj, ky ligj heq të gjitha burokracitë, kompetencat që kishte Këshilli i Ministrave, parlamenti dhe i kalojnë komunës, e cila ka të gjitha atributet për të marrë vendimet, në interesin më të mirë të zhvillimit. Kryetarët e komunave nuk do të kenë pengesa për t’u shndërruar në promotorë të zhvillimit të të gjitha resurseve të komunës së tyre.”


30/11/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave