Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė, festė nė tė gjitha trojet ku ka shqiptarė
 

Kryeministri Berisha foli sot, gjerësisht, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për organizimin e veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu, lidhur me këto kremtime Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe dy vendime të propozuara nga Kryeministri Berisha, vendimin “Për shpalljen e vitit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” dhe vendimin “Për krijimin Komisionit Shtetëror, për organizimin e veprimtarive festive për “Vitin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

Duke e cilësuar këtë përvjetor si ngjarjen më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, Kryeministri Berisha u shpreh se duhet ta organizojmë këtë festë për shqiptarët kudo që janë, në të katër anët e botës, sepse pavarësia ishte vepra më madhore e mbarë kombit shqiptar.

Më tej, Kryeministri Berisha tha se duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e saj. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai monument të përfundojë më 28 nëntor. Është vendosur që në këtë kuadër të nisë ndërtimi i parlamentit dhe i stadiumit, dy projekte këto për të cilat qeveria qëndron plotësisht dhe, natyrisht, brenda të gjitha procedurave ligjore më solide. Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan, është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare. Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare”, u shpreh Kryeministri.

“I gjithë projekti për kremtimet, - vijoi Kryeministri, - duhet të fillojë nga data 28 nëntor e këtij viti dhe ka parashikimin e vetë në buxhetin e shtetit”.

Duke folur për këtë çështje, kryeministri Berisha u shpreh:

“Data 28 nëntor e këtij viti shënon jo vetëm ditën e flamurit dhe të pavarësisë, por shënon edhe fillimin e vitit të 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, viti i ngjarjes më të rëndësishme në historinë e gjatë, mijëravjeçare, të kombit shqiptar, ditëlindjen e tij të vërtetë. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është akti madhor, është themeli mbi të cilin janë ngritur dhe ndërtuar të gjitha ngjarjet e mëdha në historinë e kombit shqiptar. Ky vit, i cili fillon më 28 nëntor 2011 dhe vazhdon gjatë gjithë vitit 2012, duhet të shënohet me veprimtari ndër më të shumtat, më të shumëllojtat, të nderimit të sakrificës së shqiptarëve për pavarësi dhe dinjitet, luftërave, kryengritjeve, qëndresës së tyre për vendin e pavarur. Ky vit duhet të shënohet me nderimin e atyre që ngritën në Vlorë, në vitin 1912, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kombit shqiptar, më të vjetrin flamur shtetëror sot në Evropë, por dhe më të bukurin flamur të planetit.

100 vjetori është një rast për të nderuar lumenjtë e gjakut dhe sakrificës që shqiptarët bënë me kryengritjet më të mëdha, që Evropa kish parë ndonjëherë, për shtetin e tyre të pavarur; përpjekjet e tyre për të konsoliduar pavarësinë e shpallur në përballje ndër më të egrat me fuqitë e kohës që cilat copëtuan trojet shqiptare në pesë shtete, duke regjistruar kështu aktin e një prej padrejtësive më ë mëdha që Evropa ka njohur në të gjitha kohërat. 100 vjetori i pavarësisë do të jetë viti në të cilin ne duhet të nderojmë përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për bashkimin e trojeve kombëtare dhe sakrificat e jashtëzakonshme; të nderojmë të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet, nga data e Lidhjes së Prizrenin deri në ditët e sotme. Pavarësia nuk ishte një akt spontan, por ishte një akt për të cilin shqiptarët paguan çmimin më të shtrenjtë në jetë njerëzore, në qëndresë.

100 vjetori është një përvjetor në të cilin në duhet të nderojmë burrat e shquar të kombit që me veprën e tyre, me vizionin e tyre, me luftën e tyre, themeluan shtetin e ri shqiptar. Të nderojmë rilindasit, pa të cilët nuk do mund të ishim bërë të pavarur, tribunët e lirisë, udhëheqësit e kryengritjeve të mëdha, të gjithë ata që luftuan dhe ranë për Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Duhet të nderojmë Mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut I. Në të gjithë kompleksitetin e  historisë është domosdoshme të dalin të vërtetat historike. Kjo jo për të vendosur në hije një palë dhe nxjerrë në dritë një palë tjetër. Në asnjë rrethanë. Ata, të cilët bën të mundur pavarësinë e Shqipërisë kanë meritën e themeluesve të saj, të themeluesve të shtetit. Natyrisht, duhet të vlerësohen me objektivitet historik në të gjithë kompleksitetin e tyre. Mënyra më e papranueshme do të ishte njëanshmëria e vështrimit dhe vlerësimit të këtyre figurave, pasi ky është, për fat të keq, shablloni i totalitarizmit, i diktaturës me të cilën ato u konsideruan.

Shpresoj që ky 100 vjetor të jetë një frymëzim i madh për historianët shqiptarë, për të bërë atë që nuk e kanë bërë sa duhet dhe si duhet, për të nxjerrë në shesh të vërtetat historike të cilat në çdo lloj varianti nuk mundet kurrë të zbehin qëndresën mbinjerëzore të këtij kombi për liri dhe dinjitet. Po të kthehemi në ato vite, jo pavarësia e shqiptarëve, por zhdukja e tyre ishin projektet makabre të një pjesë të fuqive të mëdha të asaj kohe. Dhe në funksion të kësaj  organizuan fushata të tëra ushtarake dhe të gjithanshme. Por ky komb rezistoi, krijoi mbi lumenj gjaku shtetin e tij, duke humbur në këtë betejë 3/4 e territoreve dhe materies së tij kombëtare. Sot shqiptarët janë të lirë. Janë të lirë, sepse Shqipëria u bë e pavarur dhe ata vazhduan betejën e tyre për liri dhe dinjitet.

100 vjetori duhet të jetë përvjetori i kremtimit të vlerave të mëdha të krijuara nga kombi shqiptar këto njëqind vite, të vizioni i tij evropian për të ardhmen e ndritur. 100 i pavarësisë së Shqipërisë është një akt madhor, në të cilin kanë kontribut kryesor dhe jo më të vogël, por e kundërta, në dritën e të vërtetës historike ndoshta kanë kontribut më të madh, shqiptarët në Kosovë, kryengritjet e të cilëve tronditën Evropën dhe botën, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët në diasporë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u bënë zëri i një populli që luftonte dhe sakrifikonte për liri e dinjitet. Ndaj dhe ky është viti i të gjithë shqiptarëve, kjo është feta e të gjithë shqiptarëve, është festa e të gjithë shqiptarëve, është kremtimi i të gjithë shqiptarëve. Ne duhet ta shndërrojmë këtë vit, ta organizojmë këtë festë në një festë për shqiptarët kudo që janë, në të katër anët e botës, sepse pavarësia ishte vepra më madhore e mbarë kombit shqiptar. Kremtimet e 100 vjetorit duhet të jenë një koncert mbarëshqiptar, një simfoni që duhet të luhet, të ekzekutohet, në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë, por edhe në diasporë, për të shprehur nderimin e madh të të gjithë atyre që bën të që bën të mundur pavarësinë e Shqipërisë.

Duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e saj. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë më 28 nëntor. Është vendosur që në këtë kuadër të nisë ndërtimi i parlamentit dhe i stadiumit, dy projekte këto për të cilat qeveria qëndron plotësisht dhe, natyrisht, brenda të gjitha procedurave ligjore më solide. Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare. Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare.

I gjithë projekti duhet të fillojë nga data 28 nëntor e këtij viti dhe ka parashikimin e vetë në buxhetin e shtetit. Një Komision, i cili kryesohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave, përfshihen disa ministra, drejtues të institucioneve, Akademisë së Shkencave, Arkivit të Shtetit, janë të ftuar qeveritarë të Kosovës, qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë, Malit të Zi, organizatat atdhetare e politike të diasporës, “Vatra”, Këshilli Shqiptaro-Amerikan, arbëreshët që u bën djep si djep i rilindjes sonë, shqiptarët me banim në vende të tjera, arvanitasit që aq shumë luftuan për pavarësinë e Greqisë dhe të Shqipërisë. 

Pra kjo është ngjarja më e madhe për shqiptarët në të gjithë historinë e tyre. Ndaj dhe vendosa të propozoj sot dy vendime,vendimin “Për shpalljen e vitit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” dhe vendimin “Për krijimin Komisionit Shtetëror, për organizimin e veprimtarive festive për “Vitin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

 


11/11/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave