Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Mbahet nė Tiranė Forumi i Pare i Projektit tė Monitorimit pėr komunikimet elektronike dhe shoqėrisė e informacionit
 

Ne datat 26 dhe 27 Shtator 2011 zhvillohet ne Hotel Tirana International, Forumi i Pare i Projektit te Monitorimit për komunikimet elektronike dhe shoqërisë e informacionit për vendet kandidate dhe potencial-kandidate te Bashkimit Evropian. Projekti është një iniciativë trevjeçare që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga kompania Cullen International.

 

Vendet që do të monitorohen në këtë projekt - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Islanda, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Turqia, të pranishme në Forum, të cilat janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt BE-së - u është dhënë perspektiva për t'u bërë anëtarë të të kësaj organizate sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Objektivi kryesor i projektit është që të ndihmojë Komisionin Evropian dhe autoritetet në vendet kandidate dhe potencial-kandidate te BE-së në monitorimin e progresit të bërë nga secili prej tyre drejt përputhjes me rregullat e BE-së për komunikimet elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit, si dhe të konvergjencës me tregun e brendshëm të BE. Për këtë qëllim, projekti do të hartojë katër studime të përkohshme dhe do të raportojë çdo nëntë muaj në periudhën 2011-2013.

 

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo i cili ishte mikpritësi i këtij eventi në Tiranë, u shpreh në një deklaratë për mediat: “Sot për herë të parë mbahet në Tiranë forumi i Cullen International. Është një organizatë e cila në emër të BE-së bën studime krahasuese në fushën e komunikimeve elektronike. Është një kënaqësi e veçantë që Shqipëria bëhet mikpritësja e këtij forumi, i cili deri tani është mbajtur në vende të tjera të BE-së. Për mua është një kënaqësi e veçantë të paraqes sfidat tona por edhe disa nga arritjet që janë të ndjeshme për publikun e gjerë. Flas për rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë lëvizëse dhe për çmimet e ulta. Nëse kujtohemi ku kemi qenë 3 apo 7 vjet më parë, të gjithë e mbajmë mend se sa paguanim për të folur 1 minutë  në celular . Sot, në sajë të të rregullimit të tregut, të portabilitetit të numrit, të operatorëve të rinj në treg, kemi oferta, paketa kompetitive, çmimet reale kanë rënë dhe janë bërë të krahasueshme me vendet ku konkurrenca funksionon. Ky është një nga shembujt e arritjeve të viteve të fundit, të cilat raporti i Cullen International i pasqyron. Po ashtu mund të themi që në 6 vitet e fundit kemi kërcyer nga 4% të penetrimit të internetit në mbi 50%, në sajë të masave, të investimeve, kuadrit rregullator, legjislacionit përkatës, por edhe falë investimeve direkte të Qeverisë. Dhe është rasti për të falënderuar Komisionin Evropian për përkrahjen që i ka dhënë Cullen International për vendet e ndryshme në këtë aspekt dhe ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë për të arritur të gjitha normat e kërkuara nga Kapitulli X i Shoqërisë së Informacionit.” 

 

Ndërsa z. Olivier Pascal, përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Forum tha: “Jemi shumë të gëzuar që jemi në Shqipëri, e cila mirëpriti projektin e Monitorimit për komunikimet elektronike dhe shoqërisë e informacionit. Është e njohur tashmë rëndësia e Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në këto kohë të vështira të ekonomisë botërore dhe ne mendojmë se për tu rimëkëmbur TIK është thelbësore. KE ka një agjendë digjitale e cila inkurajon përdorimin e TIK në mbështetje të qytetarëve dhe biznesit dhe ne besojmë që edhe Shqipëria është pjesë e kësaj agjende. Me anë të këtij projekti, këtij mekanizmi vlerësimi dhe monitorimi shpresojmë që edhe Shqipëria do të arrijë të bashkohet me përpjekjet tona për të liberalizuar këtë sektor.”

 

Ne thelb Forumi dy-ditor beri prezantimin e raportit te pare te monitorimit, si dhe pati diskutime mbi çështje me interes te zhvillimit te vendeve te rajonit sipas praktikes evropiane për komunikimet elektronike dhe shoqërisë e informacionit. Nder çështjet qe u diskutuan ishin politikat spektrale, shërbimi universal, mbrojtja e konsumatorit, konvergjenca midis shërbimeve telefonike fikse dhe atyre te lëvizshme, etj.

 


26/09/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave