Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri njofton njė plan tė gjerė masash dhe inisiativa ligjore pėr pastrimin e territorit
 

Kryetari i komunës, kryetari i bashkisë, në kohën kur është në detyrë, nuk ka asgjë më të rëndësishme e kryesore se pastrimin e territorit, shtëpisë.

 

U bëj thirrje mediave, shkollave, arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, qytetarëve ta bëjmë këtë [mjedisin] një çështje kryesore të jetës sonë të përditshme.

 

Ne kemi 500 mijë fëmijë, të cilët duhet t’i bëjmë promotorë të një Shqipërie e mjedisi tjetër.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, hartimin e një plani të gjerë masash për pastrimin e territorit nga makinat jashtë përdorimit e të hedhura në mjedis, që përfshin një qëndrim të ri ndaj mjedisit dhe pastrimit të territorit, ashtu edhe amendime ligjore që parashikojnë masa më të forta shtrënguese si ndaj shkelësve të tij, edhe personave të ngarkuar me mirëmbajtjen e territorit.

 

Kryeministri e trajtoi gjerësisht këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar atë një plagë për vendin që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Po ashtu, Kryeministri i kërkoi ministrit të Mjedisit paraqitjen e vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri.

 

Kryeministri konsideroi gjithashtu të rëndësishme nxitjen e një fushatë ndërgjegjësimi në shoqëri për rëndësinë e mjedisit dhe kujdesin ndaj tij. Për këtë, Kryeministri e vlerësoi të vyer punën e mësuesve që në vitet e para të shkollës, duke u bërë thirrje për inicimin e një lëvizjeje të fuqishme që të përmbyset një psikologji që pajtohet me këtë të keqe.

 

Lidhur me këto çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Kjo verë, e cila ka shënuar kulmin e flukseve turistike në vend, ishte një sukses i madh për ekonominë e vendit dhe vendin në tërësi. Por unë në mënyrë të përsëritur jam ndalur e do të ndalem tek një plagë, e theksoj, shumë e rëndë, ajo e plehrave. Ky është një fenomen nga i cili ne duhet të ndahemi. Ndaj qeveria do të hartojë një plan shumë të gjerë, për të bërë të mundur që ne të kristalizojmë një qëndrim tjetër e të mos e bëjmë vendin tonë ashtu siç nuk është, sinonim i asaj që nuk e meriton kurrë të bëhet. Një nga problemet e mëdha janë kodrat e ndryshkura që janë ngritur kudo nga automjetet e hedhura. Ato do të zhduken me shpejtësi të madhe. Ministria e Mjedisit bashkë me Ministrinë e Ekonomisë kanë përpunuar një platformë, por kusht sine qua non do të jetë zhdukja e tyre. Se çfarë do të bësh me veturën tënde kur do ta hedh, ta thotë ligji se çfarë rruge do të ndjekësh, po e shkele ligjin në mënyrë absolute do të penalizohesh me vlerën e saj të plotë. Nuk ka gjë më anormale që një mjet të rëndësishëm tëndin ta shndërrosh në një mjet, fatkeqësi për të tjerët, ndryshku, helmesh etj.. Do të fillohet me një veprim energjik të shpejtë për zhdukjen e tyre nga faqja e këtij vendi.

 

Së dyti, zoti ministër i Mjedisit, unë pres sa më shpejt vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në republikën e Shqipërisë. Ku hedh sytë, ato të dalin si kartolina turpi. Unë u bëj thirrje mediave, shkollave, arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, qytetarëve ta bëjmë këtë një çështje kryesore të jetës sonë të përditshme. Përse ta shëmtojmë mjedisin tonë, përse të paraqitemi para të tjerëve se ne nuk jemi ata që duhet të jemi! Nuk ka vend më të bukur mbi hartën e tokës se ky, nuk gjendet një vend tjetër si ky dhe e ‘zhgarravisim’ me plehra. Kryetarët e komunave dhe bashkive do të kenë sanksione nga më të rëndat gjer edhe në shkarkim ekzekutiv nga detyra, në qoftë se nuk marrin masa për mirëmbajtjen e territorit të tyre. Detyra e parë e çdo amvise dhe zoti shtëpie është të pastrojë shtëpinë që në mëngjes. Ndaj edhe ligji do të amendohet. Kryetari i komunës, i bashkisë që është edhe qendër e fuqishme, i cili ka edhe zëvendës, në kohën kur është në detyrë nuk ka asgjë më të rëndësishme e kryesore se kjo, pastrimin e territorit, shtëpisë. Nëse nuk e bën, do t’i vëmë tabelën dhe një seri sanksionesh, pasi nuk mund të ecim më në këtë mënyrë. Shkoni në zonat më të bukura të vendi, ku  mahnitesh, por sa kthen sytë të dalin plehrat në të katër anët. Ndaj do jetë ligji dhe të tëra masat shtrënguese, duke filluar me heqje të rrogës personale e me radhë. Nuk mund të ketë përgjegjës tjetër përveç punonjësit, drejtorit dhe kryetarit, të cilët do të jenë përgjegjësit direkt për situatën. U takon atyre, na takon të gjithëve të bëjmë një punë edukative të gjithanshme në shoqëri.

 

Zoti ministër i arsimit, është shumë e domosdoshme që kjo edukatë të fillojë që në klasën e parë, pasi nuk ka rëndësi t’u mësojnë për stronciumin apo moldemin, është njëmijë herë më mirë t’u mësojmë se çdo të thotë të kemi ambient të papastër. Kemi 500 mijë fëmijë, pa llogaritur studentët, të cilët duhet t’i bëjmë promotorë të një Shqipërie e mjedisi tjetër. Në lëndët që kanë, kimia, biologjia, edukata shoqërore nuk mund t’u mësojë asgjë më shumë, sesa mjedisi i pastër që është jeta e tyre. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë arsimtarëve të nisin një lëvizje të fuqishme që të përmbysim një psikologji që pajtohet me një të keqe që nuk duhesh pajtuar kurrë, që nuk e kemi në shtëpitë tonë, në klubet, restorantet, por e kemi tek pragu i derës, sapo dalim. Ky është vetëm hapi i parë, por në mënyrë absolute qeveria do të persistojë me të gjithë forcën e ekzekutivit, duke u përpjekur sigurisht, të mobilizojë në maksimumin e mundshëm opinionin shoqëror, për ta shpëtuar vendin nga kjo. Kemi vendet më të bukura e mahnitëse, kur kthen kokën ç’të shohësh.”


07/09/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave