Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: “Jemi tė gatshėm pėr tė gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare pėr ēėshtjen e imuniteteve, pėrfshi edhe ndryshimet kushtetuese”
 

U organizua sot takimi i gjashtë i Grupit Drejtues të Projektit Kundër Korrupsionit në Shqipëri (anglisht: PACA, Project Against Corruption in Albania) i bashkëdrejtuar nga Ministri z. Genc Pollo* dhe z. Luigi Brusa Shef i Sektorit Operacional i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.  Në këtë takim Grupi Drejtues diskutoi për zbatimin e projektit PACA qershor-tetor 2011.

 

Gjatë takimit Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të imuniteteve, aktivitetet e projektit PACA, tryezat e rrumbullakëta të muajve prill dhe tetor 2011, kanë qenë një hap i suksesshëm, të paktën  përsa i përket mbledhjes së të gjithë aktorëve të interesuar,  për të debatuar haptazi dhe për të shprehur qëndrimet e tyre mbi këtë çështje tepër delikate. Përfaqësues të të tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës  u shprehën se, imunitetet, si të zyrtarëve të lartë dhe të gjyqtarëve, duhen limituar. Mjetet apo rrugët ligjore për arritjen e këtij rezultati mund të jenë të ndryshme: ndryshime kushtetuese apo miratim  ligji me 3/5-at e votave. Nga ana ime gjej rastin të theksoj angazhimin e Qeverisë shqiptare se jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje optimale dhe përfundimtare për çështjen e imuniteteve, përfshi edhe ndryshimet kushtetuese, nëse opozita nuk lidh mbështetjen për to me kushtëzime ekstra. 

 

Duke e mbyllur çështjen e imuniteteve, dëshiroja t’ju informoja edhe në lidhje me një angazhim të ri të Qeverisë shqiptare, atë të nënshkrimit të deklaratës së Qeverisjes së Hapur dhe pjesëmarrjes në Open Government Partnership, iniciativë amerikano-braziliane ku marrin pjesë afro 100 shtete. Në bazë të këtij angazhimi, po diskutohet në Qeverinë shqiptare, edhe ndërmarrja e masave shtesë në lidhje me rritjen e transparencës dhe aksesit të informacionit (open data), të cilat do të përfshihen  edhe në planin 3-vjeçar antikorrupsion gjatë revizionit të përvitshëm të tij.”

 

Projekti kundër korrupsionit në Shqipëri është një projekt i përbashkët asistence teknike i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës i nisur që nga 1 shtatori 2009 për një periudhë 30 mujore. Projekti zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Bashkimi Evropian (94%) dhe nga Këshilli i Evropës (6%).

Objektivi i përgjithshëm i PACA-s është që të kontribuojë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nëpërmjet parandalimit dhe kontrollit të korrupsionit.

 

Objektivat specifike të projektit janë:

 

1)      Të përmirësohet zbatimi i strategjive dhe politikave kundër korrupsionit të qeverisë shqiptare (Strategjia dhe Plan Veprimi Anti-korrupsion 2007-2013) në harmoni me rekomandimet e GRECO-s dhe MONEYVAL-it dhe me angazhimet e Partneritetit Evropian.

2)      Të kontribuohet për parandalimin e korrupsionit në sektorin e arsimit duke përmirësuar transparencën, llogaridhënie dhe pjesëmarrjen sociale në sistemin arsimor.

 

*Ministri Pollo është gjithashtu Kryetar i Grupit Ndërministror të Punës për “Strategjinë Ndërsektoriale te Parandalimit, Luftës Kundër Korrupsionit e Qeverisjes Transparente”

 

 


11/11/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave