Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
AKCE dhe MITIK ndajnė ēmimet e konkursit pėr nėnshkrimin elektronik. Ministri Pollo: Pėr njė internet tė sigurt
 

U zhvillua sot në ambientet e Hotel “Rogner” ceremonia e dorëzimit të çmimeve disa studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrore, UT, për punimet e tyre Master, me temë mbi nënshkrimin elektronik.

 

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE) z. Sadi Hoti, dekani i fakultetit të Shkencave të Natyrës UT, z. Ilirian Malollari.

 

Gjatë ceremonisë Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Ne jemi dëshmitarë të rëndësisë absolute që kanë marrë teknologjitë e informacionit, të mënyrës dramatike si ka ndryshuar jetët tona kompjuteri, iPad-i, interneti. Por ne gjithmonë e më shumë duhet të kuptojmë që ekonomia e çdo vendi zhvillohet në radhë të parë përmes këtyre teknologjive, modernizohet përmes këtyre teknologjive dhe kapërcen me hov hendekun e prapambetjes sidomos përmes këtyre teknologjive. Shqipëria është një vend që jo vetëm e ka kuptuar këtë gjë, por po investon dhe po angazhohet që përmes teknologjisë së informacionit të kapë vendet e zhvilluara. Fakti që sot kemi 4000 studentë në këto fusha, është provë e gatishmërisë sonë. Fakti që për 4 vjet penetrimi i internetit u 14-fishua, tregon se sa shpejt ne po ecim përpara. Por interneti dhe teknologjia digjitale duhet të jenë të sigurt, të certifikuar, sidomos kur bëhet fjalë për transaksione zyrtare dhe për këtë jemi sot, në këtë iniciativë të AKCE-s me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, për të promovuar nënshkrimin elektronik dhe për të ndarë çmimet për temën më të mirë Master në këtë fushë.”

 

Ky aktivitet i organizuar nga AKCE shënoi përfundimin e projektit- pilot mbi promovimin e shërbimeve digjitale dhe konkretisht, atë të nënshkrimeve elektronike.

 

Çmimin e parë për temën më të mirë për nënshkrimin elektronik e mori studentja Alba Voli, çmimin e dytë studentja Marsela Meta dhe çmimi i tretë u akordua për Imelda Hasan. Ndërsa studentët Blerta Dungu dhe Xhemi Melo morën çmimet simbolike.

 

AKCE është institucioni mbikëqyrës dhe rregullator i nënshkrimeve elektronike, por, meqenëse nënshkrimi elektronik është produkt i ri për tregun shqiptar është marrë përsipër edhe promovimi, nxitja e përdorimit dhe sensibilizimi për rëndësinë e komunikimeve elektronike të sigurta. Përveç grupeve të tjera të interesit, vëmendja është e përqendruar tek studentët, të cilët konsiderohen jo vetëm përdorues potencialë të nënshkrimeve elektronike, por edhe pjesëmarrës aktivë të përmirësimeve, studimeve dhe iniciativave në këtë fushë.

 

AKCE dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore, Departamenti i Informatikës, kanë nënshkruar para disa muajsh një marrëveshje e cila parashikonte disa faza: sondazhe dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve mbi nënshkrimin elektronik, si dhe në përfundim konkursin për punimet Master më të mirë në lidhje me këtë temë.

 

Në marrëveshje me Departamentin e Informatikës, AKCE u akordoi studentëve çmime për temat më të mira në lidhje me:

 

·         Nënshkrimet elektronike të kualifikuara;

·         Mjetet e sigurta të prodhimit të nënshkrimeve elektronike (SSCD);

·         Kriptografinë (kapituj që lidhen më nënshkrimet elektronike);

·         Çelësat publikë dhe privatë;

·         Të tjera që lidhen më nënshkrimin elektronik;

 

Çfarë është nënshkrimi elektronik?

 

Përhapja e gjerë e internetit dhe volumi i madh i përdorimit të tij sjell me vete edhe probleme e fenomene të reja, sidomos në kuptimin e sigurisë kibernetike. P.sh. dorëzimi i një mjeti identifikimi ose letërnjoftimi vërteton thjeshtësisht identitetin e mbajtësit, por, në rrjetin global të internetit, kjo praktikë nuk është e mundur. Gjithkush që është i interesuar për tregtinë elektronike, e-bankingun, por edhe ofruesit e shërbimeve IT, duhet të mbështeten në mënyra të sigurta për sigurimin e identiteteve të përdoruesve. Ky problem zgjidhet nëpërmjet nënshkrimit elektronik, i cili nuk është gjë tjetër përveç të dhëna në formë elektronike që vërtetojnë identitetin e një personi në mënyrë të sigurt.

 

Në vendin tonë ligji për nënshkrimin elektronik u miratua në shkurt të vitit 2008 dhe AKCE prej disa vitesh mbikëqyr zbatimin e këtij ligji. Në ligj citohet ndër të tjera se nënshkrimet elektronike të lëshuara nga një Ofrues i Shërbimit të Certifikimit (OSHC), i regjistruar pranë AKCE-s, kanë të njëjtën fuqi provuese ligjore si edhe ato të nënshkrimeve shkresore (dorazi).


12/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave