Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Shqipėria mund tė ndėrtohet e zhvillohet si modeli mė i shkėlqyer i zhvillimit tė qėndrueshėm dhe ‘rrugės jeshile’
 

Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira.

 

Ne kemi vendosmëri të plotë të respektojmë tërësisht autonominë vendore, të bëjmë gjithçka që kjo autonomi të konsolidohet, por ligjet e vendit do t’i zbatojmë me të gjithë forcën e tyre, sepse është abuzuar me këtë autonomi.

 

Qeveria ka pasur e do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit dhe i garantoj mjedisorët se unë jam njëri prej tyre, por jo  antiglobal.

 

Kryeministri Berisha trajtoi sërish sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbrojtjen e mjedisit, si një çështje prioritare e qeverisë shqiptare, duke u fokusuar veçanërisht në një problem të mprehtë, ndotjes së madhe të brigjeve të lumit Shkumbin.

 

“Ka vite që kjo zonë e Shkumbinit - tha Kryeministri - është shndërruar në simbol të plehut, është bërë një zonë toksike, sepse, nëse digjen plehra të pandara dhe në natyre, absolutisht, është e mundshme të krijohen të gjitha llojet e toksinave.”

 

Duke siguruar për vendosmërinë e qeverisë për respektimin dhe konsolidimin e autonomisë vendore, Kryeministri tha se qeveria do të ndërmarrë masa të fuqishme për zgjidhjen e këtij problemi, pasi është abuzuar me këtë autonomi.

 

“Këto plehra nuk janë thjesht letra që hedhin qytetarët, edhe pse çdo njeri ka përgjegjësinë e vet, por këto janë plehra që i depozitojnë në mënyrën më të papërgjegjshme, institucionet shtetërore, bashkitë e komunat e vendit. Ndaj ne duhet të ndalemi në këtë problem në mënyrë shumë të vendosur, sepse situata është emergjente,” u shpreh Kryeministri.

 

Për t’i dhënë përgjigje këtij problemi në tërësi, Kryeministri kërkoi nga Inspektorati i Mjedisit  ndalimin e çdo depozitimi të plehrave në bregun e lumit Shkumbin; vendosjen e sanksioneve më të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli; sistemimin me përparësi të madhe, nga Ministria e Punëve Publike e Transportit dhe ajo e Mjedisit të landfill-i ekzistues të Rrogozhinës; miratimin deri në 15 janar 2012 nga bashkitë e Kavajës, Lushnjës dhe komunat e Golemit, Synej, Gosës, Tërbufit dhe Dushkut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe atë të Mjedisit, të vendeve të reja të depozitimit të mbetjeve të ngurta.

 

Kryeministri theksoi se ‘green way’ (‘rruga jeshile’) është sot rruga e zhvillimit të qëndrueshëm dhe Shqipëria mund të ndërtohet e zhvillohet si modeli më i shkëlqyer i saj.  

 

Më gjerësisht , lidhur me këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Në këtë mbledhje më duhet të ndalem sërish në një pikë shumë të nxehtë për ndotjen e ambientit, me një situatë shumë emergjente që ekziston në bregun e lumit Shkumbin. Pasioni i disa qeverive vendore për të bërë me pleh zona të caktuar është një pasion jashtëzakonisht i turpshëm dhe kjo përbën një veprimtari që do të marrë fund, me të gjithë forcën e ligjeve të këtij vendi. Nuk ka ndofta gjë më të panevojshme që qeveria qendrore të merret me probleme që janë kryekëput dhe duhet të jenë tërësisht në kompetenca dhe të marrin zgjidhje nga qeveritarët vendorë, por, për fat të keq, këta zotërinj apo zonja i lejojnë vetes zgjidhjet më të lehta e më kërcënuese, siç është zjarri i përjetshëm, që nuk shuhet ndonjëherë, i plehrave, në brigjet e Shkumbinit, që depozitohen nga të katër anët. Një lumë aq i bukur, pëson në brigje dhe ujëra ndotjen më të madhe.

 

Zoti ministër i Mjedisit, por edhe ju zotërinj ministra të tjerë, duhet të keni parasysh se asnjë pjesë e këtij territori nuk mund të bëhet e askujt. Ne kemi vendosmëri të plotë të respektojmë tërësisht autonominë vendore, të bëjmë gjithçka që kjo autonomi të konsolidohet, por ligjet e vendit do t’i zbatojmë me të gjithë forcën e tyre, sepse është abuzuar me këtë autonomi. Ka vite që kjo zonë e Shkumbinit është shndërruar në simbol të plehut, është bërë një zonë toksike, sepse, nëse digjen plehra të pandara dhe në natyre, absolutisht, është e mundshme të krijohen të gjitha llojet e toksinave.

 

Ndaj zoti ministër, Inspektorati duhet të ndalojë në mënyrë kategorike çdo lloj depozitimi i plehrave në bregun e lumit Shkumbin, të vendosen sanksionet më të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli dhe të sistemohet me përparësi të madhe nga Ministria e Punëve Publike e Transportit dhe ajo e Mjedisit landfill-i ekzistues i Rrogozhinës.

 

Bashkitë e Kavajës, Lushnjës dhe komunat e Golemit, Synej, Gosës, Tërbufit dhe Dushkut, brenda tre muajve, deri më 15 janar, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe atë të Mjedisit të kenë caktuar e miratuar  vendet e reja të depozitimit të mbetjeve solide.

 

Ju kërkoj edhe një herë zoti ministër, të sillni të sanksionuar në ligj të gjitha penalitetet për qeveritarët vendorë dhe në drejtoritë e mjedisit, të cilët mbyllin një sy apo të dy sytë ndaj ndotjes së mjedisit. Këtë duhet ta marrim me seriozitetin më absolut. Për ne, ky po bëhet një problem tmerrësisht shqetësues dhe në përkeqësim, sepse imagjinoni që vendi në vitin 2004 kishte gjithsej 3.1 milion banorë e 300 mijë turistë, sot ka 3.4 milionë banorë dhe 3.5 milionë turistë, imagjinoni të gjithë zhvillimin e industrive dhe veprimtarive të tjera prodhuese, që të gjitha kanë mbetjet  e tyre të lëngëta e të ngurta. Ndaj duhet ta marrim këtë si një çështje emergjente, për të filluar një veprim të fuqishëm për zgjidhjen e saj, por, natyrisht, si një çështje që kërkon një përqendrim të madh mbarëshoqëror. Këto plehra nuk janë thjesht letra që hedhin qytetarët, edhe pse çdo njeri ka përgjegjësinë e vet, por këto janë plehra që i depozitojnë në mënyrën më të papërgjegjshme, institucionet shtetërore, bashkitë e komunat e vendit. Ndaj ne duhet të ndalemi në këtë problem në mënyrë shumë të vendosur, sepse situata është emergjente.

 

Këtu kisha një grup të huajsh, miq të Shqipërisë, njerëz të profesioneve nga fusha të ndryshme, të cilët i kishte sjellë këtu një shqiptar nga Franca dhe ishin mrekulluar nga vizita e shkurtër katër ditore. Ishin shumë të kënaqur se kishin parë brigjet më të bukura, kishin parë vende të një trashëgimie kulturore e historike të jashtëzakonshme, por panë edhe atë që nuk duhet ta shihnim dhe me të drejtë, kërkonin shpjegime se si kishte mundësi të ndodhte kjo, pasi kishin hyrë në familje shqiptare, në kafe e restorante, ku kishin gjetur mjedise shumë të pastra.

 

Më duhet ta theksoj se kjo është një çështje emergjente. Në programet shkollore, mjedisi e mbrojtja e tij kanë përparësi absolute dhe unë e di që ato ekzistojnë në kurrikul, por duhet të marrin peshën e madhe që i takon. Kthesa e kohës sot, është drejt zhvillimit të qëndrueshëm, është ‘green way’ - rruga jeshile dhe Shqipëria, absolutisht mund të ndërtohet e zhvillohet si modeli më i shkëlqyer i saj, por, kur të gjithë t’i besojnë kësaj, kur qytetarët e këtij vendi ta ndjejnë e të kenë të qarta avantazhet e mëdha që ka kjo rrugë dhe kjo që themi ne është elementare. Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira. Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit dhe i garantoj mjedisorët se unë jam njëri prej tyre, por jo  antiglobal. Në bindjen time më të thellë, mjedisi është jeta dhe nuk ka imperativ më të madh, sesa mbrojtja dhe zhvillimi i tij. Ndaj duhet të shënojmë ndryshime urgjente. Ajo që u bë me mbetjet metalike, me makinat, do të vazhdojë. Vendit do t’ia kthejmë fytyrën pa plehra.”

 



20/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave