Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimet pėr pėrcaktimin e autoritetit kontraktues pėr dhėnin me koncesion tė 7 hidrocentraleve
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.

 

Kryeministri Berisha, duke prezantuar vendimet, e konsideroi këtë një zhvillim pozitiv, në përpjekjen për të shndërruar në vlera për qytetarët shqiptarë pasuritë dhe asetet e vendit, siç është edhe pasuria hidrike. 

 

“Po ta cilësonim mbledhjen e sotme të qeverisë, do ta quanim mbledhja e energjisë. Rendi i ditës ka vendime për 7 hidrocentrale të reja që janë përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe AKBN dhe jepen bonuset për t’u nxjerrë në tender. Edhe ky është një nga zhvillimet më pozitive të këtyre viteve. Shumë i rëndësishëm është fakti se vazhdon të jetë i lartë interesi për ndërtimin e tyre. I rëndësishëm është gjithashtu, fakti se studime intensive po bëhen në të gjitha ujërat e vendit, që përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Vitin e kaluar Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve dhe të mos harrojmë se investimet e vjetshme nuk kanë pasur lidhje me privatizimet, të cilat hynë edhe ato tek investimet e huaja. Të gjitha investimet prej  1 miliardë e 97 milionë, përveç 30 milionëve të një licence, kanë qenë të gjitha investime. Edhe shumë më të mëdha kanë qenë  investimet direkt të qytetarëve shqiptarë. Ndaj përpjekja jonë për t’i shndërruar në vlera e të mira për qytetarët shqiptarë, për t’i shndërruar në energji elektrike, të ujërave që derdhën pa vlerë në det, vetëm sa hollojnë kripën e detit, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë gjithçka që asetet e pasuritë tona t’i shndërrojnë në vlera për qytetarët,” tha Kryeministri, në prezantimin e këtyre vendimeve. 

 


07/09/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave