Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton Udhėzimin pėr regjistrimin e objekteve tė ndėrtuara me leje ndėrtimi, nė Bashkinė e Tiranės
 

- Rregullore bën të mundur që të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, të cilat, në total, vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital e kontribuojnë me rreth 700-800 milion euro.

 

- Udhëzimi përmbush një aspekt më madhor moral, një premtimi të dhënë nga kryetari aktual i bashkisë.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot Udhëzimin “Për procedurat e regjistrimit të objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, të prapambetura, në Bashkinë e Tiranës, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.”

 

Udhëzimi është hartuar mbi Memorandumin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkisë së Tiranës.

 

Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë udhëzim, tha se ai i jep zgjidhje një problemi të madh për rreth 400 pallateve dhe ndërtime në kryeqytet me këtë problematikë, duke i pajisur me leje shfrytëzimi dhe zhbllokon, vetëm me detyrimet fiskale, një kapital rreth 700-800 milion euro, por  gjithashtu, në aspektin moral, si përmbushje e një premtimi të dhënë nga kryetari aktual i bashkisë.

 

Lidhur me këtë, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot, ne miratojmë një udhëzim të hartuar mbi bazën e një memorandumi, të firmosur nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkia e Tiranës, për të shndërruar në realitet një premtim madhor që kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës u bëri qytetarëve të Tiranës, për zhbllokimin e lejeve të shfrytëzimit, ‘de facto’ për zhbllokimin e një kapitali pa jetë, për shkak të burokracisë së deritanishme dhe të praktikave të papranueshme të ndjekura nga bashkia e mëparshme.

 

Grupi i punës që ka hartuar këtë udhëzim ka marrë parasysh të gjitha kategoritë e problemeve dhe sipas kategorisë, rregullorja ofron dhe zgjidhjet. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse me këtë rregullore bëhet e mundur që të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, të cilat, në total, vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital e kontribuojnë me rreth 700-800 milion euro. Dhe ky është vetëm detyrimi i tyre fiskal, i bllokuar për shkak të burokracisë dhe po të kemi parasysh efektin kolateral të tyre, leverdia është 4 herë më e madhe. Natyrisht, kemi të bëjmë edhe me një aspekt më madhor moral, një premtim i dhënë, duhet mbajtur.

 

Unë dua të përgëzoj të gjithë ekipin që me një punë dhe përkushtim të veçantë bëri të mundur hartimin këtij udhëzimi që i jep përgjigje të plotë e përfundimtare çështjes së pallateve dhe shtesave, që arrijnë në mbi 400 në kryeqytetin e vendit, por kjo është e vlefshme për të gjitha bashkitë e vendit, ku kanë raste analoge, megjithëse ato nuk kanë, pasi kanë vepruar me një përshtatje më të madhe me ligjin, sesa Tirana.”

 


05/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave