Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon kompletimin brenda 2012 tė dixhitalizimit tė procedurave dhe shėrbimeve
 

- Moshës dixhitale përbën edhe një nga objektivat më madhorë të qeverisë. Ambicia jonë për të arritur në kufij të kësaj moshe është shumë e madhe.

 

- Çdo projekt që ka të bëjë me moshën dixhitale do të jetë i pari, krahasuar me gjithë të tjerat. Janë në zbatim e sipër 125 projekte dhe kërkohet finalizimi i tyre brenda vitit 2012. Është e domosdoshme të rishqyrtohen edhe një herë të gjitha këto projekte, në përputhje me buxhetin.

 

- Ky 100 vjetor, Shqipërinë duhet ta gjejë si Shqipërinë dixhitale, Shqipërinë më transparente, Shqipërinë më të shpejtë, Shqipërinë e imagjinatës më të zhvilluar.

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, si çështje parësore avancimin e objektivit madhor “Shqipëria në moshën dixhitale”. Duke përshëndetur progresin e bërë në këtë fushë gjatë dy viteve të fundit, çfarë ka mundësuar shtrirjen e internetit në çdo shkollë, ofrimin e tij falas në 510 zyrat e Postës Shqiptare në të gjithë vendin, Kryeministri theksoi se do ndërmerren hapa vendimtarë, që jo vetëm ju mundëson qytetarëve shqiptarë lundrimin në internet, por edhe do të zgjerojnë shërbimet dixhitale si shërbimet më transparente, më të shpejta e të sigurta.

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur se për realizimin e këtij qëllimi janë hartuar e në zbatim 125 projekte, që përfshijnë të ministritë, agjencitë dhe institucione të tjera publike. Kryeministri kërkoi finalizimin e tyre dhe kompletimin e procedurave dixhitale brenda vitit 2012, duke theksuar se projektet për moshën dixhitale të jenë përparësi në buxhetin e vitit të ardhshëm.

 

“Ne u bëmë vendi i parë në botë me prokurime elektronike 100 për qind. Tani ne duhet të bëhemi detyrimisht edhe vendi i blerjeve të vogla dixhitale. Është shumë e domosdoshme që të ofrohen të gjitha lehtësirat dhe transparencë edhe në blerjet e vogla të qeverisë. Sikundër të studiohet mundësia e ankandit dixhital”, u shpreh Kryeministri, duke e vlerësuar dixhitalizimin si mjetin më të fuqishëm, levën e Arkimedit, për të ofruar shërbimet më transparente dhe për të luftuar korrupsionin.

 

Gjithashtu, Kryeministri konsideroi të rëndësishme avancimin me projekte të tjera dhe përshtatjen me teknologjitë dhe sistemet e reja. Po kaq të rëndësishme, Kryeministri vlerësoi që punonjësit e zyrave postare t’u përgjigjet me zhdërvjelltësi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për shërbimin e internetit.  

 

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri më gjerësisht u shpreh:

 

“Një nga çështjet ndër më kryesoret që do të doja të sillja në vëmendjen tuaj, së pari, është çështja e moshës dixhitale, që përbën edhe një nga objektivat më madhorë të qeverisë. Progresi ynë në këtë fushë ka qenë ndër më të shpejtët, mjafton t’ju kujtoj se dy vite më parë ne kishim rritjen e dytë më të shpejtë në Europë, por edhe më gjerë.

 

Sot lundrohet në internet në të katër anët e vendit, përveç shkollave, qeveria  ofron internet falas në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare, 510 zyra, në të cilat në një hark kohor 6 mujor kanë lundruar në internet e kanë përdorur shërbimet e tij 2.1 milion shqiptarë. Posta e vendit po përgatitet të hapë 1800 zyra për të ofruar internet falas për qytetarët shqiptarë. Ne do të bëjmë gjithçka, do të zhdukim çdo barrierë e pengesë, në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për çdo qytetar të këtij vendi. Por ky është vetëm një hap. Shërbimet dixhitale janë shërbimet më transparente, më të shpejta, më të sigurta e më të civilizuara që një qeveri dhe administratë mund t’u ofrojë qytetarëve.

 

Hapa të mëdhenj janë bërë, por hapat vendimtarë janë për t’u bërë. Për të realizuar këtë qëllim, janë në zbatim e sipër 125 projekte, nga të cilat, në Këshillin e Ministrave 2 projekte, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit 27 projekte, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) 45 projekte, AKEP 6 projekte, INSTAT 5 projekte,  Ministria e Arsimit dhe Shkencës 13 projekte, Ministria e Brendshme 10 projekte, Ministria e Drejtësisë 11 projekte, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 10 projekte, Ministria e Financave 19 projekte, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta 8 projekte, Ministria e Shëndetësisë 12 projekte, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit 4 projekte, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 5 projekte dhe të tjera.

 

Siç e shihni, në të gjitha agjencitë e ministritë janë të hartuara dhe në zbatim e sipër 125 projekte. Kërkohet finalizimi i tyre me çdo kusht, brenda vitit 2012. Ky është një objektiv madhor, por nuk ka asgjë që mund të bëjmë më shumë, sesa Shqipërinë dixhitale në 100 vjetorin e pavarësisë së saj. Ky 100 vjetor, Shqipërinë duhet ta gjejë si Shqipërinë dixhitale, Shqipërinë më transparente, Shqipërinë më të shpejtë, Shqipërinë e imagjinatës më të zhvilluar. Ndaj është e domosdoshme të rishqyrtoni edhe një herë të gjitha këto projekte, në përputhje me buxhetin. Përparësi absolute në buxhet kanë projektet e moshës dixhitale, pra, kjo është përparësi absolute e vitit që vjen. Çdo projekt që ka të bëjë me moshën dixhitale do të jetë i pari, krahasuar me gjithë të tjerat.

 

Së dyti, avancimin dhe vetëm avancimin e tyre me projekte të tjera. Mosha që ndryshon më shpejt është mosha dixhitale. Një moshë e pamëshirë po nuk e ndoqe, që të lë mbrapa. E pritën me padurim IPhone 5, por doli 4S, nuk ishte pesë. Ndaj duhet që sistemet që vendosim të kenë të gjithë mundësinë dhe përshtatjen me sistemet që vijnë. Ne po bëjmë gjithçka që tregu i 3G të bëhet sa më kompetitiv. Sikundër po përgatisim kuadrin ligjor për 4G.

 

Ambicia jonë për të arritur në kufij të kësaj moshe është shumë e madhe. E vërteta është se asgjë nuk ndryshon jetën e njeriut, më shumë se mosha dixhitale. Asgjë nuk shumon informacionin që ai merr, më shumë se mosha dixhitale. Asgjë, asnjë mjet tjetër nuk mund t’u ofrojë qytetarëve shërbimet më të shpejta, më të pastra e më transparente dhe në shumë aspekte, kjo është leva e Arkimedit për të luftuar korrupsionin. Ne u bëmë ndër vendet e pakta me pranimet universitare, të bazuar në procedurën dixhitale. Zero korrupsion. Pas vendosjes së këtij sistemi, nuk ka qoftë një ankesë të vetme se shkoi me mik këtu apo aty. Ne u bëmë vendi i parë në botë me prokurime elektronike 100 për qind. Tani ne duhet të bëhemi detyrimisht edhe vendi i blerjeve të vogla dixhitale. Është shumë e domosdoshme që të ofrohen të gjitha lehtësirat dhe transparencë edhe në blerjet e vogla të qeverisë. Sikundër të studiohet mundësia e ankandit dixhital. Më thanë njëherë se nuk bëhet, sepse ai ka rregull, por nuk ka asgjë mekanike që nuk mund të shndërrohet në dixhitale, përveç mendjes së atyre që ju ka mbetur ora jashtë kohe.

 

Gjithashtu, është e rëndësishme, jetike që ju të kompletoni brenda vitit 2012, gjithçka dixhitale në zyrat, agjencitë e shërbimet tuaja. Fatmirësisht, një kthesë rrënjësore është bërë në përgatitjen e kuadrit. Këtë vit hyjnë në universitetet e vendit hyjnë 4 mijë studentë në degët e ICT dhe të lidhura me to. Pra, po shkon drejt një fuqizimi të madh procesi i përgatitjes së burimeve njerëzore, për të përballuar me sukses moshën dixhitale. Çdo punonjës i zyrave të shtetit duhet të ketë certifikatën e përdorimit të programeve kompjuterike. Kur një gjyshe 80 vjeçare zbret nga shtëpia e saj, në zyrën e postës, për t’i bërë një e-mail urimi për ditëlindje mbesës, punonjësit e këtyre zyrave duhet të jetë të zhdërvjellët, pa përjashtim që të gjithë, në përdorimin e internetit. Kjo do të thotë të organizohen kurse në të gjitha zyrat e shtetit, kurse për diçka që ata mund ta mësojnë, nuk mendojmë t’i zëvendësojmë. Fatmirësisht, kjo është doktrina e ikonave, më e thjeshta e të thjeshtave, për të operuar me të. Pavarësisht nga mosha e çdo gjë tjetër, çdo punonjës i administratës duhet të përdorë me shkathtësi të plotë kompjuterin, në tërësi. Kjo është pothuajse e realizuar, por duhet të jetë 100 për qind. Një detyrim madhor.”

 



05/10/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave