Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: Adaptim me shpejtėsi i teknologjive tė informacionit dhe sistemeve elektronike, pėr shėrbime mė tė mira e mė transparente ndaj qytetarėve
 

“Nëpërmjet krijimit të këtyre njësive, në çdo ministri dhe çdo agjenci do të punohet në mënyrë koherente e të koordinuar me standarde të njëjta, për sa i përket teknologjisë së informacionit e të komunikimit”

 

Sot u mbajt  në ambientet e Kryeministrisë takimi i  parë i  Këshillit Teknik për Qeverisjen Elektronike (e-Gov). Të pranishëm në këtë takim, përveç ministrit për inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo ishin edhe të gjithë drejtuesit e njësive të teknologjisë së informacionit e të komunikimit të të gjitha ministrive, por edhe të institucioneve të tjera të varësisë.

 

Në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (nr 303 prot., datë 31.03.2011) në çdo ministri apo institucione të varësisë është ngritur njësia e teknologjisë së informacionit e të komunikimit (shkurt CIO), si një strukturë organizativo-teknike për projektimin, zbatimin dhe administrimin e qeverisjes elektronike.

 

Në një deklaratë për mediat Ministri Pollo u shpreh: “Sot mbledhim për herë të parë Këshillin Teknik për Qeverisjen Elektronike me anëtarë çdo njësi të teknologjisë së informacionit në çdo ministri dhe çdo agjenci shtetërore. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për këtë fushë. Këtej e tutje, projektet, programet, buxhetimi dhe sidomos standardet teknike, në të gjithë zyrat shtetërore, që do ngrenë sisteme IT, do të jenë të koordinuara dhe të bashkërenduara. Kjo do të sjellë jo vetëm një zhvillim më të mirë, më cilësor e më të shpejtë, por edhe një zhvillim të njëtrajtshëm. Kemi ministri apo agjenci që mund të kenë ecur përpara në këtë sektor, pra në IT, çka është një zhvillim shumë i mirë dhe të tjera institucione që mbeten prapa, çka nuk është mirë. Ky Këshill, i bazuar në legjislacionin e miratuar së fundmi,  do të realizojë këtë koordinim, që i gjithë aparati shtetëror me shpejtësi të adaptojë teknologjitë e informacionit, të adaptojë sisteme elektronike. Kështu ne kursejmë para taksapaguesve, kryejmë shërbime më të mira, më transparente dhe më korrekte ndaj qytetarëve dhe avancojmë Shqipërinë, jo me ritëm normal, por me ritëm shumë të shpejtë, drejt statusit të vendeve të zhvilluara”

 

Disa nga qëllimet e krijimit të kësaj njësie është të përcaktojë kriteret bazë, mbi të cilat do të riorganizohen sektorët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në institucionet qendrore apo të varësisë së tyre, si dhe të standardizojë e të rrisë eficiencën e punës së punonjësve në këto njësi.

 

CIO-t në çdo ministri do të jenë përgjegjës ndër të tjera për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e reformave, programeve, nismave, etj., për hartimin dhe zbatimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike apo të shoqërisë së informacionit në përgjithësi, me qëllim, ndër të tjera, informimin e publikut për të gjitha shërbimet e ofruara nga ministritë dhe nga institucionet e varësisë;

 

Gjithashtu VKM-ja ka parashikuar edhe ngritjen dhe funksionimin pranë MITIK të Këshillit Teknik për Qeverisjen Elektronike (e-Gov) te kryesuar nga zëvendësministri për I-TIK z. Visho Ajazi Lika dhe sot zhvillohet mbledhja e parë e këtij këshilli.

 

Ky këshill do të bashkërendojë punën, idetë dhe iniciativat në interes të Teknologjisë së Informacionit dhe do të risë bashkepunimin me ministritë, agjensite e tjera publike si dhe me aktore te tjere, të angazhuar në fushën e shoqërisë së informacionit.

 


13/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave