Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Mobile Banking nė njė nga bankat mė tė mėdha tė nivelit tė dytė: Veprimet bankare tashmė mund tė kryhen edhe nga celulari
 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo së bashku me z. John McNaughton, Anëtar Bordi i projektit në Raiffeisen Bank lançuan projektin e Mobile Banking, ose banka nëpërmjet internetit, organizuar nga Raiffeisen Bank.

 

Mobile Banking mundëson përdoruesve individë dhe bizneseve, klientë të bankave të nivelit të dytë, të kryejnë transaksione bankare nëpërmjet telefonit celular. Mobile Banking bën të mundur që përdoruesit të marrin informacion mbi llogaritë ose kryerjen e transaksioneve bankare kudo dhe në çdo kohë dhe kjo vetëm nëpermjet celularit.  

 

Gjatë fjalës së tij në ceremoni ministri Pollo tha: “Është një kënaqësi të marr pjesë në lançimin e projektit Mobile Banking nga banka Raiffeisen, sepse shënon një hap tjetër të arritjes sonë të përbashkët, të sektorit privat dhe përpjekjeve të qeverisë, për të ndërtuar Shqipërinë Digjitale. Para një viti e gjysëm, Kryeministri kërkoi që të përgatisnim, bashkë me ministritë e tjera të linjës, gjithçka të nevojshme, që bankat të mundësonin për klientët e tyre shërbime bankare në pëllëmbë të dorës: shërbime bankare nëpërmjet celularit, ky i fundit është aq i përhapur në Shqipëri. (Shkalla e penetrimit të telefonisë celulare ka arritur 140%). Është për tu përshëndetur kjo iniciativë e bankës Raiffeisen, e cila shumë shpejt kuptoi se ishte me interes që sektori të drejtohej me shpejtësi drejt I-Banking- Internet Banking dhe pastaj drejt M-Banking – shërbime bankare në telefonin celular. Më parë, nëse shkoje në sportelet e bankave mund t’i gjeje edhe mbyllur, mund të kishte edhe radhë. Sot teknologjia digjitale bën gjëra të paimagjinueshme, jo vetëm 15 vite më parë, por edhe 3 vite më parë. Sot në një bankë si Raiffeisen, që llogaritet ndër më të mëdhatë në vend, lançohet Mobile Banking. Ky është vetëm një hap tjetër nga orteku, siç është zhvillimi i vrullshëm dhe i shpejtë i teknologjisë së informacionit e të komunikimit. Dhe për vende si Shqipëria vështirësitë e zhvillimit mund të kapërcehen me anë të këtyre teknologjive. Shërbimi bankar dhe në përgjithësi shërbimet financiare janë në pararojë. Kjo që po prezantojmë është një platformë, të cilën unë do tu drejtohesha të gjithë operatorëve financiarë në Shqipëri, që të shikojnë mundësinë e aplikimit të saj në bankat e tyre (nëse ende nuk e kanë), në mënyrë që të lehtësojmë jetën e shqiptarëve dhe të lehtësojmë veprimet e bizneseve.” 

 

Ndërsa një vit më parë, në gjithë bankat e nivelit të dytë, u lançua projekti I-banking, që u mundëson klientëve të këtyre bankave te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna, ne cdo kohe, 24 ore te dites, per 7 dite te javes dhe 365 dite te vitit, pa ndihmen e punonjesve te bankes.

 

Sot ajo cfare u duhet klienteve eshte nje kompjuter me akses interneti ose celular smartphone. Mobile dhe I-banking u kursen shqiptareve kohen dhe mundimin e vajtjes ne degen bankare dhe u jep atyre mundesine  te kryejne pjesen me te madhe te aktivitetit bankar nga llogaria e tyre online ne cdo kohe -edhe atehere kur orari bankar ka mbaruar.

 

Prezantimi i projekteve te bankingut nepermjet internetit dhe nëpërmjet celularit eshte vetem fillimi i nje game te gjere te sherbimeve  elektronike qe do te ofrohen, që u sigurojnë klienteve te bankave transaksione bankare duke perdorur internetin apo aparatin celular dhe SMS-te.

 

Mobile Banking Raiffeisen:

Mobile Banking është pjesë e gamës së produkteve E-Banking (electronic Banking)– Raiffeisen DIREKT.

Shërbimi Raiffeisen DIREKT,  Mobile Banking funksionon për telefona celularë (smartphone) që e përmbajnë shërbimin e internetit dhe/ose aplikacionin Java. Ky shërbim ofrohet nga të gjithë operatorët celularë në treg, si AMC, Vodafone, Eagle dhe Plus. 

 

Shërbimi i Mobile Banking i Raiffeisen Bank ofron:

  • Informacion mbi llogaritë bankare.
  • Informacion mbi kartat e debitit dhe të kreditit.
  • Informacion mbi detajet e Kredive dhe Depozitave.
  • Kryerjen e transfertave midis llogarive personale, brenda bankës dhe brenda vendit
  • Pagesën e faturave mujore të utiliteteve dhe  pagesat ndaj Buxhetit të Shtetit.

 


18/11/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave