Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Nė 1 tetor nis Censusi i Popullsisė dhe Banesave. Ministri Pollo apel shqiptarėve tė marrin pjesė nė proces: “Secili banor i Republikės tė deklarojė me krenari atė qė ėshtė”
 

Në vigjiljen e censusit të popullsisë dhe banesave INSTAT organizoi sot një konferencë për shtyp me pjesmarrjen e Ministrit për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo, Drejtoreshës së INSTAT Znj. Ines Nurja, si dhe eksperti i EUROSTAT Z. P. Everaers.

 

Në deklaratën e tij për mediat Ministri Pollo tha: “Sot është vigjilja e një dite të rëndësishme për Shqipërinë. Nesër, në 1 tetor, si dhe javët në vijim të këtij muaji  do të zhvillohet censusi kombëtar për popullsinë dhe banesat.

 

Është rasti për të theksuar edhe një herë rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e të dhënave, që do të mblidhen gjatë muajit tetor, për të njohur veten dhe për të ndërtuar politikat tona, në nivel qeverie qendrore, vendore, organizata të ndryshme të shoqërisë civile, si dhe në nivel individual dhe familjar. Por është rasti që unë, si Kryetar i Komisionit Qendror të Censusit, të falënderoj për punën e bërë INSTAT, Pushtetin Vendor dhe të theksoj sigurinë që puna e mirë e bërë deri tani do të vazhdojë edhe në periudhën kritike që janë javët e muajit tetor. Në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoja armatën e madhe të anketuesve, kontrolluesve  dhe mbikqyrësve, që nesër fillojnë punën reale pas një trajnimi intensiv. Disa prej tyre i kemi të pranishëm këtu dhe është kënaqësi t’i përshëndesim ballë për ballë. Këta janë  janë veprimtarët e vërtetë të censusit.

 

Por pas këtyre falënderimeve do të thoja se, nëse Qeveria miraton bazën ligjore dhe kuadrin e censusit, nëse INSTAT-i, Pushteti Vendor dhe anketuesit janë menaxhuesit e censusit, autorët dhe aktorët e vërtetë të këtij procesi madhor janë qytetarët e Republikës, janë  banorët e Shqipërisë. Dhe unë do të apeloja te secili prej tyre që, me krenari të bashkëpunojnë me censusin, me krenari të deklarojnë të dhënat e veta, d.m.th.  të banesës, të familjes, të personit, te anketuesi përkatës, sepse në këtë mënyrë jep një kontribut për vendin, një kontribut për veten, një kontribut i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo, në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe të besueshme, sepse me këto rezultate, të gjitha nivelet e vendimmarrjes, nga niveli i lartë qendror, deri te niveli individual do të kemi një mundësi, një instrument më shumë për të përmirësuar jetën tonë. 

 

Ndonëse gjatë periudhës përgatitore të censusit, që nga janari i një viti më parë e deri në javët e fundit, kemi pasur një debat, kemi pasur ndoshta edhe disa thirrje të tepruara nga një lagje apo nga një tjetër, sot është momenti t’i lëmë pas këto qasje dhe të bashkëpunojmë në këtë proces madhor të Republikës së Shqipërisë. Ne kërkojmë bashkëpunimin e gjithë qytetarëve të Republikës, jo se ka masa administrative apo gjoba, por sepse është një detyrim qytetar  në radhë të parë individual;  është një thirrje për të bashkëpunuar, sepse është kontributi që gjithkush jep për veten familjen dhe vendin e tij. Masat e marra nuk kanë të bëjnë fare  me një grup të caktuar apo tjetër, qoftë i shumicës apo i pakicës; është thjesht një normë standarde që nuk është kryesore, madje është anësore në këtë proces. Kryesorja është vetëbesimi i çdo individi që është qytetar dhe banor i Shqipërisë  dhe dëshira, madje krenaria për të deklaruar atë që është, për të thënë se ku banon dhe për të shpjeguar rrethanat e veta personale dhe familjare. Dhe unë kam shumë besim që qytetarët dhe banorët e këtij vendi do ta bëjnë këtë pa përjashtim. Dhe kjo, për të sjellë rezultatin që të përmirësojë të ardhmen tonë, por edhe për tu bërë të krahasueshëm me  të dhënat e tjera që mblidhen në vendet e BE-së, dhe në vende të tjera të mbarë botës.

 

Është rasti për të falënderuar BE-në dhe veçanërisht EUROSTAT-in  për kontributin e dhënë këto vite, pa ndihmë e të cilëve nuk do të ishim kaq të sigurt që vërtetë kemi ndërtuar përgatitjet për një census të një niveli pa dyshim europian.”

 


30/09/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave