Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton disa vendime tė rėndėsishme
 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan disa vendime të rëndësishme si ai “ Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “ALBPETROL”, sh.a, Patos.

Duke u ndalur në këtë vendim, kryeministri u shpreh se ky privatizim do të bëhet në përputhjen më të plotë me ligjin e miratuar në vitin 1998, për privatizimin strategjik. “Në mbledhjen e sotme ka një seri vendimesh, por unë do të veçoja vendime të rëndësishme, vendimin për privatizimin e ALBPETROL-it, privatizim, i cili do të bëhet në përputhjen më të plotë me ligjin e miratuara në vitin 1998 për privatizimin strategjik” tha kryeministri.

Gjithashtu, u miratuan vendimet: “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Vjosa, si propozim i kërkuar.” si dhe vendimi “për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të HEC-ve “Vokopola 1” e “Vokopola 2” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë.

Duke folur për këto vendime, kryeministri u shpreh:

“Sërish në përpjekjen tonë për Shqipërinë jeshile, Shqipërinë superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon, ne sot vendosim për të paraqitur në treg, si propozim të kërkuar Kaskadën e Vjosës, nja nga kaskadat më të mrekullueshme të Shqipërisë. Kompanitë më serioze evropiane kanë bërë studimin e Vjosës në të gjithë rrjedhën e saj në territorin e Shqipërisë. Ata parashikojnë se në këtë kaskadë mund të ndërtohen një seri HEC, natyrisht seria e tyre do të përcaktohet nga zgjidhje përfundimtare e e projektit dhe të konstratës, por  një gjë është e sigurtë që ne jemi të vendosur që çdo litër ujë që buron apo që rrjedh në këtë tokë të bëjmë gjithçka që para se të shkojë në det, apo në liqenet e vendit e pastaj në det, të shndërrohet në energji elektrike.     

Është edhe vendimi “për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të HEC-ve “Vokopola 1” e “Vokopola 2” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë, pra një mbledhje kjo shumë  e rëndësishme për çështjet për të cilat qeveria vendos sot.



26/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave