Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Mbahet “Tryeza e Rrumbullakėt Qeveri-Donatorė ” e kryesuar nga Ministri pėr Inovacionin dhe TIK, Z. Genc Pollo
 

Qeveria Shqiptare mbajti sot tryezën e rrumbullakët Qeveri-Donatorë, bashkëkryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK, Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Alexander Arvizu, në cilësinë e kryetarit të radhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.

 

Ky forum i nivelit të lartë ishte një mundësi e shkëlqyer për Qeverinë dhe komunitetin e donatorëve për të diskutuar progresin e arritur në lidhje me agjendën reformuese të Qeverisë, rritjen e koordinimit mes donatorëve dhe sfidave të ardhshme.

 

Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë mbuloi çështje me rëndësi të përbashkët për Qeverinë dhe komunitetin e donatorëve. Së pari, ajo u fokusua në arritjen e reformave kyçe bazuar në agjendën qeveritare dhe progresin e arritur në zbatimin e Sistemit të Integruar të Planifikimit (SPI), si dhe kontributin e donatorëve në këtë drejtim.

 

Ministri Pollo përmblodhi arritjet kryesore dhe reformat që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë gjatë vitit të fundit dhe impaktin e tyre në zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit evropian. Ai nënvizoi progresin e dukshëm, sidomos në zbatimin e SIP-it dhe ftoi donatorët të japin këndvështrimet e tyre për të dhe çështje të tjera në seksionin e diskutimeve.

 

Ambasadori Arvizu shprehu vlerësimin e tij për donatorët dhe angazhimin e tyre në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit duke nënvizuar se, “Janë qëllimi dhe arsyeja jonë e përbashkët që ndikon në jetët dhe mundësitë e qytetarëve shqiptarë dhe ky forum paraqet një mundësi të shkëlqyer për të parë dhe vlerësuar progresin e arritur dhe diskutuar mbi rrugët e ardhshme të vendit.”

 

Mbi tematikën e Integrimit Evropian, tryeza u fokusua në progresin e arritur në plotësimin e rekomandimeve të opinionit të vitit 2010 të KE-së dhe hapat e ardhshme nën dritën e Raport Progresit 2011 të KE-së.

 

Në fund, Tryeza e Rrumbullakët u fokusua mbi qeverisjen e mirë dhe masat e nevojshme për zbutjen e efekteve frenuese të krizës ndërkombëtare financiare në rritjen e ekonomisë shqiptare. Ky seksion përfshiu një prezantim të hollësishëm të zbatimit të SPI-së dhe progresin e arritur në lidhjen e buxhetit me ndihmën e huaj. Aty u nënvizua progresi i SPI-së për caktimin e një sistemi monitorimi bazuar në rezultate për SKZHI-së dhe u vu në dukje që fokusi duhet të drejtohet drejt monitorimit, tani që Shqipëria ka arritur pikën ku kuadri strategjik është përfunduar. Tryeza e Rrumbullakët nënvizoi gjithashtu nevojën e një faze të dytë të SPI-së për të forcuar konkurrueshmërinë ndërkombëtare të vendit dhe progresin në procesin e Integrimit Evropian. Menaxhimi i duhur makro-fiskal dhe kuadri monitorues janë të domosdoshëm për vendin në arritjen e progresit të qëndrueshëm dhe objektivave strategjikë të vendit.

 

Takimi u vlerësua me rëndësi për koordinimin e çështjeve të donatorëve, duke shërbyer si një forum i përkryer për shkëmbimin e informacionit dhe dialogun e qëndrueshëm për përmirësimin e efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri.

 


02/11/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave